Në kujtim të operatorit të filmit Saim Kokona (1934-2012)!

0
2279

Saim Kokona
26 Shkurt 1934 – 30 Mars 2012
Operatore i filmave kronikale, dokumentare dhe artistike

Lindi me 26 Shkurt 1934 ne Gjirokaster. Femijerine e tij e kalon ne Lushnje, Kavaje e Prizren mbasi i ati ishte gjykates. Shkollen fillore e kryen ne Prizren dhe ne qershor te vitit 1944, në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Gjate viteve 1951-1955 kreu shkollen e mesme artistike “Jordan Misja”, ne degen e piktures. Duhet thene se qe ne kete kohe ishte i apasionuar pas aparatit te fotografise te cilin ia kishte lene trashegim daja i tij , fotografi i njohur Mehmet Kallfa.

Studioi disa vjet per operatore prane Akademise se Arteve – Fakulteti Kinematografik (FAMI) dhe kreu praktiken prane studiove te filmave ne Bratislave, Prage ne Cekosllavaki te cilat i mbaroi ne v. 1960. Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë.
Fillimisht xhiroi sazhete te ndryshme per kinoditaret, filma kronikale e dokumentare nga te cilat 12 dokumentare ne menyre te pavarur ku u dallua per nje mjeshtri profesionale dhe anen figurative. Mund te permendim:
”Qemal Stafa” – 1964; “Ne rrjedhen e jetes” – 1965; “Takim me arbereshet” – 1965; “Ata nuk vdesin” – 1966; “Shkolla, tingujt, ngjyrat” – 1972; “Ata quheshin Arber” – 1973 etj.

Nga viti 1978 kaloi pothuajse perfundimisht ne xhirimin e filmave artistike, duke realizuar ne 27 prej tyre ku dallohen per anen e tyre figurative.
Drejtori i Fotografise ne mese 30 filma te prodhuar nga ish-shtepia shqiptare e filmit, Kinostudio “Shqiperia e Re”. “Njeriu i Mire”, ishte filmi qe i dhuroi Kupen e Festivalit te peste ne 1983-in.

Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Per nivel te larte profesional te kameras, pastertin e figures dhe kompozicionin, ne vitin 1984 ai u nderua me titullin “Artist i Merituar”.

Ja filmat dhe dokumentaret e tij më të suksesshëm simbas viteve 1964 – 1990:
Qemal Stafa – (1964); Takim me Arbreshët – (1965); Në rrjedhën e jetës – (1965); Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967); Në gjurmët partizane – (1967); Prita – (1968); Njësiti guerril – (1969); Guximtarët – (1970); Takim me artin revolucionar kinez – (1971); Shkolla dhe rrugët e jetës – (1971); Vështrim përmes mijëvjeçarëve – (1972); Shkolla tingujt ngjyra – (1972); Ndërgjegja – (1972); Brazdat – (1973); Ata quheshin Arbër – (1973); Shpërthimi – (1974); Miq në festën tonë – (1974); Kursim, kursim, kursim – (1975); Beni ecën vetë – (1975); Pylli i lirisë – (1976); Shëmbja e idhujve – (1977); Me studentët ushtarakë – (1977); Cirku në fshat – (1977); Koncert në vitin 1936 – (1978); Radiostacioni – (1979); Balonat – (1979); Sketerre 43 – (1980); Në prag të lirisë – (1981); Dita e parë e emrimit – (1981); Njeriu i mirë – (1982); Dritat e qytezës – (1983); Apasionata – (1983);Taulanti kërkon një motër – (1984); Të mos heshtësh – (1985); Mondi dhe Diana – (1985); Fjalë pa fund – (1986); Eja! – (1987); Sinjali i dashurisë – (1988); Shpresa – (1988); Babai i studentit – (1988); Shpella e piratevet – (1990);

Saim Kokona nuk jeton me, por emri i “Artistit te Merituar”, eshte si nje busull qe u rrefen rrugen drejt pasionit te kinemas, brezit te ri. Nderroi jete ne 30 Mars 2012.


_____________
Publikuar per here te pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne vitin 2016.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here