(VIDEO) 1963! Festivali i 2-të i Këngës në Radio!

0
955

SHIKOJE VIDEON E PLOTE KETU: 

 

Permbajtja e videos (vetem 10 kenge ka qene e mundur te gjinden)

1.KITARA IME – Nikolin Gjergji
Muzika: Mark Kaftalli
Teskti: Çesk Ndreca

2. S`DI TE VALLEZOJ – Rita Vako
Muzika: Llazar Morcka
Teskti: Dionis Bubani

3. NESE TI MUA ME PYET – Besnik Taraneshi
Muzika: Nexhmedin Doko
Teksti: Luigj Gurakuqi

4. MOS VONO – Hiqmete Pazani
Muzika: Pjetër Gaci
Teskti: Dinis Bubani

5. DY KUKULLAT – Rita Vako
Muzika: Aleko Kareco
Teksti: Luigj Gurakuqi

6. DJALOSHI DHE SHU – Vace Zela
Muzika: Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama

7. FLAKE E BORE – Nikoleta Shoshi
Muzika: Tish Daija
Teksti: Llazar Siliqi

8. ENDERRA IME – Vace Zela
Muzika: Baki Kongoli
Teksti: Haki Bejleri

9. NUK E FSHEHIM DASHURINE – Vace Zela
Muzika: Kristo Kote
Teskti: Luigj Gurakuqi

10 DJALOSHI DHE SHIU – Besnik Taraneshi
Muzika: Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama


Ky Festival u zhvillua nga data 22 deri 25 Dhjetor 1963 mbas euforisë dhe suksesit që pati Festivali i pare. U paraqit nga Vera Zheji dhe Skifter Këlliçi.

U hapën dyert për shumë kompozitorë, të njohur e të panjohur; për shumë këngëtarë, të njohur dhe amatorë. U arrit një kulm i shumë festivaleve me numrin e këngëve pjesëmarrëse, 30 gjithsej: 15 natën e parë, 15 natën e dytë e 15 në finale.

U zhvillua, si në Festivalin e parë, një Natë e katërt si koncert me disa këngë ku u shpallën çmimet. Por nuk u la një periudhë disa ditore deri në koncertin e fundit. Si në Festivalin e parë, këngët përsëriteshin nga dy interpretë, të shoqëruar nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Kristo Kote dhe Kompleksi Ritmik drejtuar nga
Agim Krajka. Nëse në Festivalin e parë rreth gjysma e këngëtarëve ishin solistë të Operas, në këtë festival këngëtarët ishin pothuajse të gjithë nga muzika e lehtë, të njohur dhe amatorë.

I vetmi nga solistët e Operas ishte Avni Mula i cili si kantautor, paraqiti përsëri një këngë të tij: “Dëgjo o hanë”. Ky është festivali i parë ku merr pjesë kompozitori Pjetër Gaci që do të bëhet aq i njohur më pas e do të marre mjaft çmime në festivale. U dhanë përsëri çmime për këngëtarët dhe, pa dyshim, çmimin e parë e meritoi përsëri Vaçe Zela. Kështu, pas këtij festivali nuk do të jepen më çmime për këngëtaret për arsyen e thjeshtë se gjithnjë do ta merrte Vaçe Zela.

Përveç këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë të Festivalit të parë, morën pjesë edhe dy këngëtaret tashmë të njohura Anita Take dhe Paulina Nikaj. Por ky është i vetmi festival ku marrin pjesë këto dy këngëtare të njohura. Morën pjesë shumë këngëtarë amatorë nga radhët e nxënësve, studentëve, punëtorëve etj. Ndër ta mund të përmendim Pavlina Priftin, nxënëse në Liceun Artistik, që më vonë bëhet aktorja e njohur Pavlina Mani.

Ndër kompozitorët amatorë mund të përmendim Rikard Ljarjen, aktorin e njohur, që u paraqit me këngën “Bregdeti” dhe që në atë kohë kishte filluar Konservatorin në degën e Muzikës e më pas, kaloi në degën e Dramës. Madje kjo këngë do ta kishte titullin “Riviera” por nuk u lejua me këtë fjalë të huaj.
Gjithashtu, mund të përmendim kompozitorin amator, po nga Shkodra, Ndok Pistulli, një talent i veçantë, që me hapjen e atyre viteve, u lejua të paraqitej në Festival me këngën twist “Kënga të ushtojë”, megjithëse vinte nga një familje e deklasuar, por që më pas nuk u lejua të përmendej më emri i tij.

Po nga Shkodra merr pjese per here te pare e te fundit ne festivale kompozitori Pjerin Ashiku, autor i shume kengeve te viteve ’50, i njohur sidomos per kengen “Lules se majit” (autoresia e se ciles vazhdon te “rrembehet” nga te tjere). Kenga “Vasha” e ketij festivali sot degjohet ne youtube me titull tjeter “Kukulla” kenduar
nga Justina Aliaj.

Tema kryesore e këngëve, ashtu si në Festivalin e parë, ishte tema e dashurisë. Kështu, kuptohet se çfarë kritikash e prisnin këtë Festival mbas mbarimit të tij. U ndaluan pothuajse të gjitha këngët. Mbijetoi vetëm kënga fituese “Flakë e borë”, aq moderne, dhe njëkohesisht, me taban popullor shqiptar. Këtë këngë e interpretoi me orkestrën e madhe këngëtarja shume e re nga Shkodra Nikoleta Shoshi e cila, më parë, kishte fituar festivalin e parë për fëmijë zhvilluar po në Shkodër.

Por, mbas Festivalit kenga fituese u transmetua më shumë nga Vaçe Zela (e cila nuk e këndoi në Festival) inçizuar me orkestrën e Estradës ku punonte, orkestër që nuk i afrohej asaj të Festivalit, ku veglat e frymës e sidomos tromba e Gasper Çurçisë, në këtë këngë, por dhe ne të tjera, dëgjohet solo në mënyrë të dallueshme.

U kritikuan edhe disa këngëtarë si tepër modernë e nuk u lejuan më të dilnin në skenë. Ndër ta mund të përmendim këngëtarin nga Durrësi, Besnik Taraneshi, dhe këngëtaren Fatbardha Bengu, që vinte nga radhët e baletit. 

Çmimet
Çmimi i parë
“Flakë e borë” – muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi

Çmimi i dytë
“Djaloshi dhe shiu” – muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
“Degjo o hane” – muzika Avni Mula, teksti

Çmimi i tretë
“Mos vono” – muzika Pjeter Gaci, teksti Dionis Bubani,
“S’di të vallzoj” – muzika Llazar Morcka, teksti Dionis Bubani
“Nëse ti mua më pyet” – muzika Nexhmedin Doko, teksti Luigj Gurakuqi

Çmimet për interpretuesit
Çmimi i parë
Vaçe Zela

Çmimi i dytë
Qemal Kërtusha
Rita Vako

Çmimi i tretë
Florinda Gjergji
Sofika Hodo
Nikoleta Shoshi

Video e krijaur nga “Kinematografia Shqiptare” dhe publikuar per here te pare qe ne v. 2018.


SHIKO VIDEON SI ME POSHTE TE DY FESTIVALEVE TE PARA, 1962 & 1963:

 

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 13 shkurt 2021

_____________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply