Esperanca Konomi | Regjisore dhe piktore e filmit te animuar!

0
905

Esperanca Konomi,
Regjisore dhe piktore e filmit te animuar.

Lindi ne Tirane, me 16 janar 1959 nga nje familje patriote. Babai i saj ishte partizan i Luftes Antifashiste, nje mjek dhe officer, ndersa e ema, Koncita ishte mjeke me origjine spanjolle nga te merguarit pas luftes se Spanjes.Mbaroj Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe me pas, kreu studimet e larta per pikture ne Insitutin e Larte te Arteve ne v. 1980 dhe me daten 16 gusht te po ketij viti, filloj pune ne kinostudio “Shqiperie re” ne sektorin e filmit te animuar, deri ne vitin 1991.

Pas nje periudhe te vogel u njoh mire me tekniken e animacionit, duke marre vete persiper te realizonte filmin e pare te saj me vizatime dhe si regjisore, “Stop, kundravajtje” (1981), per te cilin u nderua me cmim. Me pas deri ne v. 1990 realizoj 6 filmat te tjere si: “Dhurata per 1 qershorin, “Omeri i ri” (1984), “Trimerite e cuditshme” (1984), “I gjithe qyteti qesh” (1987), “Talenti i babit” (1990) ku me kete film fitoj cmimin e pare ne Festivalin e VIII te Filmit Dokumentare dhe Vizatimore te v. 1990.

  Ne kete film ra ne sy ngulmi per krijimin e nje harmonie midis muzikes, piktures, elementare shprehese dhe fuqise universializuese te idese.
Nga filmi ne film ajo perfeksionoj tekniken, konceptin regjisorjal, dhe zgjodhi nje tematike te larmishme me subjekte qe ndikuan ne afrimin e femijeve me ekranin e madh dhe te vogel, ne argetimin e edukimin e tyre.

Mbas v. 90-te ajo se bashku me priderit , per veshtiresi ekonomike, emigroj ne Spanje ne vendin e lindjes se nenes, mjekes gjinokologjike, Koncita.

 

VINI RE:
Nuk disponojme asnje informacion pertej vitit 2002  per zonjen Esperanca Konomi.
Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar.
Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.

___________
Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” Facebook – janar 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply