Pashko Çomo | Kinooperatori veteran!

0
1395

Kinooperatore i filmave kronikale dhe dokumentare i Kinostudios. “Shqiperia e Re”. Lindi ne Tirane me 6 janar 1926. Mbasi kreu nje kurs nje vjecar per teknik zeri, prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentare ne Moske, filloj punen prane repartit te zerit ne vitin 1954.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me vone kaloj si asistent dhe operator ne Filmat kronikale dhe dokumentare duke xhiruar dhjetra suzhete per kinoditaret si dhe rreth 140 filma kronikale e dokumentare nder te cilet 45 ne menyre te pavarur. Filmi i tij i pare si operatore ishte “Misri” ne v. 1959. Nder filma te tjere me te njohur jane: “Me minatoret e Pishkashit “ ne v. 1963, “Trim mbi trimat” ne v. 1968, “Vojo Kushi” dhe “Ne kampin e pionereve, Vlore” (1969), “Kerkuesit e mineraleve” dhe “Saldatoret” (1970), “Shkolla jone”, “Flora shqiptare” dhe “1000 pse”? (1975), “Kryeqyteti yne” dhe “Udhet e artit” (1976), “Biografia e nje nene” (1977), “Qytet i lashte, qytet i ri “(1978).

Ne krijimtarine e tij nuk duhen lene ne harrese edhe keto filma te tjere: “Ne rrugen e perparimit” (1964), “Rini heroike” (1964), “Policia popullore ne sherbim” (1965), “Plehrat organike” (1966), “Inisiativa krijuese e masave” (1967), “Ato cajne perpara” (1967), “Vrulli i mendimit krijues te masave” (1968), “Ne ndihme te kooperativave malore” (1968), “Shkolla dhe praktika” (1969), “20 vjetori i kongresit te pare te BFSSH-se” (1969), “Faqe e lavdishme e historise sone” (1970), “Punojme, mendojme dhe mesojme” (1971), Delegacioni i punetoreve kinez ne vendin tone” (1971), “Ninshi, fshati i ri socialist” (1971), “Te njohim me mire token bujqesore”, “Delegacioni qeveritar korean ne vendin tone” (1972), “Shtatori ne trase” (1974), “Lufta per buken” (1974), “Brigada” (1975), “Reportazh nga Kemishtajt” (1975), “Normat teknike” (1976), “Sistemimi I tokave”, “Tregim per Kohen e lire”, “Uniteti qe mposht termetet” (1976), “Kuvend i madh i rinise” (1977), “Mjelsja e dalluar” (1978), “Teatri krahinor i Prishtines (1979).

Xhiroj edhe 90 filma kronikale e dokumentare te realizuar ne bashkepunim me nje ose grup operatoresh, si dhe disa dhjetra suzhete te kinoditareve. Vlen per tu permendur edhe xhirimi i filmit dokumentare si autore “Ansambli Migjeni ne Kosove” (1977) .

VINI RE:
Nuk disponojme asnje informacion pertej vitit 2002 . Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar.
Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.

______________

Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” – https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare/posts/faqe-nga-almanaku-stafi-prapa-kameravepo-sot-6-janari-shenon-ditelindjen-e-opera/2790434464349737/

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.