Profil i piktorit të filmit të animuar Gjin Varfi!

0
1026

Gjin Varfi
Piktor, regjisor, studiues.

Lindi ne Tirane me 14 maj 1954. Mbaroi studimet ne Insitutin e Larte te Arteve po ne Tirane per skulpture monumentale. Punoi fillimisht ne Televizionin Shqiptar ne Insitutin e Monumenteve te Kultures dhe me 1 gusht 1984 ne sektorin e filmave vizatimore te Kinostudios ( me pas Albafilm Animacion). Po ate vit realizon filmin e pare si piktor “Perparsja e bletes”- nen drejtimin e regjisorit Vlash Dubrovniku. Me 1986 realizon filmin e tij te pare si piktor e regjisor “Si beri gjeti”.

Me vone xhiroi si piktor e regjisor edhe disa filma te tjere si:
“Kercuri” – 1987, “Lekura e luanit” – 1989, “Pas nje zenke “ – 1990, “Mikesha” – 1991, “Ekstremistet” – 1994, “Ndodh edhe keshtu” – 1996 etj.
Mjeshtria e tij profesionale shkoi vazhdimisht ne rritje.

U dallua edhe si nje studiues i pasionuar ne nje fushe te pashkelur me pare ne Shqiperi. Duke u futur ne lashtesi zbuloi stema te periudhes mesjetare dhe, mbeshtetur ne pervojen shqiptare e te huaj filloi te ndertonte stema te qyteteve tona te lashta ose bashkekohore. Celi keshtu nje dritare te re ne pikturen dhe kulturen shqiptare ne pergjithesi. Me 1990 realizon “Simbolin heraldik te Principates se Arberit” dhe me 1993 celi ekzpoziten vetjake “Heraldika Shqiptare” e para e ketij lloji ne Shqiperi. Ne kete ekzpozite u paraqiten emblema klerikale, familjare, territoriale si dhe emblema anonime.

Eshte autor i stemave heraldike te qytetit te Shkodres, te Shoqates se Kryetareve te Bashkive te Republikes, te Shoqates te te Mbijetuarve te Tortures te Shqiperise, se Miqesise Shqiperi-Hungari, te Shoqatave Laberia, Cameria etj.

Per realizimin e vizatimeve dhe animacionin e filmit “Zogu pushbardhe” (pjesa e peste) , u nderua me Medaljonin e Festivalit te 6-te te Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar.

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 404-405.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here