Shpëtim Shëmili (1941-1994) | Profil i një artisti të veçantë!

0
4746

Shpëtim Shëmili (1941-1994)
Aktor i suksesshem i teatrit dramatik “Skampa”, Elbasan si dhe i Kinematografise Shqiptare. “Artist i Merituar”
I pashoq ne krijim e karaktereve, ne vecanti ate te Robert Camcakizit, djalit te Portit Detar me noten e thyer ne sjellje !

Shemili suksesin me te madh te tij si aktor do ta kete ne Teater sidomos ne trupen profesioniste “Skampa” te qytetit te Elbasanit, se bashku me Demir Hyskjen pa harruar edhe aktoret e tjere te kesaj trupe, do te kthehen ne ikona te “Skampas” .
Ne Kinematografi do te permendim ndoshta si me i vecanti personazhin “Robert Camcakizi” tek “Horizonte te hapura” .

Lindi në Tiranë me 15 Maj 1941, por ne Elbasan eshte rritur aty ku kreu arsimin
7-vjeçar e ku me pas mbaroi Shkollën e mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” ne Elbasan gjate periudhes kohore (1953 – 1957). Pothujse per tre vjet Shpetimi do te punoj mësues në Shtërmen dhe ne Cërrik të Elbasanit. Ne vitin 1960 konkurron dhe fiton te drejten per te vazhduar studimet e larta per aktor ne “Aleksander Moisiu”.

Tek ai nuk mungonte talenti dhe aftesia per tu bere i shquar, kjo ishte e dukshme. Viti 1964 do te shenoj kthim ne jeten e tij artistike . Do mbaroj studimet po ate vit dhe do emerohet aktor i teatrit profesionist “Skampa” i qytetit te Elbasanit, nje teater me tradita te krijuara ku benin pjese tashme emra te medhenj dhe ku Shpetimi do te interpretoj se bashku me ata (nder me te dalluarit Lec Shllaku, Demir Hyskja ).

Po atë vit vjen edhe roli i parë për të në dramën e Xhemal Brojës, “Linda”, ku Shpëtimi interpreton rolin e inxhinier Pirros. Keshtu viti 1964 eshte viti i nisjes se karrieres se tij qe me vone perhere e me teper do fitoje suksese. Më pas për mëse tre dekada e gjysmë, Shpëtimi do t’i përkushtohet tërësisht teatrit, skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës ai realizoi me dhjetra figura artistike, dhjetra personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve tanë. Janë mbi 60 role në teatrin “Skampa” në komedi e dramë, të cilët u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë sone . Në teatër ai u dha jetë, shumë personazheve kryesorë, duke qënë herë pas here figura qëndrore e shumë dramave dhe komedive.

         

Në vitin 1987 provoi të shkruajë një dramë, të cilën arriti edhe ta vërë në skenën e këtij teatri ku një nga rolet kryesore e interpreton vetë. Ishte drama “Zemër e shqetësuar”. Vetë titulli i dramës shpjegon edhe lamtumirën e tij. Pas vitit 1992 deri në momentet e fundit ai ishte edhe drejtor i teatrit “Skampa”, ku falë pjekurisë artistike e përvojës e drejtoi këtë teatër me shumë kompetencë, ku dhe në një kohë krize, teatri arriti të vërë në skenë disa premiera të suksesshme.


Një kontribut të veçantë Shpëtimi ka dhënë edhe për filmin artistik. Ne vitin 1968 realizon një figurë të veçantë atë të Robert Çimçakizit, tek ” Horizonte te hapura”, i cili mbahet mend për të veçantën e tij, një personazh i ndryshëm nga të tjerët nga heronjtë skematikë të realizimit nje person “qe ka noten e thyer ne sjellje dhe demonstron shfaqje te huaja” , (ngacmon femrat, vishet me mode , flet me te huaj) cilesi keto te kohes se atehershme ku i imponohej shoqerise shqiptare sidomos rinise te goditeshin rende dhe te mos lejoheshin ” qe nje dru i shtrember” te na e prishe vendin.

Te paharruara batutat e Robert Camcakizit ne film si ” He moj zog sa recipeta najloni shkarkove sot ? ” apo tjetra “aaa Interklubi po ai atje por Dama niks”…… ne dialogun me Dhimiter Orgocken ” Llaf ? Cfare llafi? Llaf nish-prodhimi apo nish-gome ? Ne kete film luan perkrah figurave te medhaja te konfirmuara te kinemase si Sander Prosi, Pandi Raidhi, Dhimiter Orgocka, Sulejman Pitarka etj.
Por edhe pse e filloi shpejt nuk vazhdoi kështu. U desh përsëri regjisori Viktor Gjika, që të kujtohej për Shpëtimin dhe ta risillte në ekran 10 vjet më vonë në 1978 në rolin e Zotit Valeta në filmin e suksesshëm “Gjeneral Gramafoni”.

Më pas që nga kjo kohë e deri në vitin 1988, Shpëtimi arriti të realizojë edhe 11 role të tjerë, ku ndër më të suksesshmit veçojmë Oficeri gjerman nga filmi “Këshilltarët”, arkeologun Shmiker në filmin “Dëshmorët e monumenteve”, Vurkon nga “Pas vdekjes”, Filipin tek “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, tregtarin “Një jetë më shumë” etj. Askush nuk e ka harruar artistin, mikun dhe shokun e ngushtë, Shpëtim Shemili. Ai ka mbetur përherë njeriu model në jetën e një qyteti. Ishte një artist që la pas vetes emrin e një njeriu të mirë dhe figurën e artistit të nderuar e të talentuar.

Rolet ne Teater:
1965 “Njeriu që pa vdekjen me sy” (Vagabondi);
1967: “Udha e Zavalinjve” (Shpendi);
1967: “Hijet ikin nga malet” (Azizi);
1968: “Firmat e vogla” (Mihal Zuha);
1970: “Sinjalet e natës”, (Martini);
1971: “Fundi i një intrige” (Llazi);
197l: “Familja e peshkatarit” (Selimi);
1972: “Viti ‘61” (Petriti);
1976: “Lulet e Shegës” (Beqir Aga);
1977: “Oshëtima në male” (Don Engjëlli);
1977: “Telefoni paralel” (Bejt Shahinaj);
1979: “Shpagimi” (Suati);
1981: “Tokë e ndezur” (Togeri serb);
1982: “Përtej dashurisë” (Ndreu);
1982: “Na duhet një manjetofon” (kamerieri);
1983: “Dy krisma në Paris” (Esat Pasha);
1984: “Telashet e një ndeshje” (Bushi);
1984: “Kyçi i artë” (Abedin Naçe);
1986: “Shtegu i zënë” (Ramazani);
1987: “Zemër e shqetësuar” (D.A.R);
1988: “Engjijt e sketerrës”;
1989: “Nepërka” (Horaci);
1992: “Hajdutët” (Hajduti), etj.

Rolet në kinematografi
1968: “Horizontet e hapura” (Robert Çamçakizi);
1978: “Gjeneral Gramafoni” (Zoti Valeta);
1979: “Një natë nëntori” (Krimineli Suat);
1979: “Radiostacioni” (Gaqo);
1979: “Këshilltarët” (oficeri gjerman);
1980: “Dëshmorët e monumenteve” (arkeologu);
1980: “Pas vdekjes” (Vurko);
1984: “Ëndërr për një karrige” (Ganiu);
1984: “Fushë e blertë, fushë e kuqe” (Filipi);
1985: “Melodi e pandërprerë” (përgj.sektori);
1986: “Kronika e atyre viteve”;
1986: “Një jetë më shumë” (tregtari);
1988: “Tre vetë kapërxejnë malin” (Kasemi).

Çmime
Një jetë e gjatë artistike e mbushur me çmime, urdhëra, medalje të ndryshme.
Pas 17 vjet pune në skenën e teatrit “Skampa” në 1982 nderohet me medaljen “Naim Frashëri”, në 1990 me urdhërin “Naim Frashëri”, si me dhe me disa çmime në aktivitetet e konkurimit kombëtar të teatrove.

Eshtë nderuar edhe me medaljen e 45 vjetorit të Çlirimit dhe në 1992 me titullin “Artist i merituar”, me motivacionin “Për krijimin me nivel të lartë artistik të roleve e figurave në teatër e kinematografi”. Në përkujtim të 5-vjetorit të tij Këshillit Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”, më 14 shtator 1994.

Më 17 shtator 1994, trupa po punonte për vënien në skenë të pjesës “Zonja nga Barcelona”. Shpëtim Shemili në atë kohë ishte drejtor i teatrit, por interpretonte edhe një rol në këtë pjesë, e cila qe e fundit për të.

Gjatë provave, edhe pse s’ndihej mirë, nuk i ndërpreu ato. Kur vajti në shtëpi, zemra e tij pushoi së rrahuri përgjithmonë. Ai prehet ne varrezat publike të Elbasanit, mes qindra e mijëra varreve të këtij qyteti, ndodhet edhe varri i tij prej mermeri të kuq poshtë një ulliri shekullor, buzë rrugës ku kalojnë kalimtarë të shumtë e që kujtojnë e nderojnë figurën dhe veprën e tij të paharruar. Aty prehet një prej emrave të nderuar të teatrit profesionist “Skampa” të qytetit të Elbasanit, krenaria e këtij teatri, Shpëtim Shmili, aktor i shquar i cili ishte shembull i njeriut të mirë, i artistit të talentuar dhe drejtuesit të përkushtuar për punën e artin.


____________________________

Publikuar per here te pare ne Facebook ne shtator 2013, dhe rishikuar ne vitet vijues.
Disa foto u perdoren nga faqja zyrtare e Teatrit “Skampa” – Elbasan.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply