“Artisti i Popullit” ne panteonin e pavdeksise. Ikone e aktrimit shqiptar!
Sander Prosi (1920 – 1985) ka kohe qe i mungon skenes shqiptare, por jo shpirtit shqiptar. A i ka mbetur perjetesisht ne pelikul si simboli lapidar i perpjekjeve per driten e dijes, i udhes se shkronjave shqipe dhe pavaresine shqiptare.
Eshte zeri dhe imazhi i tij qe do te na prije udhen drejt mijevjecareve te rinj, me te vetmen pasaporte, identitetin tone si shqiptar. Ndaj ne memorien e kombit ai do te jete perjetesisht, ne panteonin e pavdeksise.
Për më se tri dekada Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bëri që asnjëri prej tyre të mos i ngjajë tjetrit. Ata ishin aq të ndryshëm dhe për këtë qëllim u bënë mjaft popullorë dhe të pëlqyer nga publiku. Trupi i drejtë, pamja fisnike, një nur i pakrahasuar skenik, vështrimi i ngrohtë, plastika dhe forca e fjalës së tij, zëri i veçantë i dhanë këtij aktori përmasat e një artisti të madh të skenës, që u gdhend natyrshëm te publiku.
Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artiste me nje profil krijues teper fin, teper te vecante. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetem ne ate cka ai ka bere, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar depertoj ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia.
Ai luan ne teater dhe se imiton jeten por e ngre ate ne nivelin e te pamundures ku shkelqen estetika e larte. Ne monologjet e dramave te interpretuara prej tij nderthuret bukur tragjikja, komikja, aktori kalon nga nje situate tek tjetra duke ruajtur ndjenjen e mases. Ai ben si i cmendur, por thelle brenda tij eshte vetedija e artistit per te kuptuar thelbin e rolit, mesazhin e publikut. Artisti i Popullit regjisori Piro Mani eshte shprehur “Sandri sikur ka lindur per te luajtur Horatin tek “Hamleti”. Sandri eshte nder figurat me te realizuara”. Vete aktori Sander Prosi eshte shprehur: “Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurise per punen”.
Arti i Sander Prosit spikati qysh nder figurat e interpretuara nga vitet 1953 ku interpreton Von Shubes, Vata, kamarieri Mitka, vazhdon me Zabelinin, shkelqen tek Prefekti ku artisti shpalos nje game te gjere situatash komike me mjeshteri te pazakonte. Ne rolin e Isa Boletinit u shqua si interpret i atdhetarit te flakte, luftetarit te madh te lirise me te cilin u identifikua ky talent brilant. Disa nga rolet e tij me te spikatura ne skenen e teatrit, te cilat jane interpretuar me origjinalitet krijues, me emocione dhe tipare te veçanta kombetare, edhe pse keto vepra ishin te gjymtyara prej kendveshtrimit ideo-politik te kohes, prap se prape keto role kishin karakteristikat dhe veçorite e tyre.
Veprimtaria ne Teater: (1948 – 1971 ) Teatri Popullor 1948 – PREFEKTI..........Shaqir Aga 1949 – RRENJE TE THELLA.......Sherifi GUVERNATORI I PROVINCES.....Kol. Xhemo Hill KARAKTERI MOSKOVIT.......Druzhinjin 1950 – MUKUR DUBRAVA....Pavel Krubla 1953 – HALILI DHE HAJRIA.....Bejtash Aga 1954 – REVIZORI.....Kamarieri i hanit 1953 – OTELLO...... 1953 – PERMBYTJA.....Leon Shtube 1954 – TOKA E JONE.......Vata 1955 – DASMA E MADHE....Zija Beu NE KOPSHTIN E JARGAVANEVE...Riboev PROCESI I LAJPCINGUT........Vogti 1955 – FAMILJA E PESHKATARIT............ 1956 – QINGJI I TERBUAR...Mitika Jonesku 1956 – ARMIQTE....Zakov Barein SUKSES NE JETE.....Pjeter Avarini 1957 – DETYRA....... Toger Rrapo 1957 – INTRIGE DHE DASHURI..Kamarieri I CUDITESHMI.....Piktori Qamil NE GJENEVE.................................. ORET E KREMLINIT....................... 1957 – SHTATE SHALJANET...Vuksan Gjoni TE RINJTE.......... 1959 – GRATE GAZMORE TE UINDSORIT..Pore` NJE LETER E HUMBUR.................. NE TUFAN.........Dik Bajraktari 1960 – HAMLETI....Morati 1960 – DRAGOI I DRAGOBISE...Isa Boletini 1961 – NJERIU ME PUSHKE........... DJALI PLAGEPRISHES....Lembit Padanja DHELPRA DHE RRUSHTE..............Ezopi TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME...Moisi Golemi 1962 – MBI GERMADHA...Fuati 1962 – ARTUNI....Gai Kurunzani RRESHQITJA.......Stavri 1963 – VOTRA E HUEJ....Marku 1963 – OTELLO.....Otelloja 1963–FUNDORJA E SKUADRES..Granatov 1964 – MONSERRA...Monserra 1964 – OTELLO.....Otello 1964 – XHAXHA VANJA.......... 1966 – MBRETI I LIRE...Konti i Glosterit MURI I MADH I PAKAPERCYESEM..He Cung / Nr 78 14 VJEC DHENDERR...Vangjeli TRI TE SHTENA PUSHKE.....Ali Beu PERKOLGJINAJT........Gjoni 1967 – CUCA E MALEVE.....Hetuesi 1968 – CATIA E TE GJITHEVE...Xha Nini FYTYRA E DYTE.....Andrea 1969 – SHOKET........................... NJEZET DITE.................... MBAS DY VJETESH....................... 1970 – I PAZEVENDESUESHMI...Kandidati i Shkencave 1971 – NJE NUSE PER STACIN...Rregjizori ARTURO UI...Avokati NJE DIMER I SHKURTER....Piktori etj......