Dhimiter Trajçe (1913 – 1996), aktori veteran i skenës!

0
5472

Dhimiter Trajce (1913-1996)
Aktor veteran i Teatrit “A. Z. Cajupi” te Korces si dhe i kinematografise Shqiptare. Mund të quhet pa asnjë modesti “Babai i Teatrit” të Korçës, dhe pioner i skenës, një figurë e rrallë e skenës,

Lindi ne Korce me 22 qershor.
Aktiviteti artistik i tij fillojnë që përpara luftës, në vitet e para fillojnë edhe punët e tij të cilat kishin brenda shpirtin e rebelit, që më pas e detyruan të dalë partizan, ku dhe me disa emra të tjerë themeluan teatrin partizan.

Ne vitet `30-te u aktivizua Levizjen Amatore teatrore te qytetit ku lindi. Luajti tek “Djallezite e Skapenit” te Molier, qe ne v. 1934; me pas vijon ne rolin e Arganit ne komedine “I semuri per mend” te Molier qe ne vitin 1936, ate te kryetorit te Bashkise ne dramen “Armiku i popullit” te Ibsenit, me 1938 me regjisor Sokrat Mio si dhe disa role te tjera: Dedi tek pjesa “Stela Violandi; “Fshatari zotni” etj.

Gjate viteve te luftes ANCL dha ndihmese ne organizimin e Grupit Teatror Partizan te qarkut te Korces , dhe me vone ne po ate qytet , dhuntite e lindura e cuan vetiu ne dyert e Teatrit “A. Z. Cajupi” si nje nder aktoret e pare dhe themelues i tij ne vitin 1950 ku qendroi aty derisa doli ne pension.

Dhimitër Trajçe u emërua drejtor i shtëpisë së kulturës, menjëherë pas çlirimit më tej mbaroi shkëlqyeshëm kurse me pedagogë sovjetikë për regjisurë. I admirueshëm për përkushtimnin dhe organizimin e punës së tij profesionale.

Interpretoi ne skenen e teatrit korcar ne mbi 100 role, kryesisht karaktere dhe figura nga shtresa te ndryshme sociale.
Nder rolet me te suksesshme qe i mbajti gjate, ishin ai i Tartufit ne komedine “Tartufi” dhe Harpagoni ne “Kopraci” (1949) te Molier. Kobacio tek komedia “Volpone” , inxhinier Mborja te dramatizimi i romanit “Keneta” te F. Gjates.

Ne shfaqjen “Kopraci”

Ne aktrimin e tij vihej re prirja per te qemtuar menyra shprehese sa me origjinale e pervecesuese si dhe tipare, gjeste apo te folura karakteristike qe flisnin shume per nje interpretim sa me realist, te natyrshem dhe te vertete, po aq edhe per kerkimin e formave “te ashpra” e here here, groteske e patetike. Kjo u vu re edhe ne figurat e tjera qe realizoi , si ne shfaqjet:
“Pamje nga ura”; “Hije te nates; “; “Vajza pa prike”; “Vdekja e Blanko Postnet”; “Te pamposhtur”; “Me gjuhen e pushkes” etj.
Ne fillimet e teatrit te Korces, Dh. Trajce ishte edhe regjiosor, duke vene ne skene disa pjese, si: “Besa” e S. Frasherit, “Dasma korcare”, ndersa me shfaqjen e drames “Ishulli i paqes” fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e I te Teatrove te organizuar ne Shqiperi.

Foto galeri e aktorit
  
  
  
  
   
                 

Ka vene ne skene gjithashtu mbi 15 premiera estrade.
U aktivizua gjithashtu si aktor edhe ne disa filma artistik te kinostudios, ndonese ne role dytesore. Mazllemi i Dhimitër Trajçës tek “I teti në brox”, ngelet ende në batutat e ditës edhe sot pas dekadash . Mbante titullin “Artist i merituar”
Nderroi jete me 4 janar 2006

  
               

Filmat:
Tana – 1958
Vitet e para – 1965
Iteti ne bronx – 1970
Rrugicat qe kerkonin diell – 1975
Perballimi – 1976
Gjeneral gramafoni – 1977
I treti (TV) – 1978
Mesonjetorja – 1979
Ne vinim nga lufta – 1980
Ne prag te lirise – 1981
Agimet e stines se madhe – 1981
Duaje emrin tend – 1984
Enveri yne – 1985

Ekskluziviteti ne kete faqe, janar 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lameve dhe informcionit online si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 525-526 (me korigjim datash)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply