Paskualina Gruda, aktore e Teatrit “Migjeni”, Shkoder!

0
4508

Paskualina Gruda
Aktore e mirenjohur e Teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe e Kinematografise Shqiptare.

Lindi më 13 tetor të 1956 në qytetin e Shkodrës. Tek spektatori shqiptar ajo mbahet mend ne dy interpretime te shkelqyera ne dramat “Gjaku i Arberit” te F. Krajes, dhe ne “Ceshtja e Blertes”.

Fëmijëria ka qenë e vështirë, sepse ka pasur veç të tjerash edhe probleme ekonomike, por ajo si te gjithe brezi i asaj kohe gëzonte edhe per gjërat me të vogla, ndryshe nga rinia e sotme e cila kërkon shumë dhe nuk kënaqet asnjëherë.
Dita e saj ishte e mbushur me aktivitete veçanërisht Pakualina merrej me sport, sidomos me volejboll, not, por gjithashtu ishte nje lexuese e madhe e librit. Në shkollë gjithnje dallohej per hartime të bukura duke qenë se ishte shumë e dhënë pas letërsisë.

Paskualina ka mbaruar shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër dhe pas saj brezi i atehershem ishte i detyruar të bënte një vit stazh. Caktohet mësuese muzike në një fshat të Mjedës. Më vonë konkuron në Akademinë e Arteve duke vazhduar studimet e larta për aktrim.
Pas mbarimit të shkollës ka qenë nje periudhë e vështirë, por fatmirësisht emërohet në Estradën e Shtetit, ku dhe fillon punë menjehere.

Ashtu si te gjithe moshataret e e tjere për ate ka qene deshira të qendronte në Tiranë në “Teatrin Kombëtar”, ku dhe mund të ushtronte profesionin . Por paragjykimet ishin nga më të ndryshmet. Do te jete pikerisht nena e saj e cila shkon dhe takon një zonjë në Komitet duke e lutur që Paskualina të kthehej në Shkodër, dhe realisht ashtu ndodhi.
Gjithsesi kthimi ne Shkoder nuk ka qene zhgenjyes, perkundrazi ne teatrin “Migjeni” ka patur role shumë të bukura dhe me profesionistë të mëdhenj duke filluar nga Tinka Kurti, një kolege e një mike shumë e mire, regjisorin Serafin Fanko, dramaturgun e shquar Fadil Krajën i cili ishte ushqimi letrar i teatrit “Migjeni”. Kujtimet kane mbetur te pashlyera sidomos për pjesët e para të luajtura në këtë teatër, sepse aty është realizuar një ëndërr e saj.

Me plot goje mund te thuhet që ka gjetur gjithçka që ka pritur sepse eshte përkrahur gjithashtu pa rezerva nga populli shkodran, per te cilet Paskualina eshte gjithmonë shumë mirënjohëse. Roli i parë në teatrin “Migjeni” ka qenë në pozicionin e figurantes në dramën “Baca e Gjetajve”, me regji të S.Fankos. Pas saj vijuan një varg rolesh të tjera, si tek “Vizita e Inspektorit”, “Gjaku i Arbërit”, “Çeshtja e Blertës” e mbi 30-40 role të para.

Përsa i perket kinematografisë, mund të thuhet që eshte shfaqur shumë pak e për këtë të vjen shumë keq, por këto ishin kushtet dhe mundësitë e asaj kohe.
Pas një aktiviteti të tillë edhe Paskualina e ndjente veten më të rritur profesionalisht .

Me pas mbas `90-tes emigron ne Greqi bashke me familjen duke qendruar aty plot 15 vjet e duke lënë pak pas dore profesionin e bukur te aktrimit, aq sa kur eshte kthyer . mendonte se nuk do te dinte të luante më rolet qe ishin aq të dashura për vete aktoren shkodrane. Por krejt e kunderta, ajo ben nje kthim mese dinjitoz ne profesionin e saj pas një prezantimi të bër nga aktori Mirush Kabashi për kthimin në skenë si dhe me pas u vlerësua me çmim të dytë në festivalin e teatrove në Fier.

Ne vitin 2005 eshte ulur ne postin e drejtoreshës në Radio Shkodra, dhe duke u munduar të mos shkëputet nga skena. Ne vitin 2006 punon një vepër të Gjergj Fishtës në Teatrin Kombëtar me regji të Bruno Shllakut. Shfaqja u prit me shumë sukses.

Eshtë bashkeshortja aktorit tjeter te mirenjohur te teatrit “Migjeni” dhe Kinemase Shqiptare, Bruno Shllakut dhe kane dy djem. Njeh mirë greqishten. Dashuron në mënyrë të veçantë letërsinë dhe udhëtimet

Publikuar per here te pare ne Facebook ne Kinematografia Shqiptare ne tetor 2016 

____________________________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: Intervista e aktores ne gusht te 2008-s nga Leticja Lekaj dhe Yllka Ibraj per albdreams. Fotot: Kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply