Xhemal Myftiu (1936 – 2012) aktori i Estrades se Shtetit (Tiranes)!

0
3642

#KinematografiaShqiptare    #EstradaHumor   #XhemalMyftiu

Xhemal Myftiu

28 janar 1936 – 8 qershor 2012
Aktor i Estrades se Shtetit (Tiranes)

Lindi ne Tirane me 28 janar 1936.
U aktivizua heret ne Levizjen Teatrore Amatore te qytetit te lindjes, posacersisht ne grupin e estrades se Pallatit te Kultures “Ali Kelmendi, qysh ne vitin 1956. Kishte nje talent te lindur per aktor komik plot me nur e hir skenik.

Zeri karakteristik paksa i ngjyruar, spontaniteti i veprimit, gjesti i figurshem, mimika shprehese, aftesia per te gjemtuar tipa e karaktere nga meset rurale te zones se Tiranes e pergjithesisht atyre te Shqiperise se mesme, sharmi i levizjes plastike e pantomimike, u bene premisat dhe garancite e nevojshme per ta afruar si aktor profesioniste ne Estraden e Shtetit, me 1964.

Ai pati nje karriere artistike ne mbi 50 vjecare, duke krijuar ne skenen e estrades nje galeri figurash te shumellojta komike, duke filluar nga pjeset e shkurtera e zhanret e llojllojshme te teatrit te estrades, dhe deri tek komedite me nje dhe shume akte, si “Tre dhenduret”, “Shporta me karavidhe”, “Borgjezi fisnik” etj. Xhemal Myftiu interpretoj edhe ne disa filma artistike nga ku mund te permenden: “Estrada ne ekran”, “Perse bie kjo daulle”, “Koncert ne vitin `36”, “Kur hiqen maskat”. U nda nga jeta me 8 qershor 2012.


_______________________
Burimi i informacionit: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni (f. 321)

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply