Aktori korçar Sotiraq Bratko, “Tirka” i kinemase shqiptare!

0
4154

Sotiraq Bratko
Aktor i suksesshem i Teatrit “A. Z. Cajupi”, Korce dhe Kinematografise Shqiptare

Lindi ne Korce me 8 Dhjetor 1951.
Ka mbi 70 role në teatër dhe 18 në filma artistik, duke qene nder aktorët e spikatur të Korçës. Mbasi mbaron Institutin e Arteve, ne vitin 1973, Sotiraqin e caktojne në Fier, për të bërë mbrojtjen e diplomës. Këtu ai luan në dramën “Heronjtë e Linasit”, rolin e Myrteza Kepit. Pastaj më pas e emëruan në Korçë, ku luan në një dramë të Namik Dokles, “Era e lartësive”. 20 vjet ne skene ne aktivitet deri kur 1993 emigron per nje qeshtje familjare ne Selanik te Greqise.

Aktrimi i tij u shqua per vertetesine dhe sinceritetin e karakterin e drejtperdrejte te veprimit. Rolet e shumta qe misheroj ne skenen e Teatrit “A.Z Cajupi” ne Korce ishin figura te mevetesishme te cilet binin ne sy per karakterin e gjetur dhe cilesite e tyre. Megjithate aktori Sotiraq Bratko edhe pse ka interpretuar mjaft role ai u misherua dhe u identifikua me vetem nje rol ate te Tirkes ne dy Filmat komedi “Zonja nga qyteti” dhe me pas “Shoqe nga fshati”.

U be aktor i pelqyer per rregjizoret e filmit, per thjeshtesine e te vepruarit e portretin shprehes. Ai ka punuar me shumë regjisorë shqiptar te shquar si Viktor Gjika, Dhimitraq Orgocka, Pirro Milkani, te cilet i kane besuar rolet dhe Sotiraqi ka ditur te ja ktheje besimin me nje interpretim te suksesshem. Tek Filmat “Zonja nga qyteti” apo “Nje shoqe nga fshati” interpreton perkrah ikonave te skenes si Violeta Manushi, Pandi Raidhi, Stavri Shkurti, Robert Ndrenika etj .

E nis ne film ne v. 1973 tek “Brazdat” ne rolin e Skenderit dhe ne vazhdim nderton disa personazhe qe mbesin te arrire ne historine e kinemase shqiptare, si ai tek “Liri a vdekje” i Latif Ages, apo Kujtimi tek “Gezhoja e vjeter” rol me te cilin fiton Medaljonin e Festivalit te IV-te te Filmit Shqiptar.

Personazhe te tjera jane dhe Jani tek “Shoket” (1982) dhe vecanerisht Maksi ne “Rrethimi i vogel” (1986); Rikthehet ne skene ne Maj 2014 pas 21 viteve duke punuar me një rol tek drama “Kapitulli i dytë” i Neil Simon nën drejtimin e regjisorit të ri Qëndrim Rijani.

FILMAT___
1973: Brazdat ne rolin e Skënderit
1976: Zonja nga qyteti” ne rolin e Tirkes
1977: Flamur në dallgë ne rolin e mekanikut Vaso
1978: Nusja dhe shtetrrethimi ne rolin e Petritit
1978: Pranverë në Gjirokastër ne rolin e e operatorit televiziv
1979: Liri a vdekje ne rolin e Latif ages
1980: Gëzhoja e vjetër ne rolin e Kujtimit
1980: Shoqe nga fshati ne rolin e Tirkes
1981: Në prag të lirisë ne rolin e Fihti
1982: Shokët ne rolin e Janit
1983: Fraktura ne rolin e babait te Gazit
1984: I paharruari ne rolin e Sotirit
1985: Të shoh në ne rolin e Nesti
1986: Rrethimi i vogël ne rolin e Maksit
1986: Dasmë e çuditëshme ne rolin e Servetit
1987: Botë e padukshme
1989: Njerëz në rrymë.

U publikua me pare ne faqen me te nejten emer ne Facebook qe ne dhjetor 2014 dhe u rishikua ne vitet vijues.
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
 Referenca: Web-Online / Gazeta dhe portale te ndryshme shqiptare si dhe libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” (J. Papagjoni) f. 55.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here