Aktori i humorit Behar Mera!

0
3913

Behar Mera është aktor i gjinise se humorit, komedian.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi më 28 shtator 1962 ne Diber. Ka kryer studimet per muzike, ne instrumentin e Trompes. Ne vitin 1984 ushtron profesionin e aktrimit , ne fillim me Trupen e Estrades se Peshkopise. Me vone eshte pjese e Estrades se Ushtarit.

Erdhi ne Estraden Profesioniste te Tiranes nga Levizja Amatore pa kryer ndonje shkolle specifike aktrimi, fale dhuntive te tij te shprehura komike. Ishte njeri nga aktoret me ne ze te kesaj trupe deri ne mbyllje te aktivitetit te estrades. Ra ne sy me skecin “Shoku Isar” duke interpretuar se bashku me aktorin dhe komentatorin sportiv, Veli Rada.


Ka nje aftesi te mire vokale, nje mimike ekspresive, mjeshter ne krijimin e tipave e figurave duke shfaqur nje humor argetues tek spektatori qe e ndjek. Spikat per lojen, zhargonet dhe te foluren popullore.

Pervec misherimeve ne materiale te gjata humoristike, ka spikatur edhe ne interpretimin e parodive e dialogeve sidomos me aktoren tjetër Rita Lati.

Ai ka interpretuar shume skece te ndryshme ne bashkepunim me shume aktore dhe komike te tjere te degjuar si Vasillaq Vangjeli, Veli Rada, Met Bega etj . Qe nga 2012-2020 ishte pjesë e shfaqjes Al Pazar ne rolin e Policit te ketij spektakli, per te kaluar me pas me nje format tjeter humori “Klanifornia” qe megjithate spektakle nen nivelin e nje humori te pranueshem si pjese e artit (opinioni yne).

Ne vitin 2018 u nderua me titullin “Nderi i Qarkut” te Dibres.

Disa nga komedite dhe filmat:
Para nga qielli (2009)
Pushime në Romë (1995)
Gjithë fajin e ka paraja (1996)
Borxhliu (1999)
Një baba tepër (2000)
Tirana, viti zero (2001)
Pas një lajmi (2001)
Piruet (2005) etj.

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.