Aktori i humorit Edmond Halili!

0
2728

Edmond Halili

“Erdhi Naqja, Naqja jam” / “Yp Xhixhi” /
“Shaba, Shaba jam” / “Ishalla më ec biznesi” / “Jom tironc, tironc i vjetër” / “Me na bo një hale në qytet”, “Drejtor a kanë ardh ata” ……jane batutat e tij qe e identifikojne aktorin tek publiku artedashes!

Lindi ne Durres me 5 qershor 1955.
Ka nje karriere te gjate artistike dhe te pasur me role e interpretime duke filluar me estraden e Shkodres e mbasi transferohet ne Durres e vazhdon aktivitetin me estraden e qytetit bregdetar. Jeta e tij ngjason me nje dokumentare me shume episode, me peripeci dhe udhekryqe. Aktori nuk ka kryer asnje shkolle profesionale artistike, ai vjen nga skena amatore e ndermarrjeve . Qe ne moshen 19 vjecare u pajtua ne pune ne ndermarrjen metalike te Shkodres. Edmond Halili do të zgjidhet si artist amator për të marrë pjesë në festivalin që zhvillohej mes ndërmarrjeve, institucioneve dhe kooperativave.

Zbulimin e kishin bërë vet punëtorët, teknikët dhe specialistët të cilët i kishin rekomanduar emrin e tij regjisorit te ndermarrjes, fizarmonicistit, Petrit Gega.
Metalikja krijoi një nga grupet më të mira dhe u paraqit shumë mirë në festivalin e zhvilluar në vitin 1974 duke marrë edhe çmimin e parë, ndërsa Flamurin e mori grupi me artistët amatorë të ndërmarrjes së duhanit dhe cigareve në të cilën ishte regjisor Gëzim Kruja, artist dhe talent i rrallë në artin shqiptar. Festivali u zhvillua në teatrin “Migjeni” dhe në këtë ballafaqim të parë me dashamirësit e këngës, humorit dhe valleve Mond Halili do të veçohet si më i miri aktor nga të gjitha grupet. Juria përbëhej nga mjeshtrat e skenës shkodrane si Gjosho Çarkaxhiu, Kolec Pepa, Tano Banushi. Për Halilin ishte hera e parë e prezantimit në të tilla takime.

Mbasi kryen sherbimin ushtarak, vazhdon aktivitetin amator kesaj rradhe me ndermarrjen “Muhamet Gjollesha”. Me pas ai do te bashkohej me klubin “Rinia”, shtepia kulturore qe kerkonte dhe mblidhte talente te qytetit dhe nder te tjera institucioni ku kane dale emra te medhenj te artit shkodran si humoristë, këngëtarë, valltarë e instrumentisit shumë të dëgjuar : Zef Deda, Gjosho Vasia, Mark Lëkunda; Bashkim Alibali, Eduart Jubani, Bujar Qamili, Violeta Zefi; Osman Mula, Luan Borova; Moisi Preka, Aleks Selmani, Kol Kakariçi, Gëzim Kruja etj.

E. Halili do ia dedikojë hapat e parë të suksesit drejtorit të klubit Nard Bushatit dhe regjistorit Tukja të cilët e përzgjodhën dhe i dhanë lirinë e ngjitjes në skenë. Klubi ishte krijuar diku rreth vitit 1959-1960 dhe humoristi i talentuar Halili do e gjejë në moshë të rritur dhe të pjekur këtë institucion që prodhonte art si asnjë klub tjetër në Shqipëri. Stacioni tjeter per te do te jete Pallati i Kultures ne Shkoder “Vasil Shanto” me drejtor Marin Shestanin dhe regjisor Verdi Taken, vellai i kengetares Anita Take . Edmond Halili ishte brezi i të rinjve që aderuan duke u sinkronizuar më së miri me artistët lider. Të kësaj kohe janë edhe Bashkim Alibali. Mukadese Çanga, Violeta Zefi, Bujar Qamili.

Ne Festivale te ndryshme te ketij rangu, ai fitoi 15 diploma, shprehje e drejtpërdrejtë e vlerësimit që i bëhej artistit për nivelin e interpretimit. Festival pas festivali shpallet aktori më i mirë dhe një vlerësim i tillë i rrit shumë këmbënguljen për të tjera nisma. Rolet, pjesët, episodet, imitimet kanë qenë me përmbajtje të larmishme. Ndër më të veçantat janë roli hileqarit, stimulantit, matrapazit, shpërdoruesit, dembelit, rojes hajdut, pijanecit, servilit, llafazanit.

Halili ka prodhur personazhe komik e tragjik në skenë shumë prej të cilëve mbeten edhe sot, ndonëse kanë kaluar vite te tera. Të kësaj periudhe janë edhe përpjekjet dhe suksesi që ai do të korrë në dramë dhe komedi. Janë vitet e bashkëpunimit me Tano banushin, Paulin Prekën, Zeliha Milotin, Gëzim Krujën, Zef Dedën, Tef Palushin.

Megjithate, vitet 1990 do i sjellin aktorit gjallëri dhe fame. Emërohet aktor profesionist në teatrin “Migjeni”. Nga ditët e para të emerimit si aktor profesionist dhe deri në vitin 2002 në përbërje të estradës së teatrit “Migjeni” do të riniste turnetë e pambarim nëpër Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporën shqiptare. I besohen role shumë me peshë, ndërsa bëhet edhe nje element kryesor ne kete estrade.

Per tu permendur pjesemarrja ne spektaklin “E shtuna gazmore e nje qyteti” ne vitin 1994. Interpreton me pas edhe ne disa telekomedi si “Pak fresk sonte” (1994), “Gjithe fajet i ka paraja” (1995) pa harruar edhe spektaklet ne naten festive te nderrimit te viteve (ato mbas `90-tes).

Edmond Halili aktori komik ka interpretuar edhe nje rol dramatik ne Teatrin “Migjeni” kur regjisori dhe aktori i mirenjohur Fatbardh Smaja, i ka ofruar ate te Veipit ne “Familja e peshkatarit”. Edhe ne qytetin e Durresit ku jeton aktualisht per me shume se nje dekade, qe nga 2002, ka vazhduar te jete pjese e humorit duke interpretuar e pasuruar karrieren e tij me shume role te tjera si ai i protagonistit ne komedine me regji te H. Rames “Lojtari me numer 10”. Ne vitin 2006 largohet nga puna mbasi reagimi i tij ndaj nje padrejtesie pritet keq!

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Seleksionim informacionit nga gazetat shqiptare online qe ne v. 2014.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply