Operatori pioner Mandi Koçi (1912-1982)

0
1157
Mandi Koçi (1912 – 1982)
Fotograf dhe operatori i pare i filmit kronikale e dokumentare ne Shqiperi!

Lindi ne Voskopoje te Korces me 17 janar 1912.
Profesionin e fotografit e fitoi ne Greqi duke u ushtruar prane nje studjoje fotografike per tre vjet. Ne vitin 1936 ai celi ne Korce studjon e pare fotografike elektrike qe quhej, “Foto-Studio | MAK” , e cila u be mjaft e njohur.

Ne arkivin e saj kishte qindra e mijera negative e fotografi qe perfaqesonin ngjarje te rendesishme me vlera historike, por edhe mjaft prej tyre ishin me vlera artistike.
Ne vitet `30-te merr pjese ne levizjet rrevolucionare dhe pas burgimit te tij ne Ponca te Italise, inkuadrohet me 1944 ne Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare.

Meritat e tij te medhaja ishin dokumentimi i kesaj lufte nepermjet shume fotografive qe beri ne rradhet e luftetareve te lirise dhe per nje kohe edhe prane Shtabit te Pergjithshem partizan.
Pas luftes, filloi pune per nje kohe prane sektorit fotokinematografik ne Ministrine e Shtypit Propogandues dhe Kultures Popullore e me vone ne v. 1947 ne Agjensine Shqiptare te Filmave e cila u shenderrua ne ndermarrje shteterore.

Mandi u be pioner i kinematografise kronikale e dokumentare duke xhiruar fillimisht ne bashkepunim me kinooperatore te huaj si ceke, jugosllave, ruse dhe nga fundi i vitit 1946 dhe ne fillimin e atij te 47-tes xhiroi disa suzhete ne menyre te pavarur . Profesionin e operatorit nisi ta ushtroje pas kryerjes se nje kursi ne Moske. Me vone rreth tij u bashkuan edhe Hamdi Ferhati , A. Foturzi, S. Musha, J. Nano etj

Ne vitin 1947 “Komandanti viziton Shqiperine e mesme dhe te jugut” mban firmen e tij si kronikali i pare. Edhe te tjere filma kronikale te atyre viteve, qe shenojne fillimet e kinematografise shqiptare, kane kontributin e Mandi Kocit si bashkoperatore , nder ta mund te permenden “Festivali folklorik” (1949), “Kongresi i unifikit te rinise” (1949), “Festa e clirimit” (1950), “Shatervani i Bahcisarait” (1951), “10 vjetori i lavdishem” (1954), “Urime shoke studente” (1955), “Pushime te gezuara” (1955), “Festa e madhe “(1957), “Ari i bardhe” (1958) etj.

Mandi Koci ishte operatori qe xhiroi filmin e pare artistik shqiptar me metrazh te shkurter, kinofejtonin “Per te qare e per te qeshur” qe ne v. 1956 me regjizuren e V. Stratoberdhes, sikunder edhe filmin e pare artistik me metrazh te gjate “Tana” (1958) , se bashku me S. Mushen.

Me vone ndonese ishte i semure, ai nuk e nderpreu veprimtarine duke xhiruar kronika e njekohesisht drejtoi repartin e operatoreve te cilin e krijoi vete.

Per motive absurde, persekutohet nga sistemi i kohes. Pushohet nga puna ne vitin 1964 dhe denohet me 20 vjet heqje lirie, per arsye te mos pajtimit me vijen e ndjekur nga shteti shqiptar. Bashkeshortja e tij ishte ruse.

Ne vitin 1982 Mandi Koci nderron jete i vetmuar dhe i pa reabilituar. Ai kurre nuk pati mundesine te bashkohej me djalin dhe gruan e tij qe ishin ne Moske.
___________________
Burimi dhe saktesia e informacionit: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002, A.T Hoxha (f. 196-197) / “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009, J. Papagjoni (f. 225-226)

 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply