BASKETBOLL | FINALET E KUPES SE REPUBLIKES!

0
595

“Partizani” , fitues i kupes se Republikes | 1972!

6 –pjesemarres, 5-pretendente! Finalet e kupes se Repubikes ne Basketboll per meshkuj qe u luajten ne pallatin e sportit te qytetit te Shkodres, nga 23 – 27 gusht, ishin edicioni i 16-te i ketij aktiviteti te rendesishem ne kete sport. Pjesemarresit e kesaj kupe me perjashtim te Dinamos e Skenderbeut, ishin fitues te edicioneve te mepareshme te kupes. Keshtu 3 here Partizani; Vllaznia e 17 Nentori dhe 2 here nga Lokomotiva e Durresit.

ODISEJA E KUPES

Sportedashesit shkodrane u bene deshmitare te nje lufte te forte , te bukur dhe korrekte sportive, dhe nga peripecite se si u zhvilluan takimet, ata ndjene nje larmi emocionesh te thella sportive . Keshtu qe nga takimi i pare e deri ne ato te dites se fundit nuk i dihej akoma fati i kupes. Sidomos 5 pretendetet e saj : Partizani; Vllaznia; 17 Nentori; Lokomotiva e Skenderbeu, te mobilizuar ne kulm , i nxoren mjaft shqetesime e emocione njeri-tjetrit, gjyqtareve e sportdashesve te shumte.

Takimi midis Partizanit e 17 Nentorit , i pari i dites se pare, nuk qe i vetmi takim i  bukur , i forte dhe ai nuk percaktoi si zakonisht fatin e kupes. U luajt me nje rivalitet te madh duke mbetur i papercaktuar gjer ne sekondat e fundit te lojes. Pjesa e pare mbyllet ne favor te 17 Nentorit 36-33. Ne minuten e 29` ai kalon ne avantazh te 8 pikeve dhe ja pikerisht ne keto momente Shehu largohet para kohe nga fusha . Kampionet e Partizanit manovrojne me shkathtesi , barazojne shpejt rezultatin dhe madje kalojne ne avantazh duke udhehequr edhe pse me nje diference te vogel , por gjer ne fund. Loja mbyllet e tera me rezultatin 64-62.

Ndersa takimet e tjera te kesaj dite Vllaznia – Skenderbeu dhe Lokomotiva – Dinamo fitohen nga te paret . Pas nje prezantimi modest qe beri nje dite me pare (ajo humbi me Vllaznine 58-90), diten e dyte Skenderbeu fiton me Partizanin. Kampionet aktivizuan ne mase elementin e ri . Pjesa e pare mbyllet per ata 31-28. Edhe pjesen e dyte Partizani e fillon perseri keshtu kurse rezultati mbetet i ekuilibruar. Rreth minutes se 30-te, ekipi kampion aktivizon peseshen me te mire, por, sic tregoi zhvillimi i lojes , atehere ishte vone, sepse ekipi korcar ishte moralisht teper lart e duke zhvilluar nje loje ne ngritje . Ne sekondat e fundit rrezultati ishte i barabarte dhe Skenderbeu perpak sa nuk e rrit kuoten e pikeve . Ne shtesen prej 5 minutash ata shenojne nje pike me shume se kampionet (10-9) duke e fituar krejt takimin me rrezultatin 66-65!

Po kete dite takimi Vllaznia-Lokomotiva ishte shume i forte dhe ne fund u fitua nga vendasit me rrezultatin 72-60 (31-26). Kurse 17 Nentori mund Dinamon 72-67.

Dita e trete solli prape takime interesante , Vllaznia luftoi me te gjitha forcat kunder Partizanit . Pjesa e pare mbyllet e barabarte 35-35. Ne pjesen e dyte si rrezultat i nje ritmi te larte qe imponojne kampionet partizanas, vendasit bien ne gabime sidomos dobet funksionoje snajperi i tyre Vorfa. Partizani me ane te Dherit e Boshnjakut shenon me saktesi nga gjysmelargesia . Takimi fitohet nga Partizani me diferencen e dy koshave , 68-64. Po kete dite Skenderbeu korri nje tjeter fitore kete radhe ndaj Dinamos 73-52 ndersa 17 nentori mposhti Lokomotiven 68-58. Dita e 4-te solli perseri nje permbysje tjeter , kete here ne takimin Vllaznia – 17 Nentori. Megjithse pas takimeve te forta (me Lokomotiven e Partizanin) , skuadra shkodrane hyri e mobilizuar dhe me ne krye titullarin e saj Vorfa duke bere nje paraqitje mjaft te mire. Pjesa e pare mbyllet ne favorin shkodran 33-23. Gjate zhvillimit te lojes avantazhi rritet akoma . Ne mes te nje ankthi te madh te publikut shkodran Vllaznia luan me sukses megjithe se dalin  nga loja per efekt te plotesimit te pese personaleve qe te pese titullaret e saj. Ajo e ruan epersine me pike dhe me gjithe perpjekjet e tiranasve fati i lojes nuk ndryshon. Vllaznia fiton keshtu ndeshjen decizive per vendin e dyte me rrezultatin 61-56. Po kete dite Lokomotiva fitoi me Skenderbeun dhe Partizani me Dinamon .

Ne diten e 5-te te takimeve u arriten keto rrezultate: Partizani-Lokomotiva 86-64 / Vllaznia – Dinamo 68-48 / 17 Nentori  – Skenderbeu 100-73 . Ne perfundim u arrit ky rend klasifikimi:

Edicionin e kupes per vitin 1972 e fiton Partizani qe eshte edhe fitues i titullit kampion per sezonin 1971-1972.

Vendin e dyte, Vllaznia me pike te barabarta (por duke pare qe sfiden direkte ndermjet tyre e fitoi Partizani), dhe me radhe ne vendin e 3-te 17 Nentori, 4-tin Lokomotiva, 5-tin Skenderbeu dhe ne fund Dinamo.

Pikeshenuesit me te mire ishin: Terova (Skenderbeu) 117 pike; Shaka 112 dhe Vorfa 111 pike.

Ne anketen e zhvilluar me trajneret e ekipeve pjesemarrese si lojtari me i mire i kupes u cilesua Refik Vorfa (Vllaznia) . Partizani e meritoi kupen dhe kjo ishte merite e gjithe ekipit si dhe e trajnerit Astrit Greva

____________

Sporti Popullor 29 gusht 1972 / f. 1-2 ; Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve (koleksioni personal); Foto “Partizani” © Copyright

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply