Portret i artistit Xhelil Aliu!

0
1370

XHELIL ALIU
Regjisor, skenarist, gazetar dhe folësi i njohur i Radio Tiranës.

U linde me 26 shtator 1956 ne Kalivac te Tepelenes. Ka ndenjur tre vite pa shkolle fare sepse nuk kishte 7 vjecare ne fshatin e tije te lindjes dhe detyrohet te shkoje ne nje fshat tjeter te vazhdonte shkollimin. Shkollen e mesme e kryen në Përrenjas të Librazhdit duke u diplomuar ne Gjeologji-miniera. Pas shkollës e dërguan në Martanesh, në minierën e kromit.

Ketu bie edhe ne kontaktin e pare me artin, mbasi aktivizohet ne nje konkurs estradash. Qe ketu vendos te ndjeke studimet ne Tirane per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve te cilat i mbaron ne v. 1972. Ne kohen e arsimimit ne ILA ai eshte ne kerkim te nje pune per te siguruar te ardhuara dhe nje shok i tij e sugjeron te veje per nje bashkepunim ne Radio per ndonje honorar. Po, në radio mëson edhe profesionin e gazetarit.


       
      

Me pas nisi punen si regjisor ne Radio Tirana duke u bere per ate nje shtepi e dyte. Ne vitin 2001 merr drejtimin e programacionit te radios si drejtor departamenti, ndersa ne v. 2002 kryen per nje kohe drejtorin e ketij institucioni.

Punon gjithashtu edhe si gazetar ne Televizionin Shqiptare, ne sektorin e dokumentareve. Ka realizuar mbi 1200 emisione te natyres kulturore, shume prej tyre per teatrin. Ai ka dhene nje ndihmese te vyer posacerisht per emisionet e ndryshme te teatrit ne radio si “Teatri ne mikrofon”; “Heroizmi i popullit tone ne shekuj”; “Fjala artistike ne mikrofon”; “Emisioni humoristik”; sikurse edhe 210 dramatizime librash nga letersia e jone ose ajo boterore, te transmetuara ne rubrikat “Radiopershtatja”; “Radioperralla”; “Radiotregimi”; “Emisioni Patriotik” etj.

Nder keto realizime te shumta, spikaten dramat: “Ne zemer te shkretetires”; “Ere mjalti”; “Kthimi”; “Pleqeria”; “Zonja zbret ne Pompei”; “Shpinen nuk ta pa armiku”; “Vdiqen per t`u mos harruar kurre”; etj.

Ka pergaditur mbi 50 emisione speciale te tipit te radiodokumentareve per jeten dhe veprimtarine e figurave te shquara ne teater, kinematografi, letersi, mjeksi etj.
Eshte autori i disa radiodramave, pjese teatrale per femije, artikuj publicistike ne shtypin e kohes.

U publikua me pare me 20 shtator 2020 ne faqen me te njejten emer ne Facebook


__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f.23;
Si dhe nje seleksionim i lajmeve te ndryshme nga gazetat shqiptare online.
Shtator 2020

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply