Nefail Piraniqi (1940-1996) | Perkujtimore!

0
2190

#KinematografiaShqiptare        #TeatriMigjeni      #AktoretShkodran

Nefail Piraniqi (1940-1996)
Aktor dramatik i teatrit te Shkodres dhe i kinematografise shqiptare.

Aktor i plejades se arte te Teatrit “Migjeni”, por edhe i mirenjohur ne Kinematografine Shqiptare, ndonese ne role te dyta por te cilat ai diti ti konsideroje e ti interpretoje ato me profesionalizem.

Nefail Piraniqi ka lindur në 18 Mars të vitit 1940 në qytetin e Shkodrës.
Gjithnje qe i vogel do te kete pasion artin e skenes, ne vecanti Teatrin. Frekuenton here pas here duke u bere një spektator i rregullt i shfaqjeve artistike në Teatrin e Vjetër në Shkodër. Ne moshen 18 vjecare jane hapat e para ne kontakt me artin e bere, tamam atehere kur merr pjese per here te pare ne nje event artistik, në vitin 1958, me grupin amator të baletit të Shtëpisë së Kulturës së qytetit., nga ku vazhdon ketu deri në vitin 1964.

Po ne te njejtin vit Nefaili fillon si aktor amator në grupin e Klubit Artistik të Artizanat-veshmbathjes e nga ku do të punojë me regjisoren e njohur të Teatrit “Migjeni”, Violeta Sekuj.

Vetem në vitin 1969 kur ishte 29 vjec do të realizojë ëndrrën e tij për të qënë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni”. Ka kohe qe ky tempull i artit skenik gezon vite te arta, duke patur ne gjirin e tij aktore te mrekullueshem, profesionalizmi aktorial i te cileve e ka rreshtuar “Migjenin” krah per krah me Teatrin Kombetar shqiptar.
Tashti Nefaili eshte pjese e kesaj gjenerate dhe i cili në skenën e këtij teatri do të interpretojë më se 70 role ku mund të përmendim interpretimin e rolit të Djalit të fanatikut tek komedia “Çifti i lumtur”, rolit të xha Halilit tek drama “Fytyra e dytë” e Drita Agollit, rolin e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, rolit të Thomait tek komedia “”Një burrë skarco”, rolit të Ujkut tek “Shpartallimi” etj.

Në kinematografi ka luajtur rreth 13 role, kryesisht role të dyta. Këtu mund të përmendim rolin e Pjetrit në filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” në vitin 1979, rolin e Zefit në filmin “Një natë pa dritë” në vitin 1981, rolin e Aliut në filmin “Ura dhe kështjella” në vitin 1984, rolin e Ndreut, hanxhiut tek filmi “Të paftuarit” në vitin 1985, rolin e Shoferit në filmin “Vrasje në gjueti” në vitin 1987 etj.

Përveç punës së tij si aktor ai ka shkruar artikuj mbi artin në gazeta të ndryshme si psh gazeta “Jeta e Re”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ushtima e Maleve”, “Cukali”, “Kukësi i Ri” dhe së fundi në gazetën “Humori Shkodran”.

Nderron jete në 2 Shkurt të vitit 1996 duke u ndare nga familja e tij e dashur, te afermit, miq e shoket, te cilet e kujtojne ne cdo pervjetor aktorin shkodrane me respekt per kontributin qe dha ne skenen mbareshqiptare te artit skenik, teater e film.

FILMAT
1979 — Ditët që sollën pranverën (Film TV)…….Pjetri
1981 — Një natë pa dritë…..Xhandari
1982 — Qortimet e vjeshtës……Inspektori
1982 — Flaka e maleve (Film TV)…..Konsulli i Malit të Zi
1982 — Besa e kuqe………Bib Ndou
1984 — Ura prane Kështjelles…..Aliu, xhandari
1984 — Militanti…..Drejtori i burgut
1984 — Koha nuk pret (Film TV….Shaqir aga
1985 — Të paftuarit…….Ndreu,hanxhiu
1987 — Vrasje në gjueti……Shoferi

DOKUMENTARE:
“Trojet tona”…..Tafa
“Isa Boletini” ……….Nerusi,Ambasadori Turk

TEATER:
“Cuca e Maleve” e Loni Papës……Prenga
“Çifti i lumtur”……Djali i fanatikut
“Ç’murosja” e Serafin Fankut………Koristi
“Djem të mbarë”……..Iliri
“Dhëndërri”…….Petriti
“Ëndrra e shokut Mirash”……Leka
“Ëndrrat gënjejnë”……Nëpunësi
“Fati i tersit”………Kiku
“Flamur në Dasëm”…….Milani
“Franku i V-të” e Fridrih Durrenmatit…..Presidenti
“Fundi i një komedie” ………Kasëmi
“Fytyra e dytë” e Drita Agollit……..Xha Halili
“Galeria”……….Andrea
“Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës…….Roja
“Gjykimi”……Rizaji
“Hetimi”…….Dëshmori
“I pesti u zu gjallë”….Kuzhinieri
“Jehona e një nate shkurti”…….Marku
“Kaçakët”……Piloja
“Katër nga Armata”…….Prifti
“Kënga e dhimbjes”……..Recituesi
“Kiameti”….Farmacisti
“Krisma mbi Dekar”…..Leka
“Kur flasin zemrat”……Toma
“Kur të vret e mira” ……….Perlati
“Lindje në shtrëngatë”……Përfaqsuesi i Ballit Kombëtar
“Luani i shtëpisë”………Bushi
“Lypësi i lagjes”……..Spiuni
“Mbi gërdallat”………Sotiri
“Ndëshkimi”……….Vasfiu
“Nora”…….Hamzai
“Njerëz mbi urë”…..Lamja
“Një burrë skarco”……Thomai
“Një fund i tillë”……Nazmiu
“Ora e historisë”……Drini
“Pionieri”…..Milici Çobo
“Përmbytja e madhe”……Jaku
“Procesi Bushi”…….Andrea
“Provimet”……Cufi
“Pushkët e nënë Karas”……….Peshkatari
“Rozafa”….Anëtari i Këshillit të Pleqve
“Rrënjët e dashurisë”……Rama
“Rrënjët e hekurta”……Zefi
“Sinjalet e natës “……Petrit Shkëmbi
“Shkurte Pal Vata”……Liraku
“Shota” ………Shaban Çekrezi dhe Stojinici
“Shpartallimi”………Ujku
“Shtegtim nëpër ankth”…….Kryepunëtori
“Talent i rrallë”………Kliti
“Të gjithë të qeshur”…….Qaniu
“Toka e jonë” e Kolë Jakovës……Meti
“Tori dhe shokët e tij”…..Miku
“Tri shuplakat”……….Xhaxhai
“Zani partizani”……..Shërbyesi
“Vajza e kantierit”…….Hila
“Vëllai i zotnisë tonë”………Plaku
“Viti ’61” e Fadil Paçramit……..Banakieri
“Zekthi”……..Lypsari


________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Teksti u publikua per here te pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare qe ne mars 2015 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply