Përse nuk kemi akoma një enciklopedi për yjet e skenës shqiptare?

0
849

Përse nuk kemi akoma një enciklopedi për yjet e skenës shqiptare?
Nuk kemi nje dokumentacion te plotesuar dhe zyrtar per artistet shqiptare, veshtire t`a gjesh ate sidomos per nje numer te vecante te atyre artisteve para 90-tes.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkas per kete shkrim u bene nje numer kerkesash te lexuesve dhe ndjekesve te faqes sone, te cilet me te drejte duan te kene nje informacion me te zgjeruar dhe te plote rreth disa aktoreve / artisteve shqiptar, qofshin keto edhe te roleve dytesore, por qe lane mbresa te pashlyera tek spektatori.

Eshte nje numur i konsiderueshem aktoresh e artistesh shqiptare qe jane lene ne “pluhurin” e harreses, ose me nje informacion te paket e te cunguar si mos me keq.

Eshte e cuditshme qe mjaft nga keto artiste akoma edhe sot nuk kane mundur t`i shpetojne censures se sistemit qeverises te para por edhe mbas 90-tes qe si per ironi duket qe ze vend thenia :”Ujku qimen e nderron per zakonin nuk e harron”.

Disa here eshte cituar dhe vazhdon te permendet ky problem…..atehere cila eshte pengesa, dhe ku qendron e keqja ne mos reabilitimin e figurave te artisteve tane te se shkuares ?

Para 90-tes shkak i censurimit ishte “njolla ne biografi” , ndersa tani mbas 90-tes me ardhjen e demokracise ne Shqiperi arsyet dhe shkaqet rezultojne te tjera por me te njejten perfundim, censuren dhe erresiren e figurave te artit skenik.

Disa artiste te tjere jane neglizhuar me te vetmen arsye te mungeses se nje gazetarie profesioniste, nga pa aftesia e drejtuesve inkopetente e amatore te Institucioneve te Artit, gjate viteve te tranzicionit deri edhe tek ndonje i/e pandergjegjeshem qe e ka pervetesuar arkiven e ketyre institucioneve.

Nuk ka se si te spjegohet ndryshe atehere, kur here pas here dalin emra artistesh “te panjohur” pa informacionin perkates, e nga ku eshte teper e veshtire ose e pamundur per te gjetur qofte edhe nje fije te vetme informacioni rreth ketyre aktoreve / artisteve here “me njolle biografie” “reaksionare” para 90-tes dhe here  “bashkepunetore te sistemit komunist” mbas 90-tes!

Madje duket si e qellimshme qe jo vetem te mos kemi informacion ndaj nje grupimi artistesh por edhe informacioni ekzistues per te tjeret, ose ajo cfare u krijua para 90-tes, tentohet te censurohet, te harrohet deri aty edhe ne shkaterrimin e arkivave e institucioneve te artit si mbylljen e Kinostudios “Shqiperia e re” apo deri tek rasti i fundit shembjen e Teatrit Kombetar te popullit shqiptar (dhe jo vetem i Tiranes sic e citojne disa zera).

A ekzistojne ne te vertete arkivat dhe nese po a punohet me ato, qofte edhe ne shkalle rrethi ? Pergjigjja mund te jete fare e thjeshte: “Jo. Nuk punohet me si dikur” dhe kaq!!!

Jemi dakord qe duhet te ecim me kohen edhe ne art, por pa harruar te shkuaren ama, dhe pikerisht pa lene ne harrese dhe pa mohuar emrat qe krijuan Teatrin e Kinematografine Shqiptare, Estradat dhe Humorin, Muziken e paster me taban, kengetaret, kompozitoret…..vetem keshtu do te kemi nje te ardhme edhe ne art.

Gjithsesi sado qe te mundohen e te jepen sistemet qeverisese dhe klasa politike ne Shqiperi per te fshire te kaluaren nje histori e artit skenik, nuk do te munden kurre te fshijne kujtesen e nje populli!

_________________
Kinematografia Shqiptare 25 korrik 2021
Adm. P. Bj.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.