Mimoza Musaraj | Profil!

0
1395

Mimoza Musataj
Inxhinjere elektronike / regjisore montazhi

Lindi ne Tirane me 1 prill 1955. Nga 1970-1974, kreu shkollen e mesme profesionale “7 nentori” per elektronike ne Tirane.
Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes per inxhinjere elektronike ne vitin 1983, duke kryer dy specializime, njeren prane firmes Bosch ne Darmstad, ne Gjermani ne v. 1988 dhe tjetrin prane Universitetit te Fredonias dhe te Washington DC ne SHBA me 1995.

Nga viti 1974 – 1985 , punoi si montazhiere prane Televizionit Shqiptar, 1985 – 1991 si inxhinjere ne sektorin e videokasetave dhe me pas 1991 – 1996 u rikthye si montazhiere ne televizion ku montoi nje numer te madh filmash te gjinive te ndryshme, qe nga lajmet e videoklipet dhe si antare e perhershme e stafeve te spektakleve televizive “Rreth fatit per 12 jave” ; “12 ne Hollywood”; “Miss Albania” 1992-1998; “Miss Europa” 1996 etj.

Nga viti 1997, punon si inxhinjere pergjegjese e sektorit te monatzhit ne TVSH, duke montuar rreth 20 filma televizive e kinematografike nen drejtimin e regjisoreve te njohur te TVSH-se e Kinematografise.

Nga keto filma bejne pjese: “Mesdheu ne nje kryeqytet-Bruksel” 1994; “Kenga” nderuar me Cmim te Pare ne Festivalin FIAT/IFTA 1997; “Nje toke qe lundron” 1997; “Kusheriri i engjujve” 1996; “Rrathet” 1998; “Me piktorin Gazmend Leka” 1998; “Mariane Graf” 1998; “Nje burre me dy gra” – kinokomedi 1998; “Mall” 1998;

”Lojbotesh” 1998; “Bora qe bie ne det” 1999; “Tango” 1999; “Kosove, kuje e kushtrimit” 1999; “Deshperimisht” 2000; “Kur iken korbat” me regji te V. Gjikes po ne v. 2000 si dhe te tjere.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 279-280

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply