Profil i dramaturgut Bashkim Kozeli!

0
1586

Bashkim Kozeli
Dramaturg, skenarist, shkrimtar

Lindi ne Erseke, me 28 shkurt 1942. Ka kryer studimet e larta ne Fakultetin e Inxhinjerise Meteorologjike, ne Moske, ne periudhen kohore 1960-1961.
Ka punuar si ushtarak ne nje sere detyrash ne fushen e mbrojtjes, deri edhe drejtor i Drejtorise se Kultures dhe Shtypit ne Ministrine e Mbrojtjes (1992-2001).

Disa nga dramat e tij kane patur nje sukses te merituar, sikurse kane qene:
“Shoket” vene ne skene nga Teatri Popullor (1969), e teatri “Petro Marko” te Vlores (1968) dhe atij te Gjirokstres (1969).
“Si u kaliten” vene ne skene nga Teatri Popullor (1975).
Ne dramen “Lidhur si fisheke gjerdani” qe u vendos ne skene nga teatri i Vlores ne v. 1980, trajtohet me sens dramatik dhe patos atdhetar nje moment kyc nga historia e popullit shqiptar sikurse qe ai i Luftes se Vlores me 1920, i gershetuar me problemin e mprehte te tejkalimit te percarjes mes shqiptareve. Sukses te bujshem pati drama “Sinjali i kuq”, ne teatrin e Vlores (1971) dhe Teatrin Popullor (1973).

Me kete drame, qe cmohet si me e arrira e tij, u paraqit konflikti politik ndershteteror midis Shqiperise dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Ne te spikaten fryma atdhetare, galeria e karaktereve, dialogu dramatik dhe tonet e ngritura, here-here edhe patetike.

Bashkim Kozeli eshte nje autor qe krijon situata qe shkojne ne skaj dhe konflikte te forta, me kahe te theksuara politike e sociale, ku dialogu fiton peshe. Ai ka shkruar edhe dramat “Pyesni malet”, “Troket historia”, “Komandanti i baterise”, “Buzeqeshjet e nje mbremjeje”, “Pavdeksi”, “I arratisuri ne Europe”, “Lufta vret, paqja fal”, “Kur nene Tereza ishte Gonxhe”, “Kush eshte terroristi”, “Korbi i bardhe” etj. si dhe disa skenare filmash si “Ne emer te lirise”, “Pas takimit te fundit”, vellime me poezi, libra me karakter historik dhe publicistike etj.

Ne vitin 2008 shkroi skenarin e filmit serial televiziv “Dhimbja e dashurise”, ku gjejne pasqyrim problemet e mprehta sociale, tjetersimi i njeriut, hipokrizia, mungesa e sigurise dhe e moralitetit ne nje kohe te veshtire, shpesh te zoteruar nga dhuna.

Ekskluziviteti ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook,  shkurt 2020.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply