Kompozitori i shquar Çesk Zadeja (1927-1997), “Artist i popullit”

0
1984

Çesk Zadeja (1927-1997)
“Artist i popullit”.
Njeri nga kompozitoret me te shquar shqiptar, pedagog ne Akademine e Arteve.

Lindi ne Shkoder me 8 qershor 1927.
Ka qene anetar i korit te Kishes Franceskane. Qe ne moshe fare te re, 14 vjec studione ne Rome ne Akademine “Santa Cecilia”per muzike. Kryen sherbimin ushtarak ne periudhen kohore 1949-1951 si dirigjent ne Ansamblin Artistik te Ushtrise. Me vone dergohet per studime ne Konservatorin e Moskes per kompozim qe ne v. 1956. Menjehere me pas fillon punen (si bashkeautore) me kompozimin e filmit shqiptaro-sovjetik “Skenderbeu”. 1957-1962 emerohet udheheqes artistik ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore te Tiranes.

Eshte njeri prej themeluesve e formuesve te shume institucioneve muzikore si: Konservatori ku punoi si pedagog plot tre vite, per tu emeruar me pas si udheheqes artistik ne Teatrin e Operes dhe Baletit deri ne fund te v. 1966. 1979-1990 ushtron profesionin e lire, per t`u kthyer ne v. 1993-1994 si pedagog ne Akademine e Arteve ne dhenien e Kompozicionit dhe Muzikologjise.

Nga veprat dhe krijimet e tij muzikore mund te vecojme: “Suita e veriut” / “Suite korale” / “Poema vokale” / “Romance” / “Simfoni” / “Rapsodi per violine”/ “Hej ju male”.

Pervec veprimtarise tjeter si kompozitor dhe pedagog ne Akademi eshte njihet edhe si kompozuesi i muzikes se filmave : “Tana”-1958; “Fortuna”-1959; “Toka e jone” – 1964; “Krevati i peradorit” (1963); “Ne kufi te dy legjendave”-1984; “Flaka e maleve”-1982.

Ne Festivalet e Kenges ne RTSH, merr pjese per here te pare ne v. 1972 me kompozimin e kenges “Shoqja me e mire” me tekst te Petraq Qafezezit te kenduar nga Dorian Nini.
Nderroi jete ne Rome me 15 gusht te vitit 1997.

Kompozimet ne Festivalin e Kenges ne RTSH
1 – 1972 ne Fest, 11-te / “Shoqja me e mire”
2 – 1973 ne Fest. 12-te / “Fshati im i bardhe”
3 – 1976 ne Fest. 15-te / “Partise”
4 – 1977 ne Fest. 16-te / “Sa lule cel pranvera”
5 – 1978 ne Fest. 17-te / “Kenge per Boletinin”
6 – 1980 ne Fest. 19-te / “Besa jone”
__________
Kinematografia Shqiptare – publikuar per here te pare ne qershor 2020. Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 429 si dhe administratoret e faqes per skeden e festivaleve.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply