Dritëro Agolli (1931-2017), figurë e shquar e letrave shqipe!

0
1890

Dritëro Agolli (1931-2017)
Dramaturg, skenarist, shkrimtar i shquar i letersise Shqiptare,
publicist dhe veprimtar politik.

Te shkruash per nje figure te tille sic eshte Dritero Agolli natyrisht duhen faqe te tera, dhe studiues profesioniste, megjithate do te perpiqemi te sjellim per te gjithe ndjekesit e kesaj faqe nje profil te reduktuar dhe te kahut nga arti skenik te mjeshtrit te letrave shqiptare.

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit me 13 tetor 1931. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1973-1992).

Ka qene edhe deputet i kuvendit popullor ne disa legjislatura. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.

Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip.

Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike.

Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta.

Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Mjaft nga veprat e tija jane perkthyer ne gjuhe te huaja. Driteroi eshte autore i dramave: “Fytyra e dyte” (1968) vene ne skene sipas regjise te Pirro Manit; “Mosha e bardhe”; “Balade per nje grua”;

Ne kinematografi ka shkruar disa skenare filmash dokumentare dhe artistike.

Ne vitin 1968, “Horizonte te hapura” shenon udhen e tij drejt skenarit te filmit artistik. Disa nga veprat me te njohura te tij kane gjetur gjithashtu udhen e realizimit ne ekranin e kinemase si romani “Komisari Memo” 1970 (filmi I teti ne bronx); romani dhe filmi “Njeriu me top” – 1977; “Tregime te Nene Pashakos dhe djemeve te saj (filmi “Yje te neteve te gjata” 1973); “Njeriu i mire” (1982) Fitues i Kupes se Festivalit te 5-te te Filmit Shqiptare, apo poema “Partizani meke” (filmi Krevati i Perandorit 1973) etj.

Ne disa prej tyre ka qene edhe bashke skenariste.
Edhe ne skenen e Teatrit disa nga veprat e tija jane dramatizuar si “Komisari Memo” (shfaqja Koha e Komisareve dhene ne Teatrin Aleksander Moisiu – Durres), “Njeriu me Top” eshte shfaqur ne drame nga teatri i Gjirokastres dhe ai i Gjakoves, “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” nga Teatri Popullor.

Po keshtu edhe dokumentaret “Rruga jote shok” (1970); “Nene Shqiperi” (simbas poemes se vet homonime) 1979. D. Agolli me krijimet ne fushen e dramaturgjise, ashtu edhe te skenarit te filmit artistik solli subjekte me ngarkesa te forta dramatike, tragjike por edhe lirike, solli bema dhe ngjarje tronditese.

Ka shkruar gjithashtu libretin per operen “Komisari” te Nikolla Zoraqit si dhe mjaft tekste kengesh qe kane marre cmime ne Festivalet ne RTSH. Dritero Agolli, eshte anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe ne mars te v. 1999 me dekret te Presidentit te Republikes se Shqiperise i eshte dhene titulli “Nderi i Kombit”

U nda nga jeta me 3 shkurt 2017.

Poezitë e autorit:
Devoll Devoll; Poeme malore; Hapat e mia ne asphalt
Nene Shqiperi; Baballaret; Poema e udhes; Poeme per babane dhe per vetem; Ankime; Berberi; Elegji per qenin; Enderr e prere; Ftohja
Heshtja; I perndjekuri i dashurise; Kesaj nate me hene te vjeshtes
Ketu s`do jem; Kohe me vone; Kur kthehesha nga deti; Kur nje mengjez
Malli per heronjte etj.

Tituj të veprave:
Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1968
Nënë Shqipëri, poemë, 1974
Fjala gdhend gurin, 1977
Komisari Memo, roman, 1969
Njeriu me top, roman, 1975
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985
Njeriu i mirë, tregime
Kalorësi lakuriq, roman
Arka e djallit, 1998

Publikuar per here te pare ne tetor 2018 ne faqen Facebook te “Kinematografia Shqiptare” dhe rishikuar ne vitet me pas!
_____________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: “poezishqip.com”; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shjqiptare” / f.9-10 / J. Papagjoni / 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply