21 gusht 1944 | Pesë zemerluanët e Vigut!

0
1568

21 gusht 1944: eshte nje ngjarje historike, faqe e lavdishme, ne njeren ane, eshte nje simbol dhe shembull i pashoq i trimerise shqiptare ne mbrojtjen e atdheut, nderkohe qe ne anen tjeter eshte turpi dhe vula e shemtuar e tradhetise se kolaboracionisteve dhe mercenareve te vendit qe i ndjek brez pas brezi. 

Më 21 gusht 1944 bien dëshmorë Heronjtë e Popullit Ndoc Deda, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hidajet Lezha, dhe Ahmet Haxhia në Vig të Mirditës në nje pusi te ngritur kundër qindra mercenarëve të nazizmit gjerman.

Shkrimi si me poshte i dedikohet pikerisht pese djemve zemerluane qe u vrane ne tradheti dhe pabesi, pese djem nenash pamvaresisht bindjeve te tyre politike.
Dedicated to 5 albanian heroes, too much young to die, who were killed in an ambush and in infidelity by Gjon Markagjoni` s men, a nazi-fascist collaboraters group, on August 21-1944.

* * *

“Heronjtë e atdheut janë pigmenti i ngjyrës së flamurit, palca e shqiptarizmit, mushti jetësor i kombit, hareja e zemrave të ushqyera me dashuri dhe flaka e vllaznimit kombëtar. Jashtëzakonisht të gjallë edhe mbas vdekjes, vijojnë të veprojnë në dobi të atdheut” – PRELE MILANI

Naim Gjylbegu – “Besniku”, Ahmet Haxhia – “Tigri”, Ndoc Mazi – “Minuku”, Ndoc Deda – “Teli”, Hydajet Lezha – “Hida”!

Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi dhe Naim Gjylbegu ishin nga qyteti i Shkodrës dhe të tre ishin shokë që nga fëmijëria. Të tre të rinjtë nga Shkodra kishin qenë më parë të arrestuar dhe të dënuar disa herë për bindje politike komuniste. Hydajet Lezha ishte nga Lezha dhe Ndoc Deda ishte nga Miloti. Të dy iu bashkuan tre djemve nga Shkodra për të realizuar misionin. Të pestë kishin disa muaj që kishin nisur misionin e tyre në Mirditë, për të përhapur idetë komuniste dhe për t’iu bashkuar rezistencës që komunistët po u bënin pushtuesve gjermanë.

“Ushton Vigu gur e zall,/ S`lidhen trimat për të gjallë,/ S`lidhet Ndoci me gjithë shokë,/ Për pa shkue gjaku për tokë,/ Për pa vdekë, për pa mbarue…..,/
– KOLE JAKOVA

Degjoje kengen e 5 heronjve te kenduar nga Shyqyri Alushi dhe shoqeruar me fragmente nga filmi “Besa e kuqe”. Luaje videon si me poshte:

Keshtu ndodh ne cdo vend te botes, kur ngjarjet me te shenuara historike kthehen ne Film. Keshtu ndodhi edhe me Kinostudion “Shqiperia e Re” qe realizoj dy filma, “Ceta e vogel” dhe “Besa e kuqe” , ne nderim te 5 heronjve, 5 bijeve te popullit shqiptar , dhe mjaft filma te tjere ne nderim te Luftes Nacional Clrimtare kunder nazi-fashizmit dhe bashkepunetoreve te tij. Rreshtimi ne krahun e aleateve ne Luften e II –te Boterore, i dha nje vend nderi Shqiperise dhe e favorizoj vendin tone per ne familjen e madhe europiane, pamvaresisht se qeveria e Enver Hoxhes e vendosi ne nje drejtim tjeter.

Por, le te kthehemi tek ngjarja e 21 gushtit 1944. Duke qene se akoma sot kjo ngjarje eshte e rrethuar me mister, do te fillojme ne formen e nje pyetsori per te hedhur sado pak drite rreth kesaj vrasje te pese fishte qe historianografia e djeshme dhe ajo e sotme na e thone ne dy versione (te pakten), dhe sidoqofte perseri ka mangesi dhe dyshime .

Sot askush nuk e merr mundimin te zbardhe realisht kete rast, te beje nje investigim serioz duke e zhveshur ate nga propaganda e sistemit te kohes nga njera ane, dhe nga ana tjeter, po ashtu edhe nga denigrimi dhe mospërfillja deri në absurditet të vlerave të LANÇ, te arrogancës se sotme te se djathtes (i thenshin) dhe mosperfilljes se opinionit qytetar.

Natyrisht misteri nuk qendron tek vrasja ne Vig, as tek data. Te 5 partizanet qe kishin hedhur armet ne krah per nje ideal ate te Atdheut, u zune ne pusi dhe luftuan me heroizëm kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit fashist, duke ngritur peshë moralin luftarak të popullit të Mirditës, Shkodrës madje dhe të gjithë Shqipërisë.

Misteri qendron ketu mbas ketyre pyetjeve:
1-Përse ende nuk ka një version zyrtar të qartë të motivit real të kësaj ngjarjeje?
2 – Perse që për një vrasje 5-fishe Prefektura e Shkodrës e njoftonte Ministrinë e Brendshme dy ditë me vonesë?
3 – Si ka mundësi që ministria e trajtonte vrasjen pesëfishe, të kryer për motive politike ?
4 – Perse, edhe pse njerëzit që bënë pritën e mësuan se cilët ishin viktimat ,Prefektura e Shkodrës dhe Ministria e Brendshme nuk i kishte identifikuar edhe dy ditë pas vrasjes ?
5 – A ishte motivi i kesaj vrasje për faktin se komunistët po synonin të kishin ndikim në Mirditë, krahinë të cilën e drejtonte kapiten Markagjoni?
6 – Përse historianët e djathtë e kanë paraqitur vrasjen e pesë partizanëve komunistë si vrasje për të kundërshtuar idetë komuniste, në mënyrë që të mos triumfonte komunizmi në Shqipëri?
7 – Përse një pjesë e historianëve të djathtë e paraqet këtë vrasje të rëndomtë, dhe deri për motive banale?
8 – Përse historiografia komuniste e ka paraqitur këtë ngjarje si përplasje të komunistëve me barjaktarët e zonës për të mbështetur ose jo pushtuesit gjermanë?
9 – Përse vetë historiografia komuniste numrin e personave që i rrethuan të pestë, e ka dhënë në fillim 60, pastaj 200 dhe më pas 300 persona?
Përpara këtyre pyetjeve heshtin politikanët. Heshtin edhe pseudohistorianët e klanit ballisto-zogist. Thurin teza, ngjarje te stisura per te justifikuar bashkepunetoret, nderkohe qe klases politike i interesojne votat ne kembim me shtremberimin e historise.

Ngjarja:
Një njësit i vogël partizanësh i përbërë nga Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda dhe Hydajet Lezha, vepronin në Mirditë dhe Malësinë e Lezhës. Qarkori i Partisë së Shkodrës dhe komanda e batalionit partizan “Perlat Rexhepi” e ngarkuan këtë grup për të punuar me popullin e kësaj krahine, për të përhapur idetë komuniste dhe për të bindur banorët të luftonin pushtuesit. Me vdekjen para sysh në çdo hap njësiti trim udhëtonte më shumë natën sesa ditën në malet e egra të Mirditës. Ata shkonin shtëpi më shtëpi për këtë aksion politik, në një krahinë që në fakt, ndryshe nga të tjerët, nuk i kishte përkrahur idetë komuniste. Kjo jo vetëm nuk u kishte pëlqyer të parëve të zonës, Markagjonëve, por ata organizuan ndaj të rinjëve një pritë.
Në paraditen e të hënës së 21 gushtit, rreth 60 persona, kryesisht forcat e familjes Markagjoni dhe të xhandarëve të drejtuar nga kryetari i komunës së Kashnjetit, u bënë pritë duke i rrethuar në një luginë, duke u kërkuar largimin prej asaj zone ku ata kishin kohë që jetonin. Të pestë kundërshtuan, të bindur se misioni i tyre për të ngritur popullin në luftë dhe për të përhapur idetë komuniste ishte i drejtë. Kjo solli replika dhe debate të ashpra që u shoqëruan me nisjen e betejës.

Nuk ndodh shpesh që një grup njerëzish, të sigurt që do të vriten, të shkruajnë një letër pak momente përpara se t’i përshkojë plumbi. Keshtu të ndodhur në gjendjen më kritike, ata e shkruajne ate, që ndonëse me përmbajtje dhe ide komuniste, është unikale për kohën, mënyrën dhe artikulimin.

Letra nis me parullën “Vdekje fashizmit, Liri Popullit “ dhe u drejtohej udhëheqësve komunistë.
“Të dashtun shokë. Jemi të rrethuem dhe presim që në çdo minutë të na përshkojnë plumbat e tradhëtarëve, por ne kemi vendos ma mirë me dhanë jetën si me le, se sa me tradhtue luften që kena nis, se një herë kemi thënë, ja vdekje ja liri. Pra, o shokë, ju do ta ndiqni punën deri në ate vend që e kemi lënë me guxim të pathyeshëm.Shokë, ne nga malet e Mirditës … Ju cojmë përshëndetjet e fundit me brohorit me një za vdekje fashizmit, liri e popullit! Vdekje okupatorit barbar që na ka çnderue vatanin. Vdekje tradhëtarëve Gjon Marka Gjoni, Kol Bibë Miraka, Mustafa Kruja etj. Rroftë Partia Komuniste Shqiptare. Rroftë Këshilli i Parë Antifashist, rroftë rinia komuniste shqiptare që po jep heronj për çlirimin e vendit prej tradhtarëve dhe okupatorit. Rroftë ushtria partizane vullnetare N.Ç.L.SH.
Të fala të pesë shokët :
Teli, Besniku, Minuku, Tigri dhe Hida
Vig. më 21.8.1944”

Pas rreth 8 orë bisedash, negociatash, debatesh dhe përplasjesh me armë, të pesë komunistët mbetën të vrarë, ndërsa nga njerëzit që ngritën pritën nuk pati asnjë viktimë. Kjo edhe për shkak të terrenit të favorshëm.

Ndarja e opinionit vijoi edhe pas vrasjes. Zyrtarët e shtetit të asaj kohe e trajtuan si një reagim të banorëve të zonës për të kundërshtuar komunizmin.

Një komb, që nuk e di të djeshmen e vet, është foshnjarak, prandaj nuk mund të dijë, as të sotëm, as të nesërmen mjerane qe e pret. Historia nuk mund të shkruhet sipas qejfit të çdo sharlatani politik që i jepet rasti të hipë në karrocën e pushtetit. E zezë, e shëmtuar, makabre ishte vrasja e tyre, si vetë ngjyra e këmishëzive fashist dhe pafytyrësia e kolaboracinizmit.

Shkarravitesi i historise Uran Butka, duke thene qe “keto nuk luftuan kunder pushtuesve dhe keshtu qe nuk mund te nderohen si deshmore….ato jane viktima te luftes civile”, padashur duke arsyetuar kështu, nxjerre akoma më lakuriq vrasësit e tyre kolaborocionistet, balliste e zogiste cfaredo ishin.
Jo, ore zoti Butka, majft me tezat tuaja te qellimshme, shkruan libra dhe ben debate te pafryteshme, percarese ne cdo panel televiziv, per te mbuluar krimet gjakatare te nje pale qe politika e djathte (i thenshin) i shfrytezon per te marre vota, dhe duke i bere nje dem te madh historise se Shqiperise, ne rehabilitimi e figurave kolaboracioniste.

Foto nga filmi “Besa e kuqe” – Kinostudio “Shqiperia e re”. Aktoret ne rolin e pese heronjve te Vigut.

Ata, 5 zemra ne lule te rinise, nuk kishin shkuar të luftonin ne Mirdite me shqiptarët, por t`i bashkonin ata në luftë kundër nazi-fashizmit. Ky ishte edhe qellimi i aleateve nderkombetar, te gjithe te bashkuar ne nje front kunder rrezikut te madh Hitlerian, pamvaresisht ngjyrimeve dhe besimeve politike. Te 5 heronjte ishin idealistë të vërtetë, paqedashës e atdhetar. E pra, nuk ka me sakrifice sublime në jetë se sa njeriu kur flijohet si engjëll në emrin e Atdheut.

Deri kur duhet të lejojmë jashtëqitjet e këtij populli të përdhosin simbolet e pa prekshme të krenarisë kombëtare. Pesë heronjtë e Vigut nuk kanë asnjë lidhje me sistemin që u instalua në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Ata dhanë jetën për idealin më të shtrenjtë të një kombi, si mijëra të tjerë bashkëkohës të tyre që kontribuuan dhe na radhitën në aleancën më të madhe të njerëzimit kundër nazi-fashizmit.

Forcat e djathta në Shqipëri në se pretendojnë të jenë vërtetë demokratike duhet të mbajnë qëndrim të prerë ndaj fenomenit kolaboracionist dhe të çlirohen një orë e më parë nga reminishencat neofashiste dhe truket politike antikomuniste që manifestojnë emocionalisht herë pas here në lidhje me rehabilitimin e elementëve kolaboracinist.

Pesë Heronjtë e Vigut ishin pesë yje të veçantë, pesë yje të pashuar, të cilët, me dritën e tyre, i falen një shkëlqim të ri heroizmit shqiptar, jo vetëm në prag të agimit të lirisë, po në gjithë historinë e kombit shqiptar
____________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook me 9 shtator 2019 dhe i rishikuar ne vitet vijues. Linku prane: 
https://m.facebook.com/nt/screen/?params=%7B%22note_id%22%3A1260507834310782%7D&path=%2Fnotes%2Fnote%2F&_rdr

Informacioni u seleksionua dhe u pershtat per faqen nga: 1 – shkrimet ne librin e Roland Qafokut :”Vrasjet me te bujshme” / 2-  nga Prele Milani gazetar i diplomuar per Histori-Gjeografi dhe Kryeredaktor i gazetes “Dugagjini” /3 – Prenge C. Lleshi “Odiseja e 5 heronjve te Vigut”.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply