Çezarina Çiftja (1927 – 2008 ) | Aktore e Teatrit “Migjeni”!

0
1975

Çezarina Çiftja (1927 – 2008 )
Ne kujtim te aktores se Teatrit “Migjeni” – Shkoder

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi në Shkodër me 26 shkurt 1927. Vajza e nje nëpunësi, profesioni i te cilit e donte që të bridhte nëpër qytete. Keshtu edhe familja se bashku me Çezarinen rendnin pas gjurmëve të babait.
Ne vitet 1934 – 1935 Çezarina klasën e parë dhe të dytë fillore e kryen në Tiranë; klasën e tretë dhe të katërt (vitet 1936 – 1937) e ka bërë në Selenicë të Vlorës.

Në vitin 1938 familja e Çezarinës erdhi dhe u vendos në Shkodër.
Mori semimaturën në Shkollën e Murgeshave Stigmatine. Kur u mbyll kjo shkollë, vazhdoi gjimnazin e shtetit. Nena e saj ka qene mësuese në Shkollën e Murgeshave Stigmatine. Ka qene nena e saj, e para qe e beri ate te enderronte per skenen e cila pergadiste skece te vogla ku interpretonte Cezarina si psh “Emri i babes”, “Qene shtate u bene katermbedhjete”. Pra ishte nena e saj qe e shtyu te trokase ne dyert e teatrit, t`i dashuroje rolet etj.

Qe ne moshe fare te vogel ajo do te luaje ne pjesen “Shpella e Betlemit”, duke qenë një nga engjëjt që pret engjëjt e tjerë për të uruar lindjen e Krishtit. Vite më vonë interpreton në “Maria Antoneta”me rolin e guvernantes së fëmijëve… eh fëmijët qe Cezarines i dukeshin si engjëj, e ndofta sepse flisnin për një moment të paharruar të fëmijërisë se saj, nje femijerie te mbushur me plot mall dhe kujtime!

Me daten 13 qershor 1936, luan në dramën “Shoqet e jetës” të Vinçens Prendushit ku ka pasur regjisore Ester Dajçin apo Serestra, te cilen e thërrisnin edhe “Profesoreshë…”. Ajo ka qenë shoqe e ngushtë me nënën e Cezarines, shoqëri që u formua që në bankat e shkollës. Por do te jete viti 1944 kur do te fitoje nje emer te mire ne interpretimin e drames” Maria Antoneta” qe kapërceu muret e shkollës.

Cezarina Ciftja ka luajtuar edhe ne pjesët: “Portreti”, tek “Përmbysja” (autori: B. Lavranjev, regjisori: Andrea Skanjeri, shfaqur më 26.05.1950) ne rolin e Sofisë, të shoqes së kapitenit. Ketu duke qene vetem 17 vjece arriti te shenderrohej ne nje plake 72 vjecare. Gjithashtu, nuk harrohen: Pamela tek “Ishulli i paqes”, Sinties te “Zani i Amerikës” (autori: B. Lavranjev, regjisorë: A. Malo, A. Skanjeti, shfaqur më 29.04.1951), nënën e Nurijes te “Kunora e Nurijes”, Mirandolinën te “Zonja e Bujtinës”, etj.; pa nxjerrë jashtë “inventarit” dramat: “Dashuri në agim” (1952), “Birim im jeton”, “Borëbardha” (1954), etj.

Por le te ndalemi tek drama “Makar Dubrava” (autori: A. Kornejçuk, regjisori: A. Skanjeti, shfaqur më 23.12.1950). Ne baze te shenimeve te kohes thuhet: “Sot me datën 23.12.1950, ju paraqit publikut të Shkodrës, me premjeren e dytë “Makar Dubrava”. Pjesë më 3 akte, 4 tabllo nga A. Kornejçuk; vënë në skenë nga regjisori Andrea Skanjeti. Skenografi: Pjetër Deda, rrobaqepës: Ejëll Gjushi, marangoz: Lec Prendi, sufler: Palok Kurti. Interpretuen 6 aktorët profesionista që kjenë: Paulin Lacaj, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Viktore Ujka, Çezarina Çiftja dhe Antonjeta Fishta. Kurse Tef Krroqi dhe Ndrekë Prela u larguenë nga Teatri sepse u morën ushtarë. Por në këtë dramë luajtën aktorët gjysëm profesionista, dhe aktorët me recital. Rrolet kryesore u interpretuenë nga aktorët profesionista që u përmendën ma sipër, dhe patën shumë sukses, sidomos: Paulin Lacaj, Zef Jubani, Antonjeta Fishta, e tjerë.

Drama pat sukses, dhe u përsërit disa herësh siç shënohet po në këtë fletore.” Nga 1950 – 1952 gjithsejt spektatorë: 2400.) . Mbajtësi i arkivës dhe i pajisun i sajë me dokumenta aktori Paulin Lacaj; Shkodër, me 28.02.1952.- Vërtetohet Drejtori Jovan Vujoshi, Shkodër me 30.08.1972.

Çezarina Çiftja aktorja e pare profesioniste e teatrit “Migjeni” i ka dashur te gjitha rolet dhe vete skenen ku ajo i misheronte ato, ndaj per ate vete ka qenë shumë e dhimbshme, kur në vitin 1956, u tha trishtueshëm: “Lamtumirë!..” .
Cezarina ka kohe qe nuk jeton me, duke nderruar jete me 16 maj 2008 ne moshen 81 vjecare. Kontributi i dhene mbetet i vyer dhe emri i saj i paharruar.

Publikuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook –  shkurt 2020
___________
Referenca: Teatri “Migjeni” – Kujtesa e nje qyteti – albas 2020/ Xh. Bushati / f. 75-77 / Kujtime nga vete aktorja.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.