Kujtesë: Regjisori i Teatrit Popullor Andrea Malo (1919-1966)!

0
686

Andrea Malo (1919-1966)
Regjisor, aktor, nje nder pioneret e Teatrit te Shtetit / Popullor.
“Artist i merituar”

Lindi ne Delvine me 6 qershor 1919. Mbaroi shkollen e mesme normale te Elbasanit. Qe ne moshe te re merret me levizjen Teatrore Amatore.
Ne vitin 1945 u rregjistrua ne kursin profesioniste te Teatrit dramatik ne Tirane. Ne vitin 1946 dergohet per studime per aktor ne Insitutin Shteteror te Artit Teatror GITIS ne Moske (B.S), por per arsye shendetesore detyrohet te kthehet ne atdhe mbas nje viti.

Studimet universitare i vazhdon me vone ne po kete Insitut ne Moske, duke i perfunduar me sukses ne vitin 1959. Vendos ne skene komedine “Pas vdekjes “ se A.Z Cajupit ne dy versione, i pari ne Teatrin Popullor ne vitin 1950 dhe i dyti me studente te shkolles se larte per aktor “Aleksander Moisiu”, ne v. 1966. Nga shfaqja ne shfaqje theksoj krahun satirik e stigmatizues ndaj pseudopatrioteve shqiptare dhe dukurive antikombetare. Pikerisht gjate rivenies ne skene te kesaj komedie me 1966 e la punen ne mes, pasi nderroj jete. Ka realizuar gjithashtu me nje shije te holle artistike dhe mendim te kthjellet komedine “Martesa e Avukatit” te Foqjon Postolit ku u ndie perkujdesja per karakterizimin me hijeshi skenike e personazheve si dhe nje trajtim elegant i mizanskenes. I nje formati epiko-dramatik me nuanca poetikeishte venie ne skene e drames “Ylli i alpeve” te Andon Panos.

Si rregjizor Andrea Malo shquhej per sensin humoristik dhe vizatimin e nje galerie karakteresh posacerisht ne venien skenike te komedive sidomos te veprave te autoreve shqiptare per te cilat ka dhene nje ndihmese te vyer. Ai bente qe ne teresine e trajtimit rregjizorjal te pjeses skenike te spikase humori i holle dhe me mbajtje popullore, ngulmonte qe aktoret dhe te gjithe komponentet e shfaqjes te kishin theksime dhe ngjyrime te qarta shqiptare. Ai ka shkruar edhe dy komedi “Po keto ku jane” dhe “Dhenderr me nishan” . Vuri ne skene gjithashtu dramat “Ne tufan” dhe “E bardha dhe e zeza” te Fadil Pacramit”, dramat “Makar Dubrova” te O. Korneicukut, “Djali plangeprishes” te E. Rauet; “Shtepia e kukulles” te H. Ibsenit si dhe komedine “Martesa” te N. Gogolit. Ne kete te fundit kembengulli ne krijim te karaktereve sa me origjinale prej aktoreve. Mori pjese si bashkerregjizor me regjizorin rus Bortko ne venien ne skene te tragjedise se Shekspirit “Hamleti” (1960), nje nga arritjet me te medha te Teatrit shqiptar.

Ne vitin 1966 arrin te veje ne skene me sukses dramen “Xhaxha Vanja” te A. Cehovit, tek e cila beri nje kujdese te posacem me aktoret per kuptimin e thelluar te vepres, te personazheve te saj, posacerisht te stilit te autorit , duke synuar nderkohe nje gershetim dhe harmonizim midis anes dramatike dhe asaj tragjike me ate lirike, poetike dhe mallengjyese. Andrea Malo ishte drejtues dhe nje nga pedagoget e shquar te aktrimit ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” . Ai karakterizohej nga nje dashuri dhe takt i vecante me artistet dhe studentet duke ndihmuar ne zberthimin e natyres se tyre krijuese ne kapercimin e pengesave dhe faktoreve psikike frenues, ne shperfaqjen e te dhenave organike fale te provuarit dhe eksperimentimit. Nxiste frymen e debatit dhe mbante ndezur atmosferen artistike . Ai eshte nje nder rregjizoret e pare shqiptare qe ngulmoj fort ne kuptimin dhe krijimin e ansamblit ne nje shfaqje teatrore, per interpretimin me kulture te personazhit, si ne komedi ashtu edhe ne drame.

Edhe si aktor ai ka interpretuar ne shume shfaqje . Spikati tek “Gjido (djali i dyte), “Topazi (Kastel Benak) “Epopeja e Ballit Kombetar” (Mit`hat Frasheri) 1947 ; “Guvernatori i provices” (Ernesti) 1949; “Halili dhe hajria” (Selim beu); “revizori “ (Shepkin); si edhe ne shfaqje te tjera : “Prefekti” (1948); “Heronjte” (1951); Eshte nderuar me titullin “Artist i merituar”.


U publikua per here te pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare, qershor 2016. Referenca: “Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” (2009) f. 283-284 / Insituti i Larte i Arteve, Historia e Teatrit shqiptar, Shtepia Botuese e Librit Shkollor, 1985 vol.1. / Arkivi T.K – dosja “Andrea Malo. Regjizoret, Akademia e Shkencave, Qendra e studimit te Arteve Tirane, 2003, f 50-52, 164, 219.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here