Aktori dhe Personazhi | Robert Camcakizi, djaloshi me shfaqje të huaja!

0
4426

Aktori dhe Personazhi.
Njera nga rubrikat e kesaj faqe ku flitet per aktore te vecante qe misheruan dhe interpretuan me mjeshtri personazhe, karaktere te cilat mbeten ne memorien e artedashesve dhe ne historine e kinematografise shqiptare.

Njeri nga keto personazhe ishte edhe ai i Robert Camcakizit, djaloshit te portit me shfaqje te huaja ne filmin e mirenjohur “Horizonte te hapura” ku u interpretua me mjeshtri nga aktori Shpetim Shemili.

I lindur ne Tirane por i rritur, arsimuar dhe i formuar si artist ne qytetin e Elbasanit, Artisti i merituar Shpetim Shemili nder shume role te interpretuara, ne vecanti ne skenen e teatrit “Skampa” ka mbetur ne memorien e spektatorit te ekranit edhe me nje rol ate te Robert Camcakizit, ku ndonese episodik me 2-3 skena, arriti fale mjeshterise interpretative te tije dhe batutave te perdorura te dallohet si nje aktor me aftesi te shkelqyera dhe do te rezultoje i tille ne vazhdim te karrieres artistike sidomos ne krijimin e karaktereve, ne me te shumten e rasteve negative.

Per Shpetim Shemilin nuk ka role te vogla dhe te medha, nuk ka rendesi roli negativ apo pozitive, ndaj punoi me profesionalizem per te arritur kete personazh qe kemi sot, Robert Camcakizin, ai djali i Portit Detar me shfaqje te huaja, me noten e thyer ne sjellje, qe ishte edhe roli i pare i aktorit ne v. 1968 ne filmin “Horizonte te hapura”, i ofruar nga regjisori i madh Viktor Gjika, nje figure e vecante i cili mbahet mend për të veçantën e tij, një personazh i ndryshëm nga të tjerët nga heronjtë skematikë të realizimit nje person “qe ka noten e thyer ne sjellje dhe demonstron shfaqje te huaja” , (ngacmon femrat, vishet me mode , flet me te huaj) cilesi keto te kohes se atehershme ku imponohej shoqerise shqiptare sidomos rinise te goditeshin rende dhe te mos lejoheshin, qe nga Flete-Rrufete, mbledhjet deri tek shprehja “nuk lejojme qe nje dru i shtrember te na e prishe vendin, rinine” etj.

Kur e shikon sot mbas shume vitesh rolin e Robertit, dallon se si eshte veshur ky personazh me absurditetin e kohes, synimin e nje sistemi qe kishte zgjedhur te edukonte rinine me masa ndeshkuese sa qesharake aq dhe dramatike .
I dale nga pena e te madhit Dritero Agolli, dhe i misheruar me mjeshtri nga Shpetim Shemili personazhi Robert Camcakizi, here me nje kuzhinete ne dore dhe here duke dredhur zingjirin, shfaqet si nje tip qe ua ben te tjereve per borxh……. sepse flet me turistet e huaj, dashuron “pa te drejte” te njejten vajze si dhe Azemi (djali model qe duhej te zgjidhnin vajzat), apo pse menyra e te veshurit eshte ndryshe nga te tjeret, konsiderohej si nje element qe prish shoqerine tone duke demonstruar shfaqje te huaja?!

Megjithate batutat e Robert Camcakizit ne film te interpretuara nga Shemili kane mbetur te fiksuara dhe madje nuk do te cuditemi nese i degjojme akoma sot ne jeten e perditeshme tek njerezit:

“He moj zog sa recipeta najloni shkarkove ? ”
apo tjetra “aaa Interklubi po ai atje por Dama niks”……
“Eine minute sa te laj duart”
ne dialogun me Dhimiter Orgocken ” Llaf ? Cfare llafi? Llaf nish-prodhimi apo nish-gome ?

Ne kete film artisti elbasanas Shemili luan perkrah figurave te medhaja te konfirmuara te kinemase si Sander Prosi, Pandi Raidhi, Dhimiter Orgocka, Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika. Brenda nje harku kohore 1968 – 1988 interpretoje ne 13–te filma te Kinostudios, pervec lojes ne shfaqjet teatrale, duke u vleresuar me cmime e medalje.

Mban titullin “Artist i merituar” , Medaljen dhe Urdherin “Naim Frasheri” , si dhe Qytetar Nderi i Elbasanit.
Shpëtim Shmili ishte një artist që la pas vetes jo vetem personazhe te tilla si Robert Camcakizi por emrin e një njeriu të mirë dhe figurën e artistit të nderuar e të talentuar.

(C) Material i rezervuar | maj 2020

______________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply