Maestro Eno Koço | Profil!

0
2178

Eno Koço
Dirigjent, kompozitor – Artist i Merituar!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Eno Koço u lind në Tiranë, me 1 prill 1943 në gjirin e një familjeje me tradita muzikore. Ësht nipi i atdhetarit të Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes së shquar Tefta Tashko.

Korçari Eno Koço me prejardhje nga Boboshtica, është legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. I ati ishte bariton, ndërsa e ëma soprano lirike, Artiste e Popullit. Në moshën 7 vjeçare nisi të studjojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930”.


Siç duket pra, vepra artistike e Eno Koços në fushë të muzikologjisë, është kolosale. Kontributi i tij për afirmimin e ndjeshmërisë shqiptare në përmasa botërore, është i jashtëzakonshëm. Ndër botimet shqip dhe anglisht, janë traktati “Orkestrimi”, në bashkëpunim me Gjon Simonin (1977, 1984), librat “Tefta Tashko Koço dhe koha e saj” (2000), “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930” (2002), artikuj periodikë që nga viti 1970, dhe ndër më të fundit janë ato “Mbi këngët e përmbledhjes Lyra Shqiptare”, të botuara në revistën “Kultura Popullore” (1999) dhe “Albanian Urban Song Tradition”, në “Studia Albanica” (2002). Boton gjithashtu librin “Kënga karakteristike Korçare (Botimi I “Toena”, 2003), që de facto paraqet një pjesë të disertacionit të tij, dhe së shpejti pritet që në Amerikë të dalë nga shtypi libri “The Albanian Urban Lyric Song in the 1930s” (Scarecrow, Çikago).

Në vitin 1984, Eno Koço dekorohet me titullin Artist i Merituar, nga ana e shtetit shqiptar. Pas stabilizimit të tij në Angli, paralelisht me orkestrat anglo-irlandeze, mban lidhje permanente me orkestrat dhe koret e Shqipërisë, dirigjon në Orkestrën Kombëtare të Tiranës, realizon disa turne jashtë vendit, mbron tezën e doktoratës, prezenton programe nga subjekti i hulumtimeve të tij, subjekte që ndërlidhen me vlerat tona shpirtërore. Në këtë drejtim, mban komunikime shkencore në universitetet e Evropës, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikën e kompozitorëve britanikë në Tiranë, e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta të muzikës botërore (Toska, Cosi fan tutte, Dasma e Figarosë, veprat e Edward Eldgarit).

Me kinematografi ka dirigjuar orkestren per regjistrimin e muzikes se rreth 50 filmave shqiptare e ku eshte shfaqur madje si “aktor” ne njerin prej tyre, behet fjale per “Ne cdo stine” .

_____________
Publikuar me pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare, prill 2020

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.