Në kujtim të poetit Jorgo Papingji (1942-2024)

0
584

Jorgo Papingji (1942-2024)
Poet | “Mjeshter i Madh”

U lind ne Vlore me 10 qershor 1942. Nje emer i madh, autor i shume kengeve si nga muzika e lehte ashtu edhe popullore.

Qe ne shkolle fillore , pas mbarimit te klases se 4-te, nisi te merret me poezi dhe shkrime, duke kontribuar me krijimtarine e tij ne dy gazetat e shkolles, njera me tematike humori dhe tjetra me serioze, sidomos ne lemin e poezise duke e vendosur emrin e tij nga me kryesoret.

Poezia e tij mori rruge qe ne fletoret dhe blloqet intime te vjershave me vargjet e para per dashurine, per ndonje shok apo shoqe qe ia kerkonin shkembimin e mesazheve me anen e vargut, nje menyre qe tashme nuk ekziston.

Botimi i pare i tij do te jete ne gazeten e kohes “Zeri i Rinise”, nje cikel me poezi. Qe nga ajo kohe poezia dhe vargu nuk iu ndane asnjehere.

Jorgo Papingji ka mbaruar studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë-fizikë) dhe ka qenë një mësues i pasionuar dhe drejtor në disa shkolla në Tiranë e gjetkë, por kënga e rrëmbeu në krahët e saj të lehtë dhe e shpuri drejt një ëndrre të guximshme. Ritmet e muzikës e morën me vete, duke bërë që ajo që ai e konsideronte si “punë të dytë”, marrja me tekste këngësh, të bëhej e para dhe të përcaktonte vetë individualitetin e tij si njeri, si poet dhe si artist, me një audicion të gjerë pikëtakimesh emocionale në kohë-hapësirën estetike të botës shqiptare.

Bashkepunimi i tij i pare si autor teksti ka qene me kompozitorin e shquar Aleksander Lalo ne nje kenge te bujshme per vete kohen, me titullin “A ta fshij apo ta gris”, nje kenge per femije qe ngjalli shume reagime pozitive. Me kompozitorin A. Lalo, poeti i nderuar Jorgo Papingji pati nje bashkepunim te gjate dhe mjaft produktive, fale edhe shijeve te perbashketa artistike për të përcjellë këngë me një fluks të gjerë
mesazhesh dhe ngarkesash emocionale.

Teksti i parë i paraqitur nga Papingji është në Festivalin XIII të Këngës në RTSH, përsëri në bashkëpunim me kompozitorin Aleksandër Lala. Megjithatë, ajo këngë ndërtohej dhe strukturohej mbi një tekst poetik dashurie, nuk kishte asnjë gjurmë të tambureve të kohës dhe ishte e çliruar nga klishetë propagandistike dhe agjitative. Kënga titullohej “Kur jemi bashkë të dy” dhe ishte një hit dashuror, kënduar me një vokacion të pasur dhe ndjeshmëri të lartë nga dy këngëtarët , Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.

Në këtë festival, kënga e ndërtuar mbi tekstin e tij mori Çmim të 3-te, çfarë ishte një inkurajim i madh për poetin në rrugën e nisur. Që nga ajo ditë dhe der ne vazhdim, Papingji nuk është shkëputur nga prezantimi në këto festivale, ku ka fituar shtatëmbëdhjetë çmime, katër çmime të para dhe të tjerat të dyta e të treta.

Si një nga aspektet më mbresëlënëse të punës së tij në krijimin e teksteve, Papingji do te mbahet mend per punën në Festivalet e Fëmijëve, atë përkushtim dhe atë ndjenjë pasionante, që e bënte poetin të gjurmonte lojërat e fëmijëve dhe mbi to të ndërtonte tekste, që do të këndoheshin nga të vegjlit dhe do të bëheshin këngë hite, të cilat do të qarkullonin në të gjithë Shqipërinë, në kopshte, shkolla, mjedise social-kulturore, mjedise çlodhëse, plazhe, pishina, tek lodrat dhe kudo ku kryenin veprimtarinë e tyre fëmijët.

Në këto tekste mbisundon një fabul e perceptuar nga bota fëmijërore, nga ritet e lojërave, mbi të cilat është ngritur godina e fjalëve dhe muzika në përputhje me ritmin dhe gjallërinë e këtyre lojërave. Mjaftonin të kujtojmë këngën “Hapa dollapa” që autori e ka ndërtuar mbi fabulën e lojës kukafshehtas, ku funksionojnë në një teksti dhe muzika, temporitmi i lojës dhe temporitmi i këngës, kënduar me pasion dhe shpirtdëlirësi nga të vegjlit.

Në debutimin e tij në Festivalet e Këngës për Fëmijë Papingji ka marrë pjesë me 512 tekste dhe është vlerësuar nga juritë artistike të kohës me njëzet e gjashtë çmime.
Kontributi i Papingjit është po kaq i madh me debutimin poetik me tekste të këngës popullore.

Ne fakt shumë tekste të Papingjit i përkasin këngës popullore të Shqipërisë së mesme, por gjithë Shqipëria administrative, gjithë bota shqiptare, Kosova, Çamëria etj., janë pjesë e angazhimit të tij artistik, për të na dhënë tekste perla, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një afinitet të jashtëzakonshëm me artdashësit e këngës popullore shqiptare.

Tekstet e tij për këngëtarët ikona të muzikës popullore shqiptare si Hafsa Zyberi, Bik Ndoja, Luçie Miloti etj janë pika reference për shpirtin e muzës së gjallë e të pashtershme të folkut, i cili është vetë shpirti i identitetit gjenetik e psikoentik të një kombi.

Tekstet e këngëve për dibranët që u vendosën në Tiranë, për skrapalinjtë, për pleqtë e Kavajës etj, janë vetëm disa nga ato dhjetëra e qindra tekste, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një audiencë të gjerë ndër dashamirët dhe adhuruesit e këngës popullore.

Jorgo Papingji është një poet me diapazon të gjerë këndvështrimi, me një lirizëm të ngrohtë e spontan, me figura të gjallë e të freskëta, me mesazhe shumëplanëshe, që burojnë nga teksti dhe nënteksti, me një pasuri të madhe imazhesh, gjendjesh, përvojash dhe pikëtakimesh, që e bëjnë poezinë e tij më vete, qoftë dhe jashtë strukturave muzikore, një poezi të veçantë dhe me një shtrirje të gjatë në kohë, duke e zhveshur nga të gjitha jashtësitë, me të cilat qe mbushur dëng poezia e mjaft prej bashkëkohësve të tij, në një kohë kur jashtësia përcaktonte vetë artin dhe poezinë, si ilustrim dogmatik i realitetit.

Papingji nuk ilustron por zbulon, nuk thërret, por rënkon, klith e dashuron me gjithë fuqinë e shpirtit të tij, të thërrmuar në mijëra e mijëra vargje brilante, të denja për çdo antologji serioze botërore.

Lirizmi i Papingjit, mprehtësia dhe finesa e detajeve, temporitmi i thellë dhe intonacionet befasuese, qoftë ritmike qoftë të strukturave kompozicionale, thjeshtësia gati tronditëse, me të cilën ai na përcjell të vërteta të mëdha, sa njerëzore e kombëtare, aq dhe universale, e bëjnë atë një poet të papërsëritshëm, një zë të fuqishëm të poezisë së re shqipe, jo për nga mosha, por për nga filtrat modernë dhe tradicionalë njëherësh, me të cilat ai operon në rrugëtimin e tij të gjatë dhe të pakthyeshëm poetik.

Mbi katër mijë tekste këngësh kanë qarkulluar që atëherë e deri tani me autor Jorgo Papingjin, duke bërë që emri i tij të jetë një emër i dashur për njerëzit, të cilët janë aq të lidhur me këngën dhe poezinë që e bashkëshoqëron, duke e identifikuar autorin e këtyre teksteve me mesazhet e ngrohta e të çiltra që burojnë nga thellësia e zemrës poetike.

Poeti i shquar ndahet nga jeta me 21 mars 2024
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Reference: Lajme dhe informacion i koleksionuar nga gazetat e ndryshme shqiptaere online.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply