Ndrek Luca (1927-1993) | Jeta artistike e njërit nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

0
2270

Ndrek Luca (1927-1993)
Mund të shkruash diçka, por jo gjithçka për aktorin tonë mitik “Artistin e Popullit” Ndrek Luca.

Kulti i tij artistik është aq i lartë sa fjala dhe sharmi i tij depërtoi në portat e veprave më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar.

Edhe portreti i tij kishte diçka të veçantë sa mitike aq edhe kozmike. Por ajo që spikaste më tepër te Ndrekë Luca ishte thjeshtësia dhe dimensioni human i një artisti me botë të pasur dhe komplekse.

Që në fillimet e jetës së vet artistike ka qënë mjaft i motivuar dhe optimist, prandaj bukmekersat e artit konstatuan me shumë optimizëm se, ky njeri do të sillte diçka te re në panteonin e magjishëm të artit skenik.

Qysh i ri, përpara çlirimit u zhvillua një konkurs nga italianët dhe pas pak kohe, Ndrekës i erdhi një letër ku shkruhej: “Ju keni marrë çmimin e parë për kinematografi”. Ishte çmim si fotozhenik, ku do t’i jepej e drejta për të studiuar në Itali, por lufta bëri të vetën”
(Gazeta Ballkan, 10 gusht 2004 ).

Kur pa interpretimin e Jagos në Teatrin Kombëtar, rusi Axharariç u shpreh: “Keni të bëni me një aktor botëror” (Gazeta Ballkan po aty) Kur e pytën farizejtë Krishtin, nëse ishte e ligjshme që t’i paguheshin taksat çezarit, Krishti u përgjigj: “Jepni pra Çezarit atë, që i takon Çezarit dhe Perëndisë atë, që i përket Perëndisë”. Ne duhet t’i japim atë, që i takon artistit të madh Ndrekë Luca, se ai i takon botës dhe shpirtit artistik.

Ndrekë Luca lindi me 3 shtator të vitit 1927 në Xhan të Dukagjinit, në një suitë tipike flishore rethuar me kreshta të thepisura e hijerënda përbri luginës depresive të Kirit, atje ku dukagjinsit e vjetër me krenari e moskoçarje ruajtën identitetin e tyre tipik arbërorë.
Ndrekë Luca si specie nga më interesantët në llojin e vet, ishte produkt i natyrës alpine, edukata dukagjinse do të linte gjurmë e veta në të gjitha rolet që ai ka luajtur. Autentik dhe i papërseritshëm , si në skenë ashtu në ekran, një trup sportiv i dënjë për avijator, me impulse të spikatura mashkullore në teparamentin e të cilit ishin shartuar në mëyrë mikse koleriku dhe flegamtiku.

Një prototip malsori i gdhendur hishëm, serioz dhe statik në vështrimin e parë, që avash, avash rrezaronte ngrohtësi, zgjuarsi, inteligjencë të shkallës supriore, fisnikri shembullore në fëtyrën e të cilit prehej buzqeshja e fjetur e pakapshme e njerzve të vëndlindjes së tij. Në mashkull seksi me kapele republike musteqet sterrë të zeza, sytë të gjallë shprehës e shbirilues, vetullat kërleshpëpjekur brezat e rrudhave mimika e tij aq plastike e me reliev, eksprevisiteti i përgjithshëm i tij si dhe aftësia e tij krijuese për çdo rol, janë fiksuar në celuloid nëpër emra përsonazhësh filmik, njëri më interesant se tjetri duke bërë atë një nga aktorët më të preferuar të ekranit shqiptar.

Të gjithë kishin kënaqësi të ndodheshin në shoqërinë e tij si bashkëbisedues i shkëlqyer depërtues i gjallë. Kur fliste për Dukagjinin dhe Kosovën i xixëllonin sytë, por edhe bëhej më i matur. Kur fliste për Shkodrën, traditat dhe humorin behej entuziast, gazmor i gjallë që qeshte me gjithë zemër, me një të qeshur të thellë , ngjitës të sinqertë dhe të zhurmshme. (Dr L-Martini , gazeta “Dukagjini” janar 2005).

Ishte në moshë të mitur kur familja u zhvendos për në Shkodër për arsye të varfërisë ekonomike. E ëma e tij e etur për dritën e diturise e çoi Ndrekën në shkollën e jezuitëve, por njëkohësisht punonte edhe si ndihmës tek fototeka Marubi. Vocrrakun e varfër shkolla e ndihmoi të lidhej më fort me librin, të cilin e ka pasur shokun më të ngushtë të gjithë jetës së tij.

“Unë rrjedh nga Dukagjini. Jam rritur derë më derë, duke punuar që i vogël për “kafshatën që s’kapërdihet”siç thoshte Migjeni. Jetonim në një shtëpi në Shkodër, në një jerevi ku laheshin rroba, ku hynte shiu e të ftohtit, ku ndriçoheshim me dritën e pishës që vinte nga malesia, herë me bukë, herë pa bukë, por nuk na mungonte kënga e lahuta. Pra unë u rrita në qytet por i pa shkëputur as një herë nga ambienti i malsisë, as sot e kësaj dite”
(Xh. Aliu Biseda të panjohura të artistve tanë të mëdhenj”, gazeta “Standard”30.03.2006).

Pas shkollës së mesme me kërkesën e tij i doli bursa për avijator në Jugosllavi. Edhe pse ishte ushtarak frekuentonte gjithnjë operat. Ishte vetëm në moshën 14 vjeçe, kur filloi të merrej me art, kuptohet me grupet amatore, fillimisht ka luajtur rolin e një plaku. “Studionte në një akademi ushtarake jashtë shtetit por paralelisht gjatë gjithë kohës ndiqte veprimtari letrare artistike, shkonte në opera, në balete, koncerte simfonike, recitonte Hamletin, Mbretin Lir”. (L.Kodra “Njerz të shquar të Dukagjinit”).

Mesa duket edhe, vetë Ndreka e kishte ndjerë se kishte lindur për aktor, jo për aviator, prandaj vitin 1947 kur marrëdhëniet, Shqipëri – Jugosllavi u prishën dhe Ndreka, pa asnjë qefëmbetje u kthye urgjentisht, ndonse ishte në vitin e fundit të studimeve ushtarake. Kur u kthye pati një duel të heshtur mes karrierës së oficerit dhe asaj çfarë ëndrronte të bëhej, një odise i madh baticash dhe zbaticash, keqkuptimesh, ngatërresash, deri sa një ditë u rebelos ndaj uniformës, gradave dhe previligjeve të ushtarakut dhe trokiti pa iu trembur syri në derwn e teatrit. Komanda eprore duke e quajtur “dezertor” nuk pranoi t’i lëshojë fletëshoqërimin e transferimit. Duke kujtuar këtë episod, Ndrekë Luca në kujtimet e veta thoshte:

Ishte viti 1950, kur më vinë përgjigjet njëra pas tjetrës: Një jo, dy , jo, tri jo…..Një ditë shkova te drejtori i përsonelit: Prap erdhe ti? – më pyeti. A e more përgjigjen? -E mora, por s’jam dakord, – iu përgjigja. S’je ti apo ne?! – ma priti. O shkoj o vdes! I thashë. Ju mund të më vononi, por të më pengoni kurrë”!

Pas këmnguljes kryeneçe, Ndrekë Luca do largohej nga ushtria duke milituar në radhet e Teatrit të Ushtrisë, atje luajti vetëm dy role, pasi në vitin 1951 ky teatër shkrihet duke iu bashkangjitur Teatrit Popullor, pjesa e të cilit do të bwhej Ndrekë Luca i cili startoi në mënyrë spektakolare, në pistën ku gjendeshin starët themelues të këtij tempulli, Mihal Popi, Loro Kovaçi, Naim Frashri, Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Besim Levonja, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Lazer Filipi, Melpomeni Çobani etj.

Pati fatin e madh, që sapo filloi punë, ashtu si aktorët e tjerë, u shkolluan dhe u pregatitën nga regjizori i madh rus Kriçko, ku studiohej Stanislavski me themel. Stanislavski ishte edhe baza e kinematografisë amerikane. Më pas, Ndrekë Luca luan disa përsonazhe si Kurtovi te drama “Komploti i të dashurauarve”, Ziaçenko te “Makar Dubronova”, Lajmtari te “Revizori”, Ludvik Gustakovçit, te “Gjashtë dashnoret” etj. (Arkivi i Kinostudjos Dosja N.Luca.

Artisti Luca, kishte kërkesa të larta ndaj vetes, për realizimin e figurës së roleve që interpretonte, i është dashur të lodhet shumë, të shtyjë nenët pa gjumë, të krijojë gjera të reja për riformatin dimensoinal të karakterit, (deri në vogëlsira siç janë përcaktimi i rekujzitës, apo grimi). I është dashur të përplaset me kolegët, të ndeshet me regjizorët dhe skenaristët, po edhe të pasurohet me mbresa të mrekullushme e kujtime të këndshme për të gjithë.

Ndrekë Luca si askush tjetër në kinematografinë shqiptare ishe artisti që misheronte tiparet më të këqija të një galerie të terë karakterësh të njerzve të këqije, njeriu i mirë i rolit “të keq” që na fali arti, ndërsa në jetë ai ishte antitezë e gjallë e asaj që ralizoi në celuloid. Dinjiteti i tij shtrihej përtej fasadës “Artist i Popullit” sepse ai kohë ishte artisti i të gjithve. Si pak aktorë të gjallë njerzit e përshëndesnin edhe kur nuk e njihnin me emrin e roleve që kishte luajtur.

Ai edhe kur kalonte rrugës, nga pas ndiqej nga vështrimet e inatosura të fëmijve që e identifikoni me “Njeriun e keq”. Ndrekë Luca është pagzuar në skënë me emra të tillë, si Dini tek “Familja e Peshkatrit”, Greov te “Armiqët”, Deli Pjetra te “Shtat Shaljanët”, Fantazma te “Hamleti”, Rejshek te “Djali plagë prishës”, Baca i Gjetajve”, Xhiri i dramës “Arturo Ui”, Brung Troli te “Përmbytja e madhe”, Abdullah Pashë Dreni tek drama “Besa e Madhe”, Shpend Gjto Plakun te “Halili dhe Hajria”, Jonuzi te drama “Familja e Peshkatrit” etj (Arkivi i Teatrit Kombëtar, Dosja N.Luca).

Është një statistikë e gjatë dhe mundimshme të numerosh rolet, që Ndreka ka lujtur në teatër dhe kinema, madje edhe ai vetë kur ishte gjallë, nuk lodhej të mëndonte se çfarë ka luajtur, por çfarë do të luante në të ardhmën. “Duke luajtur oreksi vika duke t’u shtuar. A do të kem takatë të vazhdoj, a mund ta përballoj, se di. Por sot më duket se jam në fillim. Duhet ndjerë vetja në çdo rol, sikur je në fillim të punës, sepse roli vjen me tiparet e veta. Po hyre me mëndjemadhsi medemek ta dijë regjizori edhe spektatori se kush jam unë, u mbyte, s’ke jetë (Zbardhë nga manjetofoni i arkivi përsonal të Luca inçizuar në prill 1986).

Artist i madh shpirtlirë e zemërbardhë, i thjeshtë në komunikim, këmbënguës i paepur, vëzhgues i hollë dhe dëgjimtarë i vëmendshëm i mëndimeve edhe i partnerëve më të rinj, pra ai ishte nga ata njerz të mirë, të matur dhe të qartë që dinë të ndjekin kurdoherë një rrugë të ndershme, që arsyetojnë gjithnjë drejt dhe priren në mëndime për të vlersuar meritat e gjithsecilit. “Unë ëndrroja për rolin e Otellos, bile edhe sot e kësaj dite më ngacmon dëshira për ta luajtur. Mirëpo regjizori edhe pse e dinte se çfarë ëndërroja më besoi Jagon”.(Xh.Aliu gazeta “Standard” 13 mars 2006).

Jagoja qe një ogurmirë për Ndrekë Lucën i cili pati fat të takohej me Shkespirin dhe të provonte potencën e tij si gjahtarë i shkathët i roleve dhe kyre roleve të veprave të mëdha. Ndrekë Luca me lojën e tij i dha publikut shqiptar të viteve 50 në mënyrën më transparte një Jago të poshtër, shpirt zi, katil dhe të lig sa s’ka shok, por i mençur e dinak si dhelpër. Menjeherë pas Jagos vjen Guduni, heroi i Aurorës dhe pastaj është takimi me Lekën te drama “Toka jonë”. Regjizori Pandi Stillu do ja besonte Lekën Ndrekë Lucës sepse siç thoshte artisti ynë i famshëm: “Leka, ai ishte njeriu i gjakut tim, i atij ambienti që më kishte rritur. Ai ishte pjesë e kësaj toke e shfrytëzuar maksimalisht nga Turqit dhe përfaqësonte anët më burrwore e pozitive të fshatit të varfër, të kohës në flakë”.

Ndrekë Luca krahas arktimit ka dhënë kontributin e vet edhe si dramaturg duke shkruar dramat “Shtatë Shaljanët”, “Votra e huaj”, por edhe pjesë me një akt, si “Bardha” që ka fituar çmim edhe jashtë shtetit. Janë akoma të pabotuara komeditë “Ëndrra në diell” dhe drama “Jerina”, në sirtarin e tij gjenden edhe komedi të tjera të panjohura gjer më tani. Subjekti i dramës “Shtatë Shaljanët” mbështet tek një motiv i kahershëm historik i qëndresë anti-osmane të martirve të vëndlindjes së autorit, trevë e cila ruajti të pashlyer kujtimin e Gjergjit e Lekës, atje ku gjatë qindra viteve besa e burrit dhe liria ishin kulti më i fuqishëm i njeriut, të strukur diku mes maleve në një copë të teprume ilirie.

Ndrekë Luca, tek kjo dramë e vënë në skenë në vitin 1958, do të interpretonte në mënyrën më fine, rolin e Deli Pjetrit, njeriut trim, atdhetarë, këtij përsonazhi real historik që për besën dhe fjalën e dhënë, sfidon të gjithë kampionët e legjendve tona. Kjo dramë, më pas, për aryse të kapriçove ideologjike të kohës, do të ngujohej në kasafortën e ndryshkur të arkivit.

Ndrekë Luca, në mënyrë spektakolare bën gangsterin Xhiri te “Arturo Ui”, i jep publikut një Pjetër Mustak aventuresk, plot xixëllima artistike që meritoi duartrokitje dhe përgëzime të shumta. Tek “Dueli i heshtur” pavarsisht ngjyrimeve politike të kohës Ramiu është skalitur mjeshtrisht duke na dhënë figurën klasike të kapterrit të keq me dy fëtyra, pa ideale, një budalla i zgjuar, servil, propotent dhe i pamëshirshëm në ralizimin e ambicieve të tij përsonale. Ndrio tek ” Udha e shkronjave” është aq i ralizuar sa vetë artisti duhet të ketë ndijerë “neveri” ndaj vetës duke na sjellë në mënyrën më të natyrshme dy tiparët më të qënsishme të klerikve anti- shqiptarë të Patriarkanës greke dhelpërisë dhe egrsisë më të ultë të njeriut, pabesisë kur të gjenë të çarmatosur, herezisë ndaj gjuhës sonë amtare, qetësisë përfekte në ekzekutimin krimit makabër, dhe shpërfëtyrimit dhe ligësisë ku ëshë puna për të shpetuar lëkurën e vet në përbadhjen me Tunxhin. Një pasha tipik anadollak , sa mizor e triran, aq i lig dhe i verbër ndaj dritës aksidentale, sa rrafinak dhe i pabesë, aq frigacak dhe zhytur në flligshti e hareme të pakufi, madje i qyrravitur e komik në vitet kur e kapton pleqëria, na paraqitet tek “Balada e Kurbinit”. Në mëmorjen e artdashësve shqiptarë, madje jo vetëm në fjalorin e brezit të rritur por edhe të adoleshtëve, qarkullojnë mot pas moti, batutat proverbjale: “Këtu ka tradhti burra”, “Kjo ishte loja”, “Fashista trima”, “Kush e vrau Kaparal Pelegrinin”, “Mos Tunxh se do të ngopesh me flori” etj.

Ndrekë Luca do të shkëlqente edhe në ralizimin e dhjetëra përosnazheve pozitiv, si të Januz Bungës tek filmi “Oshtimë në bregdet”, Palush Dibra tek “Halili e Hajria”,Tomorri te “Detyrë e posaçme”, Abdulla Dreni te “Besa e madhe”, ndërsa Gjini te “Plagë të vjetra”. Sipas mëndimit përfaqëson shakllë më të lartë të tipologjisë dhe karakterit psikologjik të malsorit të veriut e nxjerrë cuhal në dritë të diellit në mënyrë të papërseritëshme nga malsori artist Ndrekë Luca. Specialistët dhe kritikët janë pak a shumë të një mëndjeje, se me “Bacën e Gjetajve” Ndreka arriti majat më të larta interpertative në gjininë e teatrit dramatik shqiptar. Shypi i kohës shkruante “Baca i Gjetajve” në interpretimin e N.Lucës, madhështor me thjeshtësinë e vet është fytyrë shumë e gjallë jetësore në të gjitha ngjasimet, njomësitë njerzore që pajisin një njeri, si njeri dhe si prind… cilësi të njeriut të thjeshtë të popullit, të cilin e pajisin virtytet natyrore të tij”. Drama pati sukses të jashzakonshëm, qoftë në Shqipëri qoftë, edhe në Kosovë. Në kujtesën e dramaturgut Fadil Kraja mbetet i paharruar, turneu i trupës së teatrit Migjeni në Kosovë:

Ndrekë Luca me qeleshën e bardhë të shqiptarisë asnjë minutë nuk gjendej i lirë, por në shoqerinë e vazhdushme të vëllezerve kosovarë me të cilët bisedonte, çmadhej, fliste gjithë pasion për këngët, teatrin, kinematografinë, historinë e dhimbshme gjithë plagë dhe çdo natë, inerpretonte nga dy herë, Bacën…

Gazeta Rilindja e Prishtinës me 2 korrik 1980 nënvizonte me të zeza : “Vlen të veçohet interpretimi brilant i Ndrekë Lucës, i cili ralizoi Bacën e Gjetajve në nivel të përkryer artistik”.

Kurse “Flaka e Prishtinës” me 15 korrik 1980 shkruante: “Ndrekë Luca e mishëroi “Bacën e Gjetajve” dhe kontriboi mjaft që kjo figurë heroike, dramatike të ishte ajo që ishte”. Studjuesi dhe publicisti kosovar Ali Kaba në opinionin e tij shprehej. “Me Bacën shoh fytyrën e malsorit të thjeshtë, i cili për liri e atdhe është në gjendje të flijojë çdo gjë… N.Luca me talent të rradhë ndriçon fytyrën e Bacës.

Ndrekë Luca në vitin 1982 punoi në teatrin Migjeni të Shkodrës, për tragjedinë “Makbethi ” të Shekspirit dhe pse pati probleme të rënda shëndetsore, ai nuk e nderpreu punën, por vazhdoi me këmngulje e përkushtim atë, deri në daljen me sukses të premierës.

“Isha në ranimacion. Kisha Makbethin aty me vete. Kur hëngra infraktin e dytë, erdhën mjekët dhe ma hoqën me alarm. S’ke mundësi më thanë. Emocionet të bëjnë keq. Bile duhet të tërhiqesh edhe nga skena…Jooo, unë do të shkoj ta luaj rolin, u thashë. Ti mund të luash me kokën tënde, por ne kemi për detyrë të themi këshillat e nevojshme, më thanë. Dhe me marakun se po mbetëm tani e po mbetëm pastaj, nuk u tërhoqa. As nuk tërhiqem, por punoj, studjoj, shkruaj ëndërroj edhe për rolet. Makbethi u vu në skenë nga Serafini, u vu i redaktuar, po ajo është esenca. Qe një vënie me fatazi dhe që, zë vënd në teatrin e Shkodrës. (Zbardhur sipas kasetës së arkivit familjar të familjes Luca, inçizuar në prill 1986.)

Njeriu që e “pa” vdekjen me sy në dhjetra role, që nga 16 janari i vitit 1993 nuk jeton më Ai u nda nga jeta kur kishte plane ambicioze në një kohë kur arti dhe publiku prisnin ralizimin e figurave të reja. Duke mbajtur në kokë qeleshen e bardhë të Duakgjinit, u varros sipas amanetit të tij.

Tashmw ai sapo ka kaluar 80 vjetorin e lindjes, kujtohet i mirenjohur nga galeria e pafund e personazheve të tij, ai mbetet një nga njerzit me të dashur të ekranit shqiptar. Kjo dashuri, ishte aq e madhe, sa kudo që ishte, e shkonte, kishte përbri një tufë dashamirësish dhe mbi të gjitha mirnjohës të shumtë. Ndrekë Luca si një aktor me vullnet të hekurt i cili debutoi në teatër që në fëmijëri, kurse në ekran gjeti plotësisht vetvetën dhe shpalosi vlera të atilla që mbetën të paharruara në shpirtin e artdashësve të cilët gjithmonë do ta kujtojnë me një psherëtimë të thellë mirnjohje.

____________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Vini re: Informacioni ne ndertimin e ketij shkrimi u be i mundur nga artikuj dhe gazeta te ndryshme / Korrik 2013.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply