KLEOPATRA DOKLE | VAJZA E VALEVE JONIANE DHE NUSJA E KENGEVE LUMJANE TE KUKESIT!

0
2454

Kleopatra Skarço-Dokle, Kengetare / aktore. Vajza e valëve joniane dhe nusja e këngëve lumjane të Kukësit. Shembulli i bashkimit shqiptar, Veri-Jug.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi me 17 dhjetor 1949 ne Narte te Vlores, dhe pikerisht eshte edhe ky vendi ku del  në skenë per here te pare me Ansamblin e Nartes. Me durimin e maturinë e vajzës së valëve pranë e larg Jonit, plot talent, muzë e passion, me zërin e saj, ajo do të bëhej shumë shpejt një nga këngëtarët më të admiruarat dhe më populloret, jo vetëm brenda Shqipërisë, por në tërë trojet shqiptare. Kleopatra ka qene energjike dhe e talentuar, me interpretimin emocional dhe fuqinë e tingujve të gurrës popullore vlonjate, ashtu sikundër e shihnim në skenë dhe në evente të ndryshme artistike e muzikore ndër vite. Jo me kot e kanë quajtur Mbretëresha e Këngës Vlonjate. Ajo eshte shëndrruar kështu si një vlerë e cmuar kombëtare dhe historike e Artit dhe kulturës shqiptare.  Më 1966 fiton çmimin e parë ne Festivalin Kombëtar te Ansambleve Artistike, me kengen “Një Bahçe me Portokalle”. Po ate vit kryen per dy muaj e gjysem turne ne Kine me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise.

Ne vitin 1967 deputon dhe madje fiton Cmimin e dyte ne Festivalin e 6–te te Kenges ne RTSH me kengen “Feste ne Malesi”. Nje vit me pas, 1968 fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 7-te te Kenges ne RTSH me kengen “Drite ne Malesi”. Pjesemarrja dhe suksesi ne Festivalet ne RTSH vazhdojne me tutje kur ne edicionin e v. 1969, fiton perseri Cmim te dyte me kengen “Festa e Dritave”. Viti 1969 do te shenoje nje sere arritjesh per kengetaren vlonjate, fillon te punoje si kengetare profesioniste me Estraden e Vlores dhe merr Medaljen e Art ne Festivalin Kombetar te Ansmbleve Artistike. Cmimi i dyte ne Festivale duket se e perndjek, keshtu ndodh kur ne v. 1970, ne edicionin e 9-te e fiton serish ate me kengen “Nene dhe Shoqe”. Nje vit me vone, ne edicionin e

10-te te Festivalit ne RTSH, fiton dy te tille me dy kenget e kenduara “Ne te Dy” dhe “Interesant”, duke arritur keshtu nje rekord per cmime te dyta te fituara, plot 7 te tille nese i shtojme edhe ate te fituar ne edicionin e vitit 1972 ne Festivalin e 12-te,  pra nga periudha kohore 1967-1972.

Viti 1971 do ta gjej ate ne nje turne ne Rumani me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise si dhe Kosove me Ansamblin Laberia. Ne vitin 1974 nderohet me Medaljen e Arte per merita te shquara ne Festivalin e Ansambleve Artistike ne Tirane. Viti 1978 shenon martesen e saj me regjisorin dhe aktorin Zehrudin Dokle. Dhe nderkohe qe po kete vit behet  Kengetare Profesioniste ne Estraden te qytetit te Kukesit. Po me kete trupe shkon ne nje turne per nje muaj ne Kosove ne v. 1980. Ne vitin 1982 incizon 25 kenge popullore me Orkestren Simfonike te Radio Televizionit. Suksesi i saj do te vazhdoje kur ne vitin 1987 behet  Kengetare Profesioniste ne Estraden e qytetit te Shkodres. Shkon se bashku me kete trupe ne nje turne ne Maqedoni ne v. 1991. Viti 1994 do te marre pjese ne spektaklin e njohur “12 në Hollywood”. Karriera e gjate dhe e sukseshme permban aktivitetin e saj ne vitin 1997 si këngëtare Profesioniste në Estradën e qytetit të Tiranës, dhe ne v. 2000 merr pjese ne Festivalin Nderkombetar te Jaltes me Ansamblin Skenderbeu te Korces.

Me pas ne v. 2003 perfaqesohet ne Spektaklin e madh televiziv “Maratona e Kenges Popullore”., nderkohe qe ne v. 2006 perfaqeson Shqipërine ne festivalin Ballkanik ne Bullgari me buqete kengesh vlonjate.

Repertori i saj muzikor eshte i gjere dhe i larmishem me kenge te muzikes se lehte por vecanerisht, kenge popullore vlonjate dhe kukesiane. Eshte aktivizuar edhe si aktore ne filmin “Kur zbardhi nje dite” – 1973

Pjesemarrja ne Festivalet e Kenges ne Rtsh: 6 here (1967 – 1973)

1 – 1967/ Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Festë Në Malësi”.
2 –  1968 / Festivali i 7-të në RTSH me këngët “Kur Te Kalosh Mbi Trase”; “Miq ne Laberi”.
3 – 1969 / Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Dritat E Jetes”.
4 –  1970 / Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Nene Dhe Shoqe”; “Festa E Dritave”.
5 –  1971 / Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)” duel me Plleumb Yzeirin dhe me këngën “Permes Dritash”.
6 – 1973 / Festivali i 12-të në RTSH me këngët “Të Dua Bregdeti I Kaltër”; “Kënga E Lumenjve”.

 Cmime e tituj ne Festivale: Rekord: 7 here Cmimin e dyte!

U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” (Facebook) me 1 tetor 2019.
_____________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: Informacion i mbledhur ne rrjete te ndryshme dhe portale shqiptare, on line. Fotot kontribut i administratoreve te faqes.

 

Na ndiqni edhe ne:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.