Profil i komediografit Skender Demolli

0
511

Skender Demolli
Shkrimtar, humorist, komediograf.

Lindi ne Korce me 14 korrik 1953.
Kreu studimet e larta ne Institutin Bujqesor ne Tirane (sot Universiteti Bujqesor), qe ne vitin 1976, por talenti e coi ate drejt letersise humoristike dhe dramaturgjise, ku edhe kreu nje kurs pasuniversitar per dramaturgji ne vitin akademik 1984-1985.

Libri i tij i pare eshte fabula, 1986; me pas botoi novela, fabula dhe rrefime per femije : “Miremengjes Jerina”; “Parlamenti i kermijve”; “Gomari padites” si dhe perkthime nga perralla dhe mitologjia greke.

Boton 5 komedi: “E bukura ime”; “Shtepia me enderra”; “Arapi me trendafila”; “Kepuca e Maros”; “Edhe nje Don Zhuan” te permbledhura ne vellimin “E bukura ime” (2004).

Ka pershtatur ne trajte komedie gjithashtu disa filma greke duke i rishkruar dhe mbushur me karaktere e lende te jetes shqiptar. Nga keto jane vene ne teater: “Zonjusha 39 vjec” (Korce); “Gjeta burre” (ne Athine) etj.

S. Demolli ka shkruar pjese per teatrot e kukullave si “Majmuni Hirko dhe shamia e tij”; “Kushe e vodhi vreshtin” (Korce); “Kecat mesojne karate” (Sarande); “Kush eshte i forte”; “Pse Irena kaq e heshtur” (Pogradec) ; inskenime nga perralla te popujve te botes (Peshkopi, Pogradec etj.).

Komedia e tij shquahet per mrehtesine, situatat e kendeshme, befasimet, fjalorin e pasur, sikunder edhe nje ironi therese, qe te con drejt satires, ne zbulimin e dukurive negative, veseve e sjelljeve te ulta te njerezve, posacerisht deformimet e renda qe kane ndodhur ne shoqerine shqiptare pas viteve `90- me tranzicjonin e rremujshem, bjerrjen e vlerave dhe anarkine sociale.

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 – J. Papagjoni / f. 79 / Gjini, Miho “Bisede me muzat, artikuj kritike, Albin 2008, f 68-69

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here