(VIDEO) Festivali i 3-të i Këngës në Radio – 1964!

0
1099

 

Festivali i 3-të i Këngës I.L.A TIRANE
Prezantuesit: Drita Bardhi & Vangjel Heba
Radio Tirana
Festivali i 3-të i Këngës në RTSH u zhvillua në tre nete:
26 deri 28 dhjetor 1964.

Permbajtja videos :
1. URIM PER DITELINDJE
Melita Shehu
Muzika: Tasim Oshafi
Teksti : Vangjel Moçka

2. “MARGJELO
Klotilda Shantoja
Muzika: Prenk Jakova
Teksti : Filip Ndocaj

3. “KROJET E VENDIT TIM”
Maliq Como
Muzika: Mark Kaftalli
Teksti: Tano Banushi

4. “DRITAREN KERKOJ
Vace Zela
Muzika: Tonin Harapi
Teksti: Llazar Siliqi

5. “SOT JAM 20 VJEC”
Vace Zela
Muzika: Llazar Mocka
Teksti: Dionis Bubani

6. “DUA TE KENDOJ”
Sulejman Qela
Muzika: Gaqo Avrazi
Teskti : Nexhat Haki

7. “KTHIM NGA FUSHA”
QEMAL KERTUSHA
Muzika: Nexhmedin Doko
Teksti : Luan Qafzezi

8. “TE LUMTUR TE DUA”
Vace Zela
Muzika: Pjetër Gaci
Teksti : Andrea Varfi

9. “MARGJELO”
Nikolin Gjergji
Muzika: Prenk Jakova
Teksti : Filip Ndocaj

Festivali i 3-të u zhvillua mbas kritikave e mbas ndalimit të këngëve të Festivalit të 2-të. Edhe numri i këngëve pjesëmarrëse ishte mjaft i reduktuar dhe, kuptohej, se disa këngë ishin hequr në provat e fundit. Kështu, morën pjesë gjithsej 17 këngë: 8 natën e parë dhe 9 natën e dytë. Në finale dolën 11 këngë.

Ky edicion u zhvillua në datat 26, 27, 28 Dhjetor 1964, pa ndonjë natë tjetër shtesë si dy festivalet e para. U paraqit nga aktorët Margarita Xhepa dhe Vangjel Heba. Këngët shoqëroheshin vetëm nga Orkestra Sinfonike e Radios drejtuar nga Ferdinand Deda dhe Fiqiri Kraja. Ky është festivali i parë ku merr pjesë Ferdinand Deda, dirigjenti i talentuar që do të drejtojë orkestrën në shumë festivale. Nga orkestra u hoqën disa vegla fryme që dëgjoheshin aq fort sidomos në Festivalin e dytë, ndër ta edhe saksofoni. Po kështu nuk u dëgjua më Kompleksi Ritmik i drejtuar nga Agim Krajka dhe as ndonjë këngë e tij.

Ky është festivali i vetëm ku merr pjesë kompozitori i talentuar Prenk Jakova me këngën “Margjelo” dhe këngëtarja e njohur nga Shkodra, Klotilde Shantoja.
Në përfundim të festivalit, duke dhëne çmimet, kryetari i jurisë së festivalit, Llazar Siliqi, sqaroi se kënga “Margjelo”, më e bukura e atij festivali, ishte jashtë konkurrimit. Kështu ky festival mbeti pa çmim të parë. Thëniet e shkrimet e disave se këngës “Sot mbusha njëzet vjeç”,kënduar nga Vaçe Zela dhe Nikolin Gjergji, mbas disa vitesh i ështe dhënë çmimi i parë nga RTSH, nuk qëndrojnë. Nuk ka ndodhur askund dhe asnjeherë që fituesja e festivalit të shpallet mbas disa vitesh. Kjo këngë ka marrë çmim të tretë.

Nje kuriozitet: kjo këngë, aq e njohur me titullin “Sot jam njëzet vjeç”, ne festival eshte paraqitur me titullin “Sot mbusha njëzet vjeç”.

Arsyeja e lënies jashtë konkurimit të këngës “Margjelo” ishte se, në çastin e fundit, dikush kishte sinjalizuar se ajo këngë ishte kënduar një herë në një koncert në Shkodër dhe, sipas rregullores së festivalit, kënga që paraqitej në festival nuk duhej të ishte kënduar asnjëherë në publik në ndonjë koncert. Kjo rregullore është marrë nga festivali i Sanremos që është burimi i lindjes së festivaleve. Nuk dihet përse kjo rregullore është shkelur vetëm një herë në vitin 1995 kur dihej se kënga fituese “Eja” ishte kënduar më parë në një koncert transmetuar në Eurovision.

Nuk u dha asnje çmim i pare!!!

Cmimi i dyte:
“Dritaren kerkoj” muzika Tonin Harapi, teksti Llazar Siliqi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Klotilde Shantoja.

Cmimi i trete:
“Sot mbusha 20 vjeç” muzika Llazar Morcka, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Vaçe Zela dhe Niokolin Gjergji.
“Krojeve te vendit tim” muzika Mark Kaftalli, kenduar nga Fatmira Puka dhe Maliq Como.
(Informacioni simbas Jozef Zamputit te postuar ne Wikipedia)

Video u mundesua nga administratoret e faqes “Kinematografia Shqiptare”

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 13 shkurt 2021

___________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here