Vladimir Kasa: “Filmi “Flaka e maleve” mund të them pa frikë se ka qenë filmi më i vështirë në karierën time……

0
1501

“Filmi “Flaka e maleve” mund të them pa frikë se ka qenë filmi më i vështirë në karierën time. Kisha menduar ta vendosja në zonën e Malësisë së Madhe për ashpërsinë dhe bukurinë e mahniteshme që mbarte në vetëvehte, kështu që u stacionuam në Selcë, afër Vermoshit, në periudhën më të ftohtë të vitit, ku bora shkonte mbi një metër.

Që në ditët e para kuptova se sa vështirë do ta kishim për realizimin e filmit dhe ashtu ndodhi vërteë. Makinat nuk ndizeshin nga i ftohti, bateritë e kameras (filmi eshte xhiruar në elektronik) nuk mbanin e shkarkoheshin shpejt dhe shumë telashe të tjera që sot kur i kujtoj më zë frika, por mirë thonë që pasioni për punën të bënë të harrosh çdo gjë. Në këto kushte detyrohem të shpërngulem në Shkodër dhe ta vendos filmin në rrethinat e saj në Bogë, Koplik, Leqet e Hotit, për xhirimet jashtë dhe Shkodër të gjitha interieret në mjedise reale.

Por kjo kërkonte te ndryshoja çdo gjë në skenarin tekniko-regjizorial. Ai që është profesionist e kupton më mire se çdo të thotë. Punoja gjithë natën mbi skenar që të nesërmen të isha gati në sheshin e xhirimit.

Filmi i bënte jehonë ngjarjeve të kryengritjes së vitit 1911, në Malësinë e Madhe, por unë dëshiroja të theksoja shpirtin liridashës të shqipetarëve për të rritur ndërgjegjen kombëtare në Kosovë pasi aty kishin filluar levizjet e para për Pamvarësi.”
VLADIMIR KASA

__________________
Kinematografia Shqiptare  ne aktivtet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply