Dhimiter Xhuvani (1934-2009) | Përkujtimore!

0
937

Dhimiter Xhuvani (1934-2009)
Skenarist, dramaturg, shkrimtar.

Lindi né Pogradec, mé 23 maj, dhe qe ne moshe te re u mor me letérsi. “Kambanat e fundit” ishte véllimi i tij i paré me tregime. Vijoi studimet e larta pér Gjuhé-Letérsi né Universitetin e Tiranés dhe mé pas né Institutin e Letérsisé “Gorki” né Bashkimin Sovjetik. Né fillim tè viteve ’90 ka qené drejtor i Teatrit Kombétar*.

Ka shkruar mjaft romane, si: “Tuneli” (I966, i kritikuar ashpér nga organet partiake pér frymén e thellé realiste, “Pérséri né kémbé”, “Zgjimi i Nebi Surrelit”, “Shtegu i bardhé”, “Do tè jetojmé ndryshe”, “Vdekja e zotit Kaloti”, “Shpirtin nuk e shes”, “Bota ime”, “Dhimbja e drités”, “E nesérmja e njé’ gruaje”, “E diel pas vdekjes”, “Kryqézimi i dyté i Krishtit” etj. Dh. Xhuvani njihet edhe si dramaturg ne dramat “Dasma e Dritave” (I967), “Mbas dy vjetésh” (I969). “Shtépia e Vreshanajve” (I976), “Né prag té jetés” (I982). “Njé jeté” (I986), “Pér pak toké‘ e njé grua” (I989) etj.

Tek veprat e tij bie ne sy dramaciteti i ngjarjeve, fabulat e pasura dhe subjektet origjinale. Né fokusin e véshtrimeve té tij gjejné vend vullneti i njeriut pér rimékémbje, dashuria pér punén, hovet rinore dhe nevoja e tejkalimit té véshtirésive, Iéndimet shpirtérore qé vijné nga e kaluara,
hipokrizia dhe tjetérsimi qé shkaktohet nga qéndrimi ndaj pronés, tragjizmi i jetés nén shtypjen e njerézve té fuqishém, padrejtésisé dhe spekulimit pushtetor.

Pérvec si njé romancier dhe prozator i shquar, Dh. Xhuvani fitoi emér posacérisht me disa skenaré filmash artistiké, sidomos ata qé realizoi me té birin e tij, regjisorin Gjergj Xhuvani. Udhén si skenarist e nisi me filmin “Montatarja” (I970), né trajtén e njé kinopoeme. Skenari qé krijoi premisat e njé filmi té miré ishte “Méngjese lufte” (I971), ku sillet njé realitet dramatik i pérpunuar gjegjésisht gjuhés filmike.

Mé pas vjen filmi “Rrugicat qé kerkonin dieII” (I975), sipas romanit té tij “Zgjimi i Nebi Surrelit”, né té cilin térheq vémendje pasuria sociale e mjediseve urbane té Shqipérisé sé viteve té luftes guerile, njé sfond ky qé krijon gjasat e rimodelimit té heroit nga njé njeri i réndomté né njé misionar, saje ndikimit té ideve pér clirim. Para viteve ’90 shkroi edhe skenarét e filmave “Pértej mureve té gurta” (I979), “Koha nuk pret” (I983). Pas viteve ’90 ai bashképunoi me té birin dhe shkroi skenarét e tij mé cilésoré. E filloi me filmin “Dashuria e fundit” (I995), njé subjekt interesant, e vjelé nga vrazhdésia e viteve té tranzicionit, humbjes sé pikave té referencés morale té shoqérisé, trafikimit té femrave, krimit, dhunés, prostitucionit etj.

“Funeral bussines” (1999) sillte idené e mbijetesés né njé situaté anarkie totale. té gartjes dhe absurdit, duke apeluar. nén veskun e dramatikes, por edhe té groteskut, pér vémendje dhe normalitet social. Né vitin 2005 shkroi skenarin “I dashuri armik”, njé qasje e natyrés universale pér luftén dhe njeriun, duke artikuluar idené njerézore té fatkeqésisé sé pérbashkét qé sjellin luftérat, urrejtjet irracionale, viktimizimin, nevojén e  ndértimit té komunikimit dhe miqésive pértej dasive qé vijné nga keqpérdorimi i politikave té luftés. Ndahet nga jeta me 19 shtator 2009.

Skenare filmash te tjere qe mbajne autoresine e tij jane:
1973 – Brazdat
1975 – Rrugicat që kërkonin diell
1979 – Përtej mureve të gurta
1983 – Koha nuk pret
1985 – Melodi e pandërprerë
1986 – Kronikë e atyre netëve
1986 – Bardhësi
1988 – Shpresa
1994 – Një ditë nga një jetë
1995 – Dashuria e fundit
1999 – Funeral Business
2004 – I dashur armik

______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply