Profil i aktorit Pandi Siku (1949 – 2022)!

0
6069

Pandi Siku
Aktor i suksesshem i teatrit dhe filmit shqiptar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

 

Edhe pse ka patur ne me te shumten e rasteve role dytesore ka arritur te bie ne sy per interpretimin e tij duke fituar dy here nje cmim si “Aktori me i mire i roleve dytesore me interpretimet tek “Furrnalta” dhe “Quo Vadis” kete te fundit ne vitin 1997.

Pas vitit 2001 u shkeput nga teatri dhe prej disa vitesh eshte larguar ne emigracion ne SH.B.A ku jeton me familjen e ku here pas heret merret edhe me teater

Ne film deputimin e ka qe kur ishte student ne vitin 1971 ne moshen 22 vjec, tek “Kur zbardhi nje dite”; Ne vitin 1973 do te jete ne rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bej te njohur tek spektatori. Filmi i fundit eshte ne vitin 1999 tek “Flete te bardha”.

Ka ditur me profesionalizem te ndertoje tipa e karaktere, ngadonjehere shperthyes ne interpretime me batuta gazmore, si fshatarin, te riun atdhetare, punetorin, traktoristin, shoferin etj.

Në vitin 2001 ai u largua nga teatri dhe se bashku me familjen e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. në Illinois. Herë pas here viziton Shqipërine dhe ngadonjehere mund te ndodhet prezent në skenat e kryeqytetit.

Nderron jete me 16 gusht 2022

FILMAT:
1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha

Publikuar me pare qe ne vitin 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. ISBN 99927-1-555-3.; Flori Slatina: 60 vjet Teatri Kombëtar 1945-2005. Tirana: 2005. ISBN 99943-715-9-2. (alb.)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.