Jolanda Shala (1947-1984) | Përkujtimore!

0
4050

Jolanda Shala (Landi) 1947-1984
Aktore e Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi më 14 maj 1947 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në “11 Janari” (sot shkolla “Martin Camaj”). Më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, për mësuese. Fillon punën në Estradën Profesioniste të qytetit të Shkodrës më 1 prill 1968. Ndonëse karriera e saj artistike qe e shkurtër, ajo mbeti një aktore e talentuar në skenën e estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.


E therrisnin Landi, shkurtim i emrit Jolanda qe nuk kishte te bente me ndonje episod apo kujtim femijerie. Ishte thjeshte nje perligje lirike qe rrezatonte ngjyrat me te bukura te ndjesise njerezore e humanitare, sepse konvergonin te gjitha tek dashuria qe kishin per te; te afermit , miqte, dashamiret, koleget e punes….si edhe rrugica e femijerise, se ciles shpejt do t`i thoshte: Lamtumire!


Porta e drujte nuk do celej me. Do te shuheshin edhe trokitjet. Zogjte do te ishin te vetmit deshmitare te ikjes se saj. Ne fluturimet e tyre, tani, do te kishte dicka prej loti, qielli e enderre te Landit te vogel. Keshtu e therrisnin Jolanden. Keshtu i mbeti emri. E shoqeroi Landi Jolanden, jo 37 vjet sa ishte jeta e saj por edhe sot e kesaj dite. Nje jete me shume enderra! Celen ne maj, u veniten dhe u thane ne nentor. Nje rriske qielli mbushur me xixellonja maji. Ashtu sic do te ishte Anni Filipi per te shoqin, Zherar: “Por cfare perfaqeson nje jete njerezore ne krahasim me perjetesine? Kohen e nje psheretime” . Vetem kaq apo me shume?!

Femijeria e saj rrinte si nje pike loti mbi cerpikun e njome, pezull mbi faqen e brishte. Prinderit i vdiqen heret. Se bashku me vellezerit e saj i thane lamtumire shtepise se vjeter me cardak e parmak atje ne lagjen “Skenderbeg”. I thane lamtumire pusit me cikrik , kumbulles ku lidhte shtregullen , trendafilave qe lulezonin pergjate bordurave te shtepise. Një lamtumirë gjithë trishtim, përmes pikave të shiut që ofronte vjeshta shkodrane si në pikturat e Vladimir Janit.

Landi do të kujtonte me mall tingujt drithërues e shpesh herë melankolikë të serenatave shkodrane përballë avllive me shermashek e dritarëve kafazlije, që dilnin nga shpirti përvëlues i violinistit plak, zotni Gasprit.
(Eh, zotni Gaspri, me kapelën e vjetër republikë që s’e hiqte asnjëherë, me mustaqet e holla, fytyrën thatanike, mollëzat pak të dala, me kostumin ngjyrë kafe ku shfaqej një xhamadan e një zinxhir ore i sermtë, me sytë ëndërrimtarë… Edhe pse i kërrusur, gishtrinjtë e plakur lëviznin si ndër ëndrra… Ajo botë e magjishme tingujsh sikur ia hiqnin pleqërinë).

Në atë shtegtim Landi do të përjetësonte në zërin e saj, ëmbëlsinë e zërit të nënës së saj, Marijes, e cila ashtu e ulur shkallëve, duke ecur nëpër çardak apo e mbështetur pas parmakëve këndonte bukur jaret shkodrane, të cilat i zgjonin sa dëshira të fjetura.…! Në Shtëpinë e Fëmijës kaloi shumë vite. Shkollën 7 vjeçare e kreu në “11 Janari” (sot shkolla “Martin Camaj”). Më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, për mësuese.

Që në bankat e kësaj shkolle u duk prirja drejt artit. U shqua edhe si balerinë. Për këtë në vitin 1967 mbaroi një kurs katër mujor në Tiranë, nën kujdestarinë e balet-maestres Zoica Haxho. Mësuesja balerinë është edhe si nënë për Landin. Zëri i ëmbël, takti i duhur, lëvizjet nazike…, sikur kanë gjëra të përbashkëta mes tyre, ndaj dhe shpesh trokasin në të njëjtën portë kujtimesh.


