Antoneta Fishta – Ndokillia (1922-2006) | Përkujtimore!

0
4671

Antoneta Fishta (1922-2006)
Aktore e teatrit dramatik “Migjeni”, Shkoder!

Lindi me 22 janar 1922 ne Vjene (Austri)
Qe ne moshe te vogel, rreth 5 vjece humbet njeriun me te cmuar te jetes, nene Albinen, e cila nderron jete ne Korfuz te Greqise, ne vitin 1928. Nuk ishte asgje qe mund t`ia fshinte hidherimin e madh te vogelushes. Zeri i dashur dhe i shtrenjte i nenes se saj iu kthye perjetesisht ne mall. Megjithate Antonetes se vogel i ofruan perkdhelje, dashuri dhe kujdes Motrat Stigmatine.

Jane vitet 1928 – 1933 , ku ajo kryen shkollen fillore. Perseri vater e ngrohte , strehez e enderrave feminore jane duart prej nene e shpirti human I murgeshave. Ne kete moshe vogelushja do te nisi udhen e aktrimit ne interpretimin e pjeseve teatrore “Ora e Shqypnise” me rolin e Ciripupes dhe tek shfaqja “Xhexhmaxhuxhet” ne rolin e nje xhuxhi te vogel. Ne v. 1941, Antoneta merr pjese ne dramen “Marie Stjuart” duke interpretuar rolin kryesor.

Nderkohe vazhdon studimet ne shkollen normale “Donika Kastrioti”. Ne vitin 1943, diplomohet mesuese. Misionin fisnik te mesuesise Antoneta e nis ne Suharek te Prizrenit , me 16 shkurt 1944. Pas nje viti, 1945 rikthehet ne Shkoder ku ne periudhen kohore 1945 – 1948 eshte mesuese ne shkollat “Parruce”; “Liria”; “Jordan Misja”; e “Vasil Shanto”.

Enderra per artin, pasioni per skenen nuk i eshte zbehur asnjehere.
Ne v. 1945 merr pjese njeheresh ne grupet artistike te Sindikates dhe te Arsimtareve. Nuk mjaftohet me kaq, por nis aktivizimin edhe ne Radio Shkodra. Ne historikun e kesaj radio, ze vend edhe kapitulli i jetes artistike te mesueses Antoneta Fishta. Me nxenesit e shkolles “Liria” , per te cilet mesuesja ka nje dobesi te vecante , ve ne skene melodramen “Harusha kercimtare” te Zef Harapit, ku ajo vete interpreton rolin kryesor.

Aktiviteti artistik i Antoneta Fishtes ndahet ne dy periudha: ajo para profesioniste dhe ajo profesioniste.

Te periudhes se pare jane 8 drama, ne te cilat ka patur role kryesore. Po ne kete kohe krijohet Shtepia e Kultures, e cila ka grupin koral nen drejtimin e kompozitorit, Artistit te Popullit , Prenke Jakova, si dhe grupin teatror nen drejtimin e regjisorit Andrea Skanjeti (i cili me vone mori me plot merita titullin Artist i Popullit).

Gjate periudhes kohore 1945 -1949 Antoneta Fishta shpalos talentin e saj duke shfaqur dukshem pasionin e saj. Njeheresh aktivizohet ne dy grupe . Pikerisht ketu me grupin teatror luan ne dramat “Ceshtja ruse” duke interpretuar rolin e Xhesit, “Portreti” ne rolin e doktoreshes, “Ishulli i paqes” ne rolin e misis Xhekobs etj.

Eshte viti 1949. Nje ngjarje e shenuar per jeten artistike te Shkodres. Krijohet berthama e pare e grupit teatral “Migjeni” , ku Antoneta Fishta ka shenuar emrin e saj.

Qe ketu nis periudha e dyte e saj artistike si profesioniste. Interpreton ne 70 drama shqiptare dhe te huaja, duke lene nje galeri te pasur rolesh, nga te cilet mund te permendim: rolin e Aferdites “Nen okupacion” (30-6-51) te Xh. Brojes; Eliza ne “Kopraci” (20-2-1952) te ZH.B Molier; Lokja ne “Toka jone” (27-02-1954) te Kole Jakoves, (rol te cilin e luajti plot 91 here); Elmira ne “Tartufi” (21-06-1955) te ZH.B Molier; Katerina ne “Tirani i Padoves” (27-09-1957) te V. Hygo; Tringa ne “Shtate shaljanet” (28-02-1958) te N. Luca; Larisa ne “Histori irkutase” (25-04-1961) te A. Arbuzov; Helena ne “Shtepi kukulle” (11-04-1963) te H. Ibsen; Lidia Petrovna ne “Viti 61” (25-11-1961) te F. Pacramit; Medihaja ne “E bardha dhe e zeza” te Fadil Pacramit te vene ne skene nga regjisori Esat Oktrova .

Pervec skenes ne teater, kontributi i Antonetes eshte i dukshem edhe ne kinematografi, me rreth 12 filma te Kinostudios :

“Detyre e posacme” (1963) ….Muzineja;
Gadhnjim mbi vdekjen (1967) …. Nëna e mirës ;
“Rruge te bardha” (1974)……nena e Zanes;
“Shtigje lufte” (1974)…….Murgesha
“Cifti i lumtur” (1975)…….Nena e vajzes
“Nusja dhe shtetrrethimi (1978)……gruaja e pasur e qendismave
“Ditët që sollën pranverën (1979) (TV) …. Fshatarja që fal gjakun ;
Radiostacioni (1979) …. Grua borgjeze ;
Mëngjese të reja (1980) …. gruaja e Ligorit;
Rruga e lirisë (1982) …. Nëna
Flaka e maleve (1982)……gruaja malesore
Nje emer midis njerezve (1983)…..nena e naltmadhnise
Fjale pa fund (1986)……punonjese permanenti

Prezenca dhe tonaliteti vokal e bejne aktoren te dallueshme dhe autoritare.
Eshte e pamundur te permendesh dhe te analizosh gjithe galerine e personazheve qe krijoj Antoneta Fishta, por megjithate mund te vecojme disa prej tyre. Roli i dy Katerinave, dy interpretime ne dramat “Shterngata” te N. Ostrovskit (20-04-1956), dhe “Tirani i Padoves” te V. Hygo (27-09-1957) , shfaqje te vena ne skene nga regjisori dhe Artisti i Popullit, Lec Shllaku.

Ne Katerinen e Ostrovskit, roli i monologut edhe pse relativisht i gjate e “bind” dhe nuk e merzit spektatorin i cili e ndoqi me kersheri dhe vemendje. Gjate ketij interpretimi aktorja ruan mjaft nuanca , te cilat thellohen, shkallezuohen dhe gradualisht behen shperthyese . “Monologu i celesit” eshte nje pike kulmore e interpretimit artistik te Antonetes.
Ndersa ne Katerinen tjeter, tek “Tirani i Padoves” , aktorja ka preferuar qe figuren ta vizatoje me nje thjeshtesi natyrore , ciltersi e ndjenje te larte shpirterore, duke i dhene universalitet dhe hapsire njerezore.

Roli i Lokes ne dramen “Toka e jone” (1954), per aktoren hap nje kapitull te ri interpretimi .
Eshte nje gur prove qe e perballi profesionalisht, duke i dhene Lokes gjithcka njerezore, frymemarrje dhe ploteri artistike. Ajo mbeti ne te njejten marredhenie Antonete – Loke, i dha gjithashtu karakter te forte, cilesi dhe veti morale per te qene e afte e perballuar situatat e veshtira me te cilat do te ndeshej.

Kurse gjate interpretimit te rolit te Tringes ne “7 shaljanet” (1958) aktorja ruajti dhe manifestoj artistikisht , karakterin e gruas malesore . vende – vende ky personazh u shqerua edhe me nuance burrerore e stoike, te perligjura .

Ne rolin e hako Xhixhikes ne dramen “Kurora e Nuries“ (15-03-59) te K. Jakoves, Antoneta ka nje lidhje akoma me te forte. Ne te gjitha kalimet permes situatave te percaktuara apo edhe ato ne zhvillim e siper qe ndodhej personazhi, aktorja hyri bindeshem ne zberthimin e botes se brendeshme te saj , i fali pa kursim mjaft cilesi aktoriale dhe njerezore.

Figura e Murgeshes ne dramen “Migjeni” te autorit Tom Shoshi, vene ne skene nga regjisori Esat Oktrova (A.P) me 18 shkurt 1965, Fishta interpreton rolin e nje murgeshe qe patjeter i kujton femijerine e saje te dhimbshme. Ne kete figure spikati, sinceriteti, qartesia, pastertia shpirterore, meshira, sakrifica, e ndjenja e thelle njerezore . Te gjitha keto virtyte jane te veshura me nje dashuri hyjnore . Ajo ri si nje moter mbi koken e Migjenit , si nje shprese dhe enderr, dhembje dhe drite…..

Dhe ne fund por kurrsesi e fundit, eshte edhe roli i njeres nga tre ndrikullat ne komedine e Sheri Mites, “Keshilli i ndrikullave” (19-10-1969) qe u vendose ne skene nga regjisori dhe aktori i mire njohur Serafin Fanko (A.P) . Kush e kujton edhe buzeqesh me kete figure edhe pse kane kaluar shume vite. Kjo eshte merite edhe e kesaj aktoreje si Antoneta Fishta. Cdo veprim, batute apo situate ajo i kushtoj vemendjen e duhur rolit te ndrikulles se trete. Cdo levizje eshte ne zhvillim e siper , permes rrethanave qe i paraqiten personazhit ndrikulle, e cila ka dale si e gjalle dhe e besueshme.

Per t`i dhene, ndrikulles se trete, me shume komicitet e grotesk , aktorja zgjodhi linjen e interpretimit serioz . Edhe pse figura eshte ne kete hulli, ndrikulla mbetet nje karkikature e ravijezuar mjeshterisht, ku qendrojne te goditura e te gdhendura te gjitha tiparet dalluese te saj , si : sharlatane bartese e thashethemeve, xheloze, gojelige, egoiste etj. Figura ruan nje ndertim interesant.

Ne cdo situate qe ndodhet ajo “zberthehet” gjate interpretimit te aktores Antoneta Fishta. Figura e ndrikulles se trete e interpretuar nga Fishta se bashku me dy ndrikullat e tjera , te interpretuara nga Vitore Nino dhe Tinka Kurt, (Cici, Bella e Domenika) e se bashku me Leon (Latifin) fameshem , qe e luajti ne menyre brilante Tano Banushi (A.P); krijuan nje polifoto interpretimi ne gjinine e komedise, te kesaj komedie qe ze vend te merituar , e cila shkelqen me vlerat dhe mesazhet e saja.

Antoneta Fishta, vitet e pleqerise i kalonte ne vendlindje e mbuluar nga kujtimet, jetonte me ato , nisnin e merrnin jete teksa “bisedonte” me albumet e fotografive, qe misheronin jeten e saj prej aktoreje neper vite……”kam qene me fat te madh qe kam patur edhe si shok jete dhe bashkeshort, Lec Fishten, skenografin e Teatrit “Migjeni”, Autorin e 200 premierave (teater-estrade-teater kukullash), i cili pervecse nje shok i mire jete, ka qene per mua nje koleg pune, me te cilin kam dikutuar dhe zgjidhur shume probleme te medha artsitike dhe interpretimi. Ka qene edhe publiku i mrekullueshem shkodran, qe me respektin , duartrokitjet, me dhane force qe te ve ne jete gjithe talentin tim ne sherbim te skenes teatrore”.

Aktorja nderroj jete me 26 tetor 2006 ne Itali ne moshen 84 vjecare. Ajo pushon ne paqe ne varrezat katolike te Shkodres.

Si me poshte albumi dedikuar zonjes A. Fishta ne Facebook


_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” – Alba 2019 / XH. Bushati / f. 40-44. Fotot jane kontribut i administratoreve te “Kinematografia Shqiptare” 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply