Ermira Babaliu | Zëri i ndryshimit dhe të veçantes në fund të viteve 80-të!

0
815

Ermira Babaliu
Kengetare e mirenjohur e brezit te arte.

Zeri i saj ishte zeri i ndryshimit dhe te vecantes ne fund te viteve 80′. Si kengetare e talentuar dhe e apasionuar ajo e “shkundi pluhurin” e serenatave Korcare duke i rigjalleruar ato perseri ne skene.

E lindur ne Korce, por e rritur, edukuar, arsimuar dhe e formuar si artiste në Pogradec qytetin piktoresk ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Qe ne periudhen e shkollës u aktivizua në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku spikati për zërin e saj melodioz e të veçantë duke u dalluar nga këngetarët e tjerë.

Me vone aktivizohet edhe pranë Estradës së qytetit te Pogradecit, ku merr pjesë në variete të kësaj Estrade, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Si rrjedhim, merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë pikerisht me këngën “Erdh’ pranvera”.

Studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës, në Degën Filozofi dhe Shkenca Politike.
Ka marre pjese ne 10 festivale nga 1984 – 1994 si ai me kryesori “Festivali i Kenges ne RTSH ku eshte vlerësuar dy herë me çmime të dyta, ne edicionin e 25-të dhe 26-të, me këngët “Emri më i bukur njeri” dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”, si dhe pjesemarrese ne disa Festivale “Kur vjen Pranvera”.

Në Dhjetor 1984, do te jete edhe pjesemarrja e pare e saj në Festivalin e 23-të në RTSH.
Tre vite me vone, ne mars 1987 merr pjesë në Festivalin “Kur Vjen Pranvera” me këngët “Dua tu them” dhe “Prane te kalterit det”. Po kete vit ne dhjetor 1987 do te beje edhe pjesemarrjen e trete ne Festivalin e 26-të në RTSH me këngën “Nje jete nga jeta ime”. Me kete kenge e vleresuar nga juria me pike te plota 100, fiton Cmimin e dyte, pas motrave Libohova qe kishin grumbulluar 98 pike (?). Kjo ishte edhe nga cudite e para te modernizimit te skenes, ku per here te pare u organizua festivali me nje juri qe jepte piket ne nje monitor te madh….

Në Mars 1988, merr pjesë në festivalin “Kur Vjen Pranvera” me këngën “Letër malli”. Pjesemarrja e saje ne Festivalin “Kur vjen Pranvera” vazhdon në Prill 1990, me këngën “Bisedë Me Ty”. Gjithashtu në dhjetor 1990, merr pjesë në Festivalin i 29-të në RTSH me këngën “Nuk je endërr”.

Do te jete viti 1992, kur Ermira Babaliu publikon albumin e titulluar me emrin e saj “Ermira Babaliu” i pasur nje vit me vone, 1993 me albumin e dyte te titulluar “Ermira Babaliu dhe sazet e Korces”.

Nderkohe në Dhjetor 1994, do te marre pjese në Festivalin e 33-të në RTSH me këngën
“E njejta enderr”.

Nga viti 2001 e ne vazhdim Ermira Babaliu ajo do te publikoje disa albume:
2001 – “Kur Ti Me Mungon” / 2002 – “Pres…” / 2003 – “Mall (Kenge Dasme)”
2003 – “Rikthim (Vol. 5)”.

                       

Më datë 25 Dhjetor 2011, Ermira Babaliu se bashku me Megi Laska, Eltina Minarolli & Denis Hasa publikojnë videoklipin “Silent Night & Jingle Bells”. Me pas vazhdon me videoklipe te tjera si me poshte:2012 – “Destinacion”; 2012, “Dashuri Siberiane”, në bashkëpunim me Greg Stryker. Me këtë këngë, Ermira Babaliu merr pjesë në Netët e klipit shqiptar në vitin 2013. 2017 – “Dua”; 2020 – “Fragment i një rruge”. Muzika u punua nga Edmond Rrapi, ndërsa teksti u shkrua nga Irma Kurti.

                  

Aktualisht jeton prej shume vitesh ne Michigan , Detroit ku ushtron profesionin e saj si kengetare “Këngëtare/Incizuese, Muzikante e pavarur & Këngëtare dhe Mësuese, Koordinatore e Aktiviteteve”.

Kenget me te njohura te saje: Provimi i fundit / Çfarë t’u them unë shoqeve / Këngë arbëreshe / Urimi yt / Prane te kaltrit det / Emri më i bukur, njeri / Mbrëmja që mban dashurinë time / E njëjta ëndërr / Leter malli / Harroje dashurine.


Qershor 2023
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Burimi: Seleksionim dhe pershtatje e informacionit te nxjerre nga “Wikipedia.org” / “ForumiShqiptar” 2004. Fotot jane “courtesy of Google” dhe videove te kengeve te kengetares.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here