Në Estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, fillon punën me 1 prill 1968.
Ndonëse karriera artistike qe e shkurtër, ajo mbeti një aktore e talentuar në skenën e estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”, duke lënë gjurmë edhe në rolet me të vogla. Veçanërisht, së bashku me aktoren e talentuar Zyliha Miloti, krijuan një duet të këndshëm, plot ngjyresa humori në interpretimin e shumë gjinive e zhanreve të estradës shkodrane.

Çdo rol që i besohej kërkonte e këmbëngulte që atë figurë që krijonte ta plotësonte derisa të shfaqej si karakter i plotë, pra, e qëndiste. Ishte e kujdesshme qoftë edhe për një përparëse të vogel që i duhej personazhit, pa le për garderobën e rëndë.
“Duke parë natyrën e saj si aktore – do të thonte në një bisedë vite më parë regjisori Paulin Sekuj – Jolanda punonte ngadalë e me kujdes. I kushtonte vëmendje detajit për të tipizuar me mirë personazhin e për të krijuar doemos situatën humoristike”.

Puna e Jolandës, si aktore në gjininë e humorit sikur përligjte një thënie të Stendalit, që thonte: “Detaji më i vogël, situata më e vogël, kanë rëndësi vendimtare, shkaktojnë të qeshurën ose i kundërvihen asaj”. Tekstin jo vetëm e nënvizonte disa herë, por edhe e rikrijonte.

Kjo veçori e punës aktoriale, që për regjisorin dhe trupën artistike nuk ishte më sekret, bënë që në lamtumirën e fundit, në mes të tjerave të thuheshin edhe këto fjalë: “Ne i kemi të gjalla në kujtesë preokupimin e saj për punën e madhe që ajo bënte me rolet, shqetësimi që nuk i ndahej deri në shfaqjen e fundit, për të krijuar figura sa më të bukura, reale, që kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesën e shikuesit”.

Landi shpesh në biseda me kolegët, si me Tano Banushin, Hasan Smajën, Paulin Prekën, Zyliha Milotin, Katrina Bigën, thonte se: “aktori nuk duhet ta çojë rolin te vetvetja, por vetveten duhet ta shkrijë në rol. Kështu del në pah talenti i aktorit, sa vlen ai….”
Në punën e saj krijuese, Landi i diferenconte karakteret njëri prej tjetrit pa krijuar stampe, monotoni, pa përsëritur vetveten.

Ndryshe do ta shikoje në një grua fshatare, tjetër në një komedi muzikore, një pamje tjetër në rolin e shkueses, një tjetër të një llafazaneje apo në karakterin e bukur që krijoi te Tazja (cikli: “Tazja me Lacën”), në rolin e një fëmije, etj., etj. Si aktore e profilit komik, portreti i saj plotësohet me paroditë, vodevilet, komeditë e operat muzikore.., në 60 shfaqje që mori pjesë, duke interpretuar rreth 180 role.

Interpretimet e Landit i kujtojmë në premierat: “Ballafaqimi”, “Shigjeta thumbuese”, “Nën tik takun e orës”, “Laj e shplaj, qit në diell e thaj”, “Ngjyrat pranverore”, “Peshqeshi i fundit”; komedinë: “Fundi i një komedije” të Fadil Krajës, etj.

Nderron jete me 22 nentor 1984. Gjurmët që la në skenën e Estradës, duke kujtuar këtë apo atë personazh, patjetër na sjellin në kujtesë gjithmonë një grua: me fytyrë të hajme, me flokë të gjatë onde-onde, me balluke përpara, elegante, të qeshur e gazmore; një emër: Jolanda Shala, me sytë e saj të kaltër, shprehës e depërtues deri në dhembje të qenies së saj shpirtmirë dhe plot humor. Jo vetëm shpirti i mirë, por flisnin, flisnin shumë edhe ato sy…! Një pasuri e rrallë dhe e vyer që e ëndërron ta ketë çdo aktor…!
_____________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” / Botimet Albas 2019 / Xhahid Bushati / f. 113-114-115

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.