Profil i aktorit te humorit Zef Deda (1950-2023)!

0
2032

Zef Deda (1950-2023)
Aktor i gjinise se humorit, pjese e organikes se trupes profesioniste te Teatrit te Estrades, Shkoder. Njeri nga aktoret e spikatur te kesaj trupe dhe humorit shqiptar. Mban titullin “Artist i merituar” / “Mjeshter i  madh”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Shkoder me 27 korrik 1950. Rrjedh nga një familje që artin e kanë në venë. Babai i tij Pjetri, ka qënë piktor , skenografi i pare i Teatrit “Migjeni” dhe merrej nga pak edhe me aktrim. Daja i babait, po edhe gjyshi, kanë qënë artistë, shkrimtarë. Gjithashtu, shumë prej të afërmve kanë pasur lidhje me artin. Ne fakt aktori i komedise nuk ka kryer ndonje shkolle te vecante aktrimi ose arti.

Nuk ka mbaruar asnje shkolle arti perkundrazi ka kryer Teknikumin e Ndertimit . Por talenti i tij spikat që në moshë të vogël 16 vjecare kur bie ne kontakt me artin e skenes qe kur aktivizohet ne estraden e hidrocentralit te Vaut te Dejes drejtuar nga i paharruari Gjosho Vasia. Keshtu fale dhuntisë se tij me imitime, interpretime e duke kënduar ishin pikërisht këto aftesi që e vendosën Zefin në zbatimin e ëndrrës së tij të skenës, një ëndërr e kahershme. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Laureat i Republikes se Shqiperise 1969,ndersa ne periudhen koheore 1969 – 1972 ben pjese si aktor ne Estraden e Ushtarit. Vetem ne vitin 1973 fillon punen si profesioniste ne Estraden e Shkodres ku vijon .

Për më shumë se 40 vjet në teatrin “Migjeni” të Shkodrës duke krijuar një galeri prej disa qindra karakteresh me një mimikë e shkathtësi të shkëlqyer. Nuk ka shqiptar te mos njohe rolet e tij , humorin e tij . Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran, të cilët e kanë cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, personazhi i te cilit e ka dashuruar ai vete qe ne moshen 25 vjecare.

Zef Deda me humorin e tij te vecante eshte vleresuar me shune cmime e tituj, per interpretimin e roleve dhe krijimin e situatave komike. Ne vitin 1988 fitin cmimin si “Aktori me i mire i humorit shqiptar” . Gjithnje eshte cilesuar si aktor i humorit te lire plot finese, me nje plastike te zhdervjellet nga ku shfrytezon me efektivitet gjestin komik, sidomos imitimet dhe pantonimen.

Jane mjaft te njohur tek artedashesit personazhet e krijuara nga ai si “Kunati i shokut Xhemal” e Paulin Selimit e cila mbahet akoma si nje nder realizimet me brilante , personazh me te cilin ai krijoj nje karakter origjinal. Aktori thumbon njerezit me vesin e mburrjes, pa vlera , bosh , ata parazite qe kerkojne te shfrytezojne ne menyre spekulative autoritetin e te afermeve te tyre me nje pozite ne shoqeri.

Role te tjera qe e kane bere aktorin Zef Deda mjaft te njohur dhe te dashur ne publikun shqiptar jane edhe ai i “Kola e dritave” , “Testamenti”, imitimet e Charli Chaplin dhe imitime te tjera, kupletet plot shpoti etj. Ka luajtur edhe ne nje film artistik ne rolin e nje oficeri ushtarak me forcat e aviacionit tek “Gjurme ne kaltersi” ne vitin 1981 ! Ne rolet e shumta qe ka luajtur ai perdor nje larmi hollesish komike , gjetje befasuese, nje ritem te larte te papritura te kendeshme duke u pershtatur natyrshem me situatat kontradiktore te personazheve.

Kishte  aftesi te shprehura vokale muzikore cfare e kane ndihmuar per te luajtur me shkathtesi ne disa zhanre te veshtira te teatrit te varietese sic eshte kupleti i muzikuar, parodia. Gjithashtu interpretimi i instrumentave te ndryshem muzikor gjithnje me sens humori duke ju perputhur roleve qe ai i interpreton, shtojne efektin komik te lojes se tij, dhe jo me kot mbahet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë i cili e vazhdon se ushtruari me sukses profesionin e aktorit. 

Aktori u shua me 24 nentor 2023 nga nje semundje e rende.

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 . Publikuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook ne korrik 2014, dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Intervista e aktorit ne media te ndryshme, artikuj te ndryshëm dhe te reja nga karriera e aktorit ne shtypin on line.
“Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” Toena – 2009 / f.77-78
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.