Profil i aktorit veteran te Teatrit “A. Moisiu”, Lutfi Hoxha (1934-2023)!

0
3144

Lutfi Hoxha (1934-2023)
Aktor i Teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres dhe i kinematografise shqiptare.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Durres, me 1 qershor 1934. Mbasi kreu studimet ne liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane, angazhohet ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit si aktor profesionist dhe pas nje veprimtarie te gjate ne Levizjen Teatro Amatore te qytetit te lindjes. Eshte themelues i Teatrit te Duresit.

Ishte vetëm 18 vjeç, kur bashkë me disa nga artistët më të mirë amatorë të qytetit bregdetar më 11 janar të vitit 1953 i dhanë jetë teatrit më të ri dramatik në vend. Lutfiu kishte intepretuar disa role në grupet amatore të kantierit detar, ndërsa ishte shquar më shumë si kërcimtar me grupin e pallatit të kulturës. Ne larmine e roleve te tij perfshihen tipa te ndryshem, nga shtresa te ndryshme sociale, me prirje e tipare te mevetesishme. Vecanerish ka qene i shume pelqyer per personazhe te moshuarish shpirtbardhe, ngacmues, babeloke e hokatare te mprehte, ngushellues ndaj deshperimeve te te rinjve te dashuruar, keshillues, qe perfaqesojne rendom edhe kumtimin moral e mesime dhenes qe rrjedh nga pervoja e tyre jetesore; po keshtu, te shumte kane qene edhe rolet me mbartje negative, njerez dinake apo tuhafe, pijanece apo shpirtvegjel.

Te ketilla jane njemendesuar ne rolet: Gjeloshi te drama “Votra e huaj” (1956) e N. Luces, Skapeni te “Dredhite e Skapenit” (1957), Arlekini te “Nusja dhe vjehrra” dhe Argani tek “I semuri imagjinar” (1982) te Molierit, Sokrati te komedia “Bileta e lotarise” (1964) e D. Bubanit, Papuliu te “Dy me zero” (1974) e S. Comores, si dhe shfaqjet “Mulliri i Koste Bardhit”, “Pulebardha”, “Familja e peshkatarit”, “Prefekti”, “Miremengjez Elona”, “Qytet i akuzuar”, “Nuk paguajme”, “Dy vellezer e gjysme”, “Korbi i bardhe” etj.

Aktrimi i tij bie ne sy per sigurine dhe qetesine e brendshme ne percjelljen e fjales se ndere, per hirin skenik dhe zotesine per te theksuar ate cka eshte thelbesore ne nje veprim, gjest, replike a situate te caktuar, pa britma dhe pernxitje te jashtme. Edhe ne kinematografi ka luajtur 17 role, te interpretuara pergjithesisht ne prerjet tipologjike te siperpermendura.

 

Terhoqi vemendjen vecanerisht me rolin e babait, ne filmin Shoku yne Tili, 1981. Ka dale ne pension qe ne v. 1989 por ka vazhduar te interpretoje ne dy-tre filma si tek : “Vetmi” (1990), ; “Nje dite e mrekullueshme” (2003); “Ne dhe Lenini” (2009) por sidomos ne disa role ne Teater nga ku mund te permendim: “Nemezis”; “Korbi i bardhe” etj. Atij i numerohen rreth 90 ne Teater dhe 17 te tjere ne kinematografi ne nje karriere te gjate prej trecerek shekulli.

Aktori veteran nderroi jete me 10 shtator 2023. Mbante titullin “Artist i merituar” & “Mjeshter i Madh” .

Filmografia
1963: Detyrë e posaçme
1975: Rrugicat që kërkonin diell
1976: Ilegalët
1976: Pylli i lirisë
1976: Thirrja
1976: Tingujt e luftës
1977: Nje udhetim i veshtire
1978: Dollia e dasmës sime
1980: Intendenti
1981: Në prag të lirisë
1981: Shoku ynë Tili
1984: Nata e parë e lirisë
1988: Pranvera s’erdhi vetëm
1990: Vetmi
2003: Një ditë e mrekullueshme
2009: Ne dhe Lenini


________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Papagjoni J / f. 185.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.