Dervish Biba, aktori i Teatrit “Bylis”!

0
2773

Dervish Biba
Aktor i Teatrit “Bylis”, Fier si dhe i Kinematografise Shqiptare.
Ka mbuluar edhe pozicionin e regjisorit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi né Qafé-Murre Peshkopi, me 21 maj 1942. Mbaroi shkollén e mesme pedagogjike me I960. Me pas punon rreth 5 vjet si mésues. Ne harkun kohor I965-1969 ndjek studimet e Iarta pér aktor né Institutin e Larté tè Arteve ne degen e dramés. Nga I970 deri me 1973, eshte aktor dhe regjisor né Shtépiné e Kulturés “Haki Stérmilli”, Peshkopi;

Nderkohe ne I973-2002, derisa del né pension, eshte aktor né teatrin “ByIis” té Fierit’“. Ka reaIizuar ne kete skene rreth 70 role, mjaft prej tyre jane role kryesore, te profilit dhe formatit karakterial, kryesisht né drama dhe fare pak ne komedi. Me I979, éshte‘ bashkéregjisor me PéIIumb Kullén né komediné “Shoku Niqifor” tè shkruar po nga P. Kulla. Spikati né rolin e Zykos te drama “Gjémimi i atij dimri” te Teodor Lacos (I976). Mé I98I, luajti me temperament rolin e Prokurorit né dramén “Dy krisma né Paris” gjithashtu te Péllumb Kullés dhe Sheri Mités, tek i ciIi i méshoi enkas toneve te ashpra, vrulleve psikike dhe rrémbimit, por duke ruajtur vértetésiné dhe organicitetin.

Nga figurat mé té spikatura té tij jané: Fantazma e Babit te “Dashuri me fantomat” e Di Maxhios. Vdekja te “Njeriu éshté njeri” e Miterer, Babai i Gjon Zaverit te drama “Pse” e S. Fankos, Sadiku te komedia “Sa mire béri qé vdiq” e IIir Bezhanit, 2004.

Ka véné né skenén e teatrit “Bylis” disa drama, si: “Shtépia né rrugicé”, “Fytyra e dyté”, “Njé vajzé kérkon pérgjigje” etj.

Aktrimi i Dervish Bibés karakterizohet nga njé ndjeshméri e shkrire né logiikén e sakté té veprimit, ku bie né sy vetépermbajtia, zhbirilimi né arsyet e reagimeve té forta té personazhit, raporti i qarté me situatén emocionale té tij si dhe shpérthimet e herépashershme, qé pasohen nga njé shpérfaqje e motiveve té brendshme.

Role te tjera: Luu Shllopi te “Fundi i sinoreve” e Maku Pones, prifti i Peruse ne “Shtrigat e Salemit” te A. Miller, babai tek “Pazari i Saqellarisit” etj.
Ndersa ne filmin artistik ka interpretuar ne: “Besa e kuqe” (1982) ;
“Rruga e lirise” (1983); “Gracka” (1984).
Ka qene edhe regjisori i Festivali i 8-te i kenges per Fatosa dhe Pionere ne Fier ne vitin 1978.

U publikua per here te pare ne Facebook ne maj 2020 

____________________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 48.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.