Ibrahim Kasapi | Stafi filmik prapa kamerave!

0
742

  #KinematografiaShqiptare     #StafiFilmikPrapaKamerave
Ibrahim Kasapi
Operatore i filmit kronikale dhe dokumentare.

Lindi me 1 shkurt 1946. Kreu studimet ne Shkollen e Larte ushtarake ne Tirane per oficer dhe beri nje specializim per operatore prane Kinostudios “Shqiperia e Re”. Punoi fillimisht prane seksionit Kinematografik te Ministrise se Mbrojtjes Popullore duke xhiruar kronika dhe filma dokumentare me tematike ushtarake nen drejtimin e operatorit veteran J. Nano.

Filmi i tij i pare dokumentare ishte “Artileria e xhepit” (1975). Po kete vit kalon si operatore prane Kinostudios ku xhiroj dhjetra suzhete per kinoditaret dhe shume filma kronikale e dokumentare me bashkautore ose ne me nyre te pavarur. Per nje periudhe kohore 10 vjecare nga 1975-1985 arriti te xhiroj rreth 35 filma nga te cilet afro 20 ne menyre te pavarur. Nder keto filma bejne pjese:

“Vetegroposja” (1973), “Njerezit e drites” (1975), “Ne udhet e sukseseve” (1976), “Gjithmone i gatshem” (1976), “Qershori dhe gruri” (1976), “Ujrat termale” (1976) , “Shtepite malore te fushimit” (1976), “Perimet burime shendeti” (1977), “Ceta jone vullnetare, guri i keshtjelles se madhe” (1977) ,“Per femijet tane” (1977),
“Mbrojta e Atdheut detyre mbi detyrat” (1978), “Pishtare te drites ne Kosove” (1983), “Skolla rreze alpeve” (1984), “Cdo vije nje vizatim” (1984), “Toka te begata” (1984), si dhe te tjere me tituj “Bashke-kohesit”, “Ju pershendes”, “Rikuelm” etj

Ai ka xhiruar gjithashtu edhe 20 kronika e dokumentare te tjere te realizuar me operatore te tjere.
___________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A.T Hoxha (f. 189)

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply