YJE TË KINEMASË BOTËRORE! ARIADNA SHENGELLAJA – VCEVOLLODOVNA

0
2595

Ариа́дна Все́володовна Шенгела́я
Eshte aktorja sovjetike qe interpretoi ne filmin shqiptar “Fortuna” e per vete kete fakt mendojme qe meriton te permendet, ndonese nuk ka famen e yjeve te tjere boterore.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Shkelqimi i saj ngjasoi tamam me ate te nje meteori, vetem per disa caste e qe me pas shuhet ne qiellin e pafund.

Lindi ne Tashkent te Uzbekistanit me 13 janar 1937.
Kreu studimet e larta ne Insitutin Kinematografik te “VGIK”. Ishte bashkeshortja e njerit prej regjisoreve me te njohur ne BS, Eldar Shengellaja, gjeorgjiani i cili se bashku me te vellane e tij, regjisore edhe ai, kishin dominuar ne Kinematografine e BS te viteve `50-te, 60-te, qe kishte arritur te prodhonte nje shifer rrekord filmash , deri ne 300 ne vit.

Aktorja simpatike nga Uzbekistani u ndodhe jo rastesisht ne sheshin e xhirimeve perkrah aktoreve shqiptare ne filmin “Fortuna” , xhirime qe startuan qe ne v. 1958, film i cili qendroi i mbyllur per shume dekada qe mbas prishjes se qeverise shqiptare me ate sovjetike, pak a shume si disa filma te tjere shqiptare sot dhe teatro te “burgosur” qe me ndryshimin e sistemeve mbas 90-tes, “per merita” te klases politike te cilen as bota perendimore nuk arrin t`a kategorizoje si demokratike dhe te qyteteruar.


Megjithate duke u kthyer tek aktorja ruse e cila u ngarkua te interpretonte rolin e Zanes, realizoi një nga më të mirët në filmin shqiptaro-rus (regjisoriet Juri Ozerov dhe K. Dhamo), por qe nuk pati suksesin e “Skenderbeut”.

Pas filmit “Fortuna” , Ariadna realizoi dhe filma të tjerë shumë të mire dhe arriti të bëhëj një aktore me emër në BS. Nga periudha kohore 1957 – 1997 u shfaq si aktore ne 33 filma, nga te cilet mund te permendim: “Juxhine Onegin” – 1958 ne rolin e Tatiana Larines / “Fortuna” -1959 / ne rolin e Zanes / “Karavani i bardhe” – 1963 ne rolin e Maries / “Mos u hidheroni” – 1969 ne rolin e konteshes / “Enderra dashurie” – 1970 si Karolina etj.

Prishja e marrëdhënive me BS, te shtetit shqiptar solli dhe harrimin e aktores . Megjithate pa u mbyllur ende , në Shqipëri ajo u shfaq ne një film tjetër rus duke interpretuar ne “Karavana e bardhë” (1963).

Mban titullin Artiste e Popullit per Rusine dhe Gjeorgjine.

Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne gusht 2020. 

_________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.