Aktori veteran Dhionis Koçi (1927-2020)

0
3232

Dhionis Koçi (1927-2020)
Aktor, humorist në estradën e shtetit, vjershëtor…..
“gjigand i vogel” , njeri nga aktoret e harruar te skenes shqiptare.

Kush ishte Dhionis Koci ose Nizua sic e therrisnin te tjeret me dashamiresi ?
Me sakte, per te ndihmuar spektatorin shqiptar eshte “ushtari italian” i postbllokut te nje kazerme ne filmin “Debatik” – 1961, qe shkemben disa fjale me nje italishte te persosur me “Colin”, aktorin e vogel Shpetim Zanin (edhe ky tashme nuk jeton me).

“Buongiorno ragazzi`! Che hai portato qui da vendere ? O tartaruga , Dio buono. Ma i soldati sono andati tutti in chiesa…” !

Ky pra eshte i vetmi rol ku mund te identifikohet qarte artisti qe lindi dhe u shua jashte kufinjeve te atdheut.

Dionis Koci lindi ne Lion me 15 maj 1927 nga nje familje shqiptare qeparotese qe kishte emigruar ne France. Ishte nga Intelektualet e njerezit e veçantë e të rrallë . Aktor, humorist në estradën e shtetit, vjershëtor, këngëtor autor i “Mozaikut Qeparotas” dhe këngës legjendë “Fshatit tim Qeparoi” (1949).

Nderron jete me 23 shtator 2020. Nje lajm qe jepet nga mbesa e tij, Amanda Koci, kengetare shqiptare e lindur dhe e rritur ne Sh.B.A. Artisti shqiptar prehet ne Shtetin Virxhinia ne Chesapake afër bashkëshortes së tij Kostandinës.

Fatkeqesisht nuk kemi asnje detaj ose ndonje informacion te metejshem, duke konfirmuar per te disaten here gjendjen alarmante te informatikes shqiptare e gazetarise e cila eshte perqendruar dhe vazhdon te jepet me mish e me shpirt vetem ne nje drejtim, ate te politikes dhe horrave te saj! Jo vetem qe jane lene ne “erresire” gjate gjithe jetes se tyre, pa u permendur por as atehere kur artistet e skenes sone nderrojne jete, nuk iu kushtohet as edhe dy rreshta informacion.

(C) Material i rezervuar | Publikuar per here te pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” ne 23 shtator 2020
Informacioni dhe fotot u mundesuan fale bashkepunimit te mire ne mes admineve te faqes dhe miqve te saj ne vecanti nga nje mike e “vjeter” e kesaj faqe “M. H. Gj”. Faleminderit perzemersisht!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply