Andon Qesari (1942 – 2021) | Përkujtimore!

0
2562

Andon Qesari (1942 – 2021)
Aktor / Regjisor / Artist i merituar.

Lindi në fshatin Qeparo të Vlorës më 27 qershor të vitit 1942.
Aktor dhe rregjizor i shquar, mban titullin “Mjeshter i Madh” dhe gjithashtu eshte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Mbi katër dekada në skenë e në ekran dhe si pedagog i Universitetit të Arteve.Kryen Politeknikumin “7 Nentori ne Tirane ne vitin 1959. I diplomuar ne vitin 1966 për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”, emërohet aktor dhe rregjizor në teatrin profesionist “Petro Marko” të Vlorës. ketu luan si aktor dhe ve ne skene si rregjizore shfaqjen “Shtepia ne bulevard” te Fadil Pacramit. Pastaj po ne Vlore ve ne skene komedine “Rrevizori” te N. Gogolit. Ne periudhen kohore 1971-1972 mbaron kursin e larte per rregjizure prane Insitutit te Larte te Arteve. Në vitin 1972, kalon pedagog i aktrimit po në ILA e me pas edhe i rregjise te cilen e kreu nga 1972 deri ne v. 2004

Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, tashti në Teatrin Kombëtar. Ne vitin 1977 emerohet zyrtarisht prane ketij institucioni. Interpreton shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, rol me te cilin fiton cmimin e pare ne Festivalin e Teatrove ne v. 1974.
Nje tjeter figure e ndertuar me mjeshteri ishte edhe roli i kinezit Feni ne dramen “Furrnalta (1979) te R. Pulahes duke provuar ne fushen e veshtire te satires politike. Gjithashtu edhe me kete rol fiton cmimin e pare ne Festivalin e vitit 1976 sikunder me cmimin “Aleksander Moisiu” si rregjizor ne shfaqjen “Nen dritat e skenes” (1977), bashke-rregjisor me Pirro Manin.

Nje figure ekspresive ishte edhe roli i Vurnit ne “Luiza Miller” te Shilerit. Per tu permendur jane edhe shfaqjet e tjera si “Doktori Pacient” ( 1978) Aleksi, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, “Gomone”, “Muzeu” etj.

Ne Film deputon ne v. 1967 tek “Ngadhenjim mbi vdekjen per te vazhduar me vone ne: “Ne fillim te veres”; “Pylli i lirise” etj.
Si aktor Andon Cesari ka te dukshme lojen energjike, duke zoteruar nje ze te forte.
I suksesshëm edhe si regjisor: “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” 1983; “Pallati 176” (1986), “Nën dritat e skenës”, “Në jetë” (1985), “Valsi i Titanikut” (1990), “Dua burre” (sebashku me A. Bualotin) “8 persona plus”; etj. Si rregjizor eshte i prirur nga komedia. Sebashku me Alfred Bualotin ndertoj komedine e A. Balashit “Pallati 176” ne v. 1986 nje nder perlat e komedive shqiptare.

Ne vitin 2007 me dramen “Kembanat e muzgut” (gjithnje bashke me A. Bualotin) krijuan imazhin dramatik te koheve te dhunshme te fillim viteve pas vendosjes se pushtetit komunist ne Shqiperi. Andon Qesari ka shkruar edhe mjaft artikuj kritike dhe te natyres estetike rreth problemeve te teatrit tone shqiptar, te aktrimit , te rregjizures, portretet e disa aktoreve, ka dramatizuar per skene dhe radio disa novela dhe romane.

Ne vitin 2013 ne kuader te 70-vjetorit te tij përgatiti librin mbi teatrin titulluar thjesht “Unë, ti dhe Teatri-Teatri dje, sot dhe nesër”. ndër të paktët libra për teatrin e shkruar nga një aktor dhe regjisor teatri.
Mban titullin shkencor “Profesor” .
Gjithashtu eshte vleresuar me titullin “Artist i Merituar”.

Kinematografi
1967 — Ngadhënjim mbi vdekjen…Skënderi
1970 – Gjurma……Njeri nga oficeret
1971 – Kur zbardhi nje dite…….Ballisti i postobllokut
1975 — Në fillim të verës….Shefi i Policisë Sekrete Fashiste
1976 — Pylli i lirisë…Një nga dy ballistët
1977 — Ata ishin katër….Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan
1980 — Dëshmorët e monumenteve…..Hesler,kapiteni Austriak
1983 — Fraktura…Nëpunësi
1987 — Tela për violinë…Doktor Kozmai
1987 — Në emër të lirisë….Syrjai
1987 — Bota e padukshme….Zv/Ministri
1988 — Stolat në park….Regjisori
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur…Ministri i Luftës
1990 — Inxhinieri i minierës….Drejtori
1994 — Dashuria e fundit…..Shefi i policisë
1996 — Tingujt i harresës..
2007 — Sekretet….Dekoruesi

Teatër
“Intrigë dhe dashuri” e Artur Milerit………Vurmi
“Kulla e fildishtë” e Havudit……Artisti i dështuar
“Shtëpia në bulevard” e Fadil Paçramit
“Zonjusha Julia” e Strinbergut
10.03.1998 — “Muzeu” i Kasëm Trebeshinës
22.12.1995 — “Opertunesku” i Mushateskut…Komisari
02.12.1994 — “Fernando Krafi më ka shkruar një letër” e Tankred Dorstit……Konti
Maj 1992 — “Dhelpra dhe rrushtë (Ezopi)” e Guilherme Figueiredo….Ksanthi
29.03.1991 — “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit…Kryetari
22.09.1987 — “Romeo e Zhulieta” e Shekspirit…Kapuleti
12.09.1985 — “Monserati” e Emanuel Robles….At Kormili
21.03.1984 — “Prometeu” e Viktor Eftimiut…..Zeusi
16.10.1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës…Inxhinieri
14.12.1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut….Qamil Beu
25.10.1980 — “Vizita e inspektorit”e Pristlit….Berlingu
11.11.1979 — “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës…..Feni
24.10.1979 — “Tragjedia e fundit e Deas” e Kiço Blushit….Luixhi
18.03.1979 — “Luiza Miller” e Shilerit……Vumi
07.04.1978 — “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahes……Aleksi
17.10.1976 — “Shënomëni dhe mua” e Hilmi Minarollit……Besniku

Regjisor
Teatër
“Këmbanat e Muzgut” e Teodor Laços
“Mbi gërmadha”
“Revizori” i Gogolit
“Shtëpia në bulevard”
“Ylli pa emër”
04.04.1994 — “8 Persona Plus” e Ferdinand Radit
20.04.1990 — “Valsi i Titanikut” e Mushateskut
Dhjetor 1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës
18.03.1986 — “Pallati 176” e Adelina Balashit
26.03.1985 — “Në jetë” e Dhimitër Xhuvanit
31.03.1983 — “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
17.04.1973 — “Karnavalet e Korçës” e Dhimitër Pecanit

Autor
Teatër
31.03.1983 — “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”


_______________________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Gershetim informacionit ne mes Teatri Kombetar (1945 – 2005) – Shtepia Botuese 55 f. 100 & Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 375-376 si dhe Gazeta e Forume shqiptare online.
Publikuar per here te pare qe ne 2014 ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply