Profil i regjisorit Vladimir Prifti (1942 – 2023)!

0
1605

Vladimir Prifti (1942 – 2023)
Regjisor, skenarist dhe producent.

Lindi né Tirané, me 1 Qershor 1942. Mbaroi shkollén e Iarté per aktoré ne “Aleksandér Moisiu” dhe fill mé pas u emérua aktor né Teatrin Popullor*, luajti aty disa role té dyta, spikati me Kogon te drama “Fytyra e dyté” e Dritéro Agollit (I968).
Pas disa pérvojave si asistent regjisor né kété teater, né v. I974 filloi puné si regjisor né TVSH. Ketu ze fill pasioni i tij per xhirimin e filmave. E nisi né menyré premtuese me dramatizimin e romanit té Ismail Kadaresé nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisé‘ sé vdekur” (I976) duke e shnderruar kodin e shfaqjes teatrore né gjuhén specifike te filmit televiziv, pa e humbur cilesiné artistike. Né kété udhé vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramés sé KoIé Jakoves “Lulet e Sheges”.

 

Skene xhirimi nga filmi “Dhe vjen nje dite” Liza Laska – Robert Ndrenika – Vladimir Prifti

Filmi i tij i paré artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me cmim té vecanté né Festivalin III té Filmit Artistik Shqiptar dhe me cmim te Republikes te shkallés sé pare. Sado qe kané kaluar vite, ai mbetet nder kulmet e kinoregjisorit dhe té veté kinematografisé shqiptare, njé film i frymezuar, i kahut psikologjik, me nénshtresa e tonime té thukéta dramatike, mesazhe té fuqishme, karaktere té realizuara, tension e suspansé.
Shtysa éshté marre nga tregimi “Buka dhe thika” i Dh. Shuteriqit, porse fabula e njé rrugétimi té Dhaskal Todrit me germat e shqipes mbi kuaj, vrasja 2 tij si dhe ai pak dialog i tregimit kane pésuar transformime e pasurime, né saje te imazhit té pasur filmik qé éshte pérftuar gjate xhirimit dhe kuptimit te idiolektit nga letérsia né film.

“Era e ngrohté e thellésive” (I982, bashkautor skenari me Naum Priftin, pavarésisht zbukurimit qe i behet jetes né minieré, i kushton vémendje marrédhenjeve njerézore dhe nevojés per besim, dashuri, dinjitet. FiImi i tij i pare i prodhuar né kinostudion “Shqipéria e re” ishte “Kush vdes né kémbé” (I985, bashkéskenarist me N. Priftin). Te ky film vijon tékonsolidoje stilin e tij per theksa dramatiké e tragjiké, per dimensionin social té faktit, ashpérsine e veprimit duke véné né qendér figurén vetémohuese te Petro Nini Luarasit, raportet e tij me kishén, administratén turke, armiqté e gjuhés dhe té mékémbjes kombétare.

Pérkundrazi, né filmin “Dhe vjen njé dité‘” (bashkéskenarist me Teodor Lacon) ai perqendrohet tashme‘ né planet psikologjike, fshehur pas njé dialogu né dukje te zakonshém, qe gérshetohet me episode te ndjera tè njerézve té thjeshté né fshat, ku fillon edhe kuptimi i te’ vertetes prej heroit té tjetérsuar nga tundimi pér pozité, privilegje e karrieré. Me keté film kinematografia shqiptare u prezantua per here té pare né Festivalin Ndérkombétar té Venecias (I987).

Po bashkéskenarist me T. Lacon do té realizonte filmin e arritur “Flutura né kabinén time” (I 988), fitues i cmimit té dyte né Festivalin VIII te Filmit Artistik. Regjisori paraqet me njé realizém té thelle aftésiné ripértéritése dhe shéruese té njeriut té mire, té virtytit dhe té fisnikérise ndaj njé té riu tè déshpéruar, dhe me probleme formimi, i bjerrur nga rrethanat e pavaforshme té jetes.

Né nivelet me té mira té V. Priftit éshté edhe filmi “Dasma e Sakos” (I998), fitues i disa cmimeve ne komponenté té tij. Falé njé subjekti té pasur me ide, karaktere dhe ngjarje, regjisori éshté kujdesur per té krijuar metaforen e shterpésisé sé burrit, njeriut ambicioz e hakmarrés dhe te veté raporteve tè prapambetura te’ pronésisé perballé fisnikérisé, dashurisé dhe bukurisé njerézore, né njé realitet né dukje te mbytur nga Iuksi dhe pasuria, por ne fakt té vobekté shpirterisht dhe armiqésor. Rishtazi spikati cilésia e regjisorit pér nje aktrim te ndjeré e té vérteté, plot tension e dramacitet, sikunder aftésia e tij pér té krijuar sinteza historike népérmjet imazhesh domethenése.

V. Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentaré né vitet 2000-2004, ndér to: “Te bekuarit”; “Legjenda e baltés”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndértohet mbi njé fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi cmim té vecante ne Festivalin X Ndérkombétar te Filmit Arkeologjik, né Kiel te‘ Gjermanisé. V. Prifti mbante edhe rolin e pedagogut te jashtém ne Akademine e Arteve dhe né Shkollén e Multimedias “Marubi. Eshté regjisor-producent né kompanine EOROFILM.

Mban titullin “Artisti merituar”.

Nderroi jete me 5 nentor 2023. 

Per here te pare u publikua ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Qershor 2020 
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 362

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply