Skënder Sallaku (1935-2014) | Mjeshtër i humorit shqiptar!

0
3380

#KinematografiaShqiptare  #SkenderSallaku 

Skënder Sallaku (1935 – 2014) Artist i Popullit!
Aktor i madh i gjinise se humorit, njeri nder me kryesoret ne organiken e estrades profesioniste te Tiranes.

Lindi me 25 janar 1935. Njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish mbahet mend nga te gjithe me respekt për interpretimin e tij brilant në cirk dhe në estradë.

Talenti i tij burimor prej aktori komik e coi natyrshem drejt teatrit te varietese dhe ne vitin 1953, gjate kohes qe ishte ushtar, u aktivizua ne grupin e Estrades se kufirit. I vleresuar per dhuntite e tij, ai u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Tiranes me 1956, dhe si i pari klloun akrobatik ne Shqiperi, ne trupen e cirkut brenda kesaj estrade.

Ne vitin 1957 mbaroi studimet ne Insitutitin e Larte te Fizkulutures “Vojo Kushi” ne Tirane dhe me vone kreu kursin njevjecar te kualifikimit prane “Cirkut te Pekini”. Në vitin 1960 ka qenë premiera e parë për Skender Sallakun me cirkun, e cila pati shumë sukses, ku iu bë një jehonë madhe edh në shtyp. U be shpejt shume i dashur dhe i njohur tek spektatoret duke u aktivizuar ne zhanret e ndryshme te humorit . U martua me akrobaten e cirkut te Tiranes, Vitore Sallakun “Artiste e Merituar”.

Te paharruara do te mbeten rolet e tij te spikatura ne premierat: “Gaz dhe pune, qeshe e njesh”, “Prezantohem Skender Sallaku”, “Ekipi”, “Ditari i nje bojaxhiu”, “Dosja jone” etj. Ka luajtur mbi 1000 role, te llojeve e madhesive te ndryshme. Eshte dalluar ne qendisjen e tipave te fshatareve tiranas, ne dukje disi “te leshte”, “tuhafe”, por ne te vertete te mencur, shpotites, qe nga te tallur, ne fund rezultojne se kane ditur t`i tallin bukur e mire te tjeret.

Galeria e figurave te tij eshte e pasur. Per nje kohe mbeti ne kujtesen e publikut roli i persosur i Abedin Asllanshiku, pastaj i Taulla Teleskopi, Janaq Pupulakut, Gagarelit, personit me bllok blu, tifozit, inxhinierit ne terren, postierit te fshatit; ose ai i statistit qe kerkon medoemos nje te semure malarik, ai i nje nepunesi
dikasteri qe do te provoje se korrenti “nuk te ze”, por qe e ze per dreq; ai i nje mekaniku te shkathet qe ve ne loje shefin e vet, ai i nje burokrati qe hap e mbyll dosjet mbi tavoline, kinse eshte mbytur ne pune etj.

Nje permbledhje me disa nga rolet me te spikatura te Skender Sallakut u realizuan ne filmat “Estrada ne ekran” (1968) dhe “Kur hiqen maskat” (1975). Ka luajtur edhe disa role nga komedite e njohura klasike, si Zhurdenin tek “Borgjezi fisnik” te Molier, Sanco Panco tek ineskimi i romanit te Servantesit “Don Kishoti”, sikurse edhe ne kinokomedite “Gjuetia e fundit” (1992) si Muci , “Oreksi i madh” 1996) etj.

Me rolin e fshatarit ne kinokomedine “Revolja e humbur” (1995), brenda profilit te tij tashme te mirenjohur, dha plot humor tipin e nje katundari tiranas, disi tuhaf, me besim te tepruar tek punonjesi i sigurimit te shtetit per ta ndihmuar ate gjoja ne zbardhjen e te vertetes, por qe mbetet ne fund i rrahur si mos me keq prej tij. Ne pergjithsi Skender Sallaku mbetet nje aktor me nje mimike shprehese, sidmos ate te syve.

Zoteronte nje plastike te zhdervjellte prej akrobati, e rralle ne llojin e vet; madje, ka luajtur edhe si klloun I cirkut, si zhongler, imitues, prestidigjiator, iluzionist, ekuilibrist. Kjo pasuri llojesh e nenllojesh te teatrit te varietese e te cirkut e paraqet ate ne nje dimension aktorial sa te vecante. Po aq te paperseritshem per nga aftesite e shumta qe zoteronte.

Me zerin e tij karakteristik, te larte e te holle, gjithashtu me mjeshtrine dhe hirin komik, me aftesine per te qene parodist, sidomos pantomimist i klasit te larte, me dhuntite muzikore dhe ato te imitimit, ai eshte bere nje nga aktoret me te shquar te humorit shqiptar. Ai ndertonte raporte krijuese me artistet e tjere, bente cmos per te ruajtur dhe gjalleruar atmosferen artistike, si kusht per sukses reciprok; karakterizohej nga spontaniteti dhe improvizimet e befta dhe begatuese per lojen; ishte nder anekdotistet me ne ze e plot fantazi, te te cilat buiste nje humor sa i mprehte e i shpenguar, po aq i guximshem, i cili prekte deri edhe qarqet politike, por qe konsumohej ne mirebesim ne rrethet miqesore artistesh.

Mban me plot merite titullin e larte “Artist i Popullit”
Gjatë karrierës së tij artistike për një gjysmë shekulli, është folur dhe shkruar nga shumë njerëz, gazetarë, autorë,shkrimtarë e kolegë. Humori dhe cirku ishte jeta e tij. Skënder Sallaku është përfaqësuesi më i denjë i komedisë shqiptare..

Ka marre pjese edhe ne filmat : 1968 – Estrada ne Ekran; 1975 – Kur hiqen maskat; 1977 – Cirku ne Fshat .

Gjithsesi Skender Sallaku mbetet akoma sot nje artist i madh i nderuar me çmime here pas here, “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Mirënjohja e qytetit”, “Urdhri i punës i klasit të dytë”. Ndahet nga jeta me 11 shkurt 2014, ne moshen 79 vjecare mbas nje semundje te gjate.

_____________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Skender Sallaku ose si qeshnim ne diktature” / Pellumb Kulla – Arberi 2002 / “Pas shfaqjes” / Miho Gjini – Naim Frasheri 1971 / “Ne skenen e jetes”/ Vitore Sallaku –Erik 2006 / “nje jete ne cirk” / Vitore Sallaku – Iliar” 2004
Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / J. Papagjoni – Toena 2009 (f. 410).

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply