(FJALA ARTISTIKE) “FUNERALI I NJË ARTISTI” | TIMO FLLOKO!

0
719

“Funerali i nje artisti”
Timo Flloko per Sander Prosin
(Mars 1986)
_______________________
Ti s’je me,
kete mengjes te trazuar marsi…
Nje shi i mprehte, theres, bie mbi arkivol.
I zymte ky mengjes,
si i yti zymt,
që me re diten err.
Ngurosur korteu mortor nen shi,
e rende peshe e heshtjes
pa ty…
Çadrat, pezull, mburoja ndaj qiellit,
ndalin rrebeshin e loteve te tij?!

Te pagojet njerez te percjellin,
kjo s’eshte finale filmi,
jeta luhet vec njehere,
s’i njeh perseritjet,
te ikurit kesaj rruge me s’i kthen!

Mal lulesh, nje fjalim permort,
rolin vdekja luan kete here,
stepje ngjethese e publikut
si kurre pas premiere…
Ikin njerezit, ndahen nga ti,
te lene fillikat.

Iu prifte fati!
Kaperdijne helmin ne fyt,
Shpirterohen heshtjes, ne katarsis…
Pendesa u rendon,
ne muzg te vetedijes,
ofshajne,
lusin falje,
per ziline mjerane,
qe i grin e i mpak.
Gojet ua ka ndryre vdekja,
padrone qe s’fal…

Funerali i gjate si Udhe shkronjash
me ne fund i ndal:
Varrosin Atin,
sjellesin, te munduarin Dhaskal.
(Me vete i mori shkronjat,
ne varr,
te fjeturve t’ua shpjere valle?!)
Ike, Sandër,
emrin le pas,
ne shpirtra te lire
qe vdekja s’i qas!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here