Aktori dhe regjisori Ismet Zusi!

0
2124

Ismet Zusi
Aktor dhe regjisor i teatrit, estradave si dhe kinematografise shqiptare

Ka nje karriere te gjate artistike rreth 40 vjecare ne skene dhe ekran.
Lindi ne qytetin e Lezhes me 29 shkurt 1948. Duke qene se shkurti ka 29 dite, nje here ne kater vjet, familja e tij e feston ditelindjen me 28 ose me 1 mars.

Fillimet ose kontaktet e para me artin i ka si kengetar ne kete qytet duke bere duete me kengetare te degjuar te kohes si Xhovana Doko, Sander Bianku, Berhan Mesin etj.

Ne moshen 16-17 vjec merr pjese si kengetar ne Festivalin e zerave te rinj ne Tirane me kengen e “Marinarit”.

Ne kohen kur kryen sherbimin ushtarak aktivizohet ne disa takime shfaqjesh si aktor me trupat e ushtrise. Edhe me pas merr pjese dhe aktivizohet si aktor amator me estraden e Lezhes. Gjate kesaj periudhe punon si piktor edhe pse kishte mbaruar Instituin ne Shkoder ne degen e Bio-kimise.

Pasioni dhe enderra e tij ishte te behej aktor dhe per kete niset te konkurroje ne Tirane, perpara nje komisioni ku benin pjese Sander Prosi, Mario Ashiku si dhe emra te medhenj, te artit skenik.

Ismeti per nje moment stepet dhe i duhet te marre veten nga prezenca e ketyre korifenjve. Megjithate konkurron dhe fiton.

Kryen studimet per aktor ne Instituin e Larte te Arteve.
Per rreth dy-tre vjet ka qene gjithashtu aktor ne organiken e Teatrit “Migjeni” te Shkodres e me pas ka kaluar si regjisor ne Pallatin e Kultures se qytetit te Lezhes dhe madje edhe si drejtor ne po kete institucion.

Per kontributin e dhene ne artin skenik eshte nderuar me mealje dhe certifikata te ndryshme, si laureant i Festivalit te Estradave ne Berat, Elbasan e Lezhe duke interpretuar gjate kesaj periudhe 28 premiera estrade, 18 premiera teatri.

   



Prezenca dhe kontributi i tije eshte edhe ne disa filma te Kinostudios “Shqiperia e Re” apo televizive te TVSH-se , kryesisht ne role dytesore .

Keshtu ne vitin 1976, “Ditet qe sollen pranveren” (TV), do jete filmi i pare per ate ne rolin e nje diversanti, Lulashit. Ne vitin 1979 luan ne filmin e metrazhit te shkurter “Ceta e vogel” si nje pjestar i reaksionit.

Me pas gjate viteve `80-te do te interpretoi, ne vitin 1982 ne televizivin me dy seri “Flaka e maleve” ne rolin e nje mbasadori rus ne Mal te Zi dhe njekohesisht eshte edhe asistent regjisor po ne kete film.

Ne vitin 1984 do interpretoje rolin e radistit amerikan ne filmin “Gracka”; ne vitin 1985 tek “Dasma e shtyre”, nje vit me vone, 1986 ne “Guri i beses” dhe me 1988 tek “Bregu i ashper”……

     

        

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 27 gusht 2022
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here