Neço Muko (1899 – 1934) | Veteranë të artit skenik!

0
394

Neço Muko (1899 – 1934)
Muzikant, skenarist, regjisor, aktor dhe poet i dashurise.

Lindi ne Himare me 21 tetor, ku kreu dhe shkollen fillore.
Mbaroi studimet ne Teknikumin Mekanik ne Faliro, afer Pireut te Greqise, me 1919, ndoqi aty studimet private ne muzike, pervetesoi instrumentin e violines, sprovoi ne gjinine e dramaturgjise me disa pjese te shkurtera humoristike dhe librete.

Ne vitin 1923 rikthehet ne Himare, duke ngritur grupin e njohur muzikor djelmeria bregdetase “Vetetima” . Krijoi dhe perpunoi me kete rast disa kenge origjinale, sikurse qene: “Nenteqind e dhjete viti” dhe “28 nentor”, qe u bene shpejt te degjuara ne zonen e bregdetit dhe me gjere.

Ne vitin 1925 ngriti ne Sarande Shoqerine artistike “Miqte e defrimit” . Dha shfaqje te shumta ne Sarande , por edhe ne Gjirokaster e Delvine. Ne vitin 1932 semuret rende nga laringu dhe peson ngjirje te zerit, cka e deshperoi shume.

Organizator i rralle dhe me dashuri te madhe per artin kishte shume talente: ishte kompozitor, instrumentist, aktor, dirigjent, kengetar, dramaturg, libretist , poet.
Ai krijoi nje grup te mrekullueshem kengetaresh popullor, kompozoi shume kenge duke e pasuruar ndjeshem fondin e ke nges popullore himariote.

Nderkaq, ai kompozoi per opereta, vodevil, komedi muzikore, performanca teatrore, muzike te posacme origjinale ose pershtati per pjeset e tij dramatike , melodi te autoreve te huaj, shkroi kenge te muzikes se lehte, skece dhe poezi satirike. Krijimet e tij i firmoste me pseudonimin N.M (H) Marioti.

Nga format e shkelqyera te N. Mukos ishin shfaqjet mix, me raste festash zyrtare dhe fetare ose ditet e karnavaleve , si psh shfaqja “Pif-Paf” , e perfshire ne karnavalet e vitit 1928 , ose shfaqja “Orca-Forca” e vitit 1929, ku u luajten shume pjese humoristike si: “Kenga e karnavalit”; “Tregtaret”; “Vajza moderne” ; “Miss Saranda II”; “Sherbetorja “; “Mister Xhon Marioti”; “Lesheliu me shoke” dhe vjersha e gjate satirike “Marrezi e pergjitheshme” .

Kete poeme te inskenuar e pati nisur qe kur ishte ne Greqi. Eshte e njohur ndihmesa dhe nisma e tij e pashembullit e vitit 1929 per regjistrimin ne pllaka gramafoni te shume kengeve shqiptare, nder to edhe te zones se Bregdetit , sikunder edhe i disa krijimeve origjinale . Shkoi dhe qendroi per disa kohe ne Paris te Frances ku krijoi nje grup kengetaresh me studente dhe te tjere te Kondervatorit te Parisit, ne mesin e te cileve ishte edhe sopranoja e shquar, Tefta Tashko Koco.

U incizuan 22 kenge me tekste te N. Mucos, melodi instrumentale dhe kompozime origjinale te tij nder to:
“Himni i Flamurit” ; “Shqiperia” ; “Marshi mbreteror” dhe disa kenge popullore si “Lule je , lule te thone”; “Saranda”; “Syzeza”; “Vajze e malit”; “Katina”; “Nina-nina”, kenge te muzikes se lehte te kompozuara nga ai vete si “Shpresat dhe enderrat”; “Saranditja”; “Marshi i karnavalit te Sarandes”; “Kanakarja”; “Dashuria”.
Regjistroi gjithashtu edhe materiale te tjera humoristike, si disa monologe, dialoge dhe pjese te shkurtra.

Disa kohe ai levizi ne Itali, France (St – Etjene, Paris) duke bere nje jete prej artisti bohem.
Ne vitin 1931, pershtati dhe vuri ne skene opereten “Zonja sherbetore”; nderkohe ne vitin 1932 dramen “Shpenzimet e gjyqit” te K. Floqit.

Shoqeria “Miqte e defrimit” pergaditi dhe dha ne disa qytete te jugut Sarande, Delvine, Gjirokaster komedine, “Kriza shpik marifete” , si dhe opereten ‘Princesha Iris”.
Pervec te tjerave N. Muko ka meriten se konsolidoi me grupin e tij muzikor-teatror tipin e shfaqjeve “variete`”, aty ku gershetohen dhe bashkevepronin disa zhanre muzikore, letrare e teatrore, si: skeci, kenga, pantomima, vodevili, komedia e shkurter dhe opereta, kenga popullore dhe ajo e muzikes se lehte, recitimi i vjershave satirike te tipit “Revju” u pelqyen shume nga publiku i kohes perfshi ketu Tiranen, Shkodren, Korcen.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Andrea Varfi, Neco Muko (H) Marioti, “Zemra kerkon miqesine”, Tirane, 1966 / Janko Pali, “Feniksi i Himares” / Gjini Miho “Biseda me muzat” , artikuj kritike, Albin 2008, f. 142-155 / Josif Papagjoni, Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare”, f. 313-315

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